Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga Covid-19 kanë humbur jetën 33 persona, ndërsa janë regjistruar 489 raste të reja me koronavirus. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 905 pacientë, transmeton Alsat. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 149.710 raste, prej të cilëve 127.139 janë shëruar, kurse 4.628 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 17.943 raste aktive me virusin korona./KP ...
Komentet te 33 viktima dhe 489 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima nga Covid-19. Ndërkohë, janë shënuar 156 raste të reja nga 3079 testime. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 696. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë ...
Komentet te 3 viktima dhe 156 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Sulmuesi uruguaian dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Edinson Cavani ka bërë të qartë që dëshiron të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, raporton “Depo”. Sulmuesi veteran, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” si lojtar i lirë në vitin 2020, dhe tani është duke u lidhur me një transferim të mundshëm tek Boca Juniors, përcjell KosovaPress. Që prej transferimit të tij tek Manchesteri, Cavani ka arritur të bëjë 31 paraqitje, duke regjistruar 10 gola dhe dy asistime./KP ...
Komentet te Cavani pritet të largohet nga Manchester United Janë të Mbyllura
Dje dhe sot, shkollat e komunës së Shtimes kremtuan Ditën e Tokës. Drejtoresha e Arsimit, Agime Roshaj e shoqëruar nga drejtori i DSHP-së, Hamëz Tërshani, vizituan disa shkolla në të cilat po zhvilloheshin aktivitete për shënimin e Ditës së Tokës. Drejtoresha Roshaj ka thënë se edhe pse në kushte pandemie, nxënësit së bashku me mësimdhënësit e shkollave të komunës së tyre, kanë kremtuar në mënyrë simbolike Ditën e Tokës. “Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit”, – ka shtuar ndër të tjarash drejtoresha Roshaj./KP ...
Komentet te Shkollat e Shtimes shënojnë Ditën e Tokës Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët në Komunën e Prishtinës se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, me që, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha. Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion. Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat ...
Komentet te Në “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 Janë të Mbyllura
Ish-ministrja e Integrimeve dhe kandidatja për deputete nga radhët e LSI-së, Klajda Gjosha, mendon se Shqipëria duhet të rimarrë rolin e saj të një ambasadori për të mbrojtur Kosovën. Sipas saj, raporti mes shteteve shqiptare është luhatur viteve të fundit për shkak të idesë për korrigjim kufijsh. Gjosha, në një intervistë për KosovaPress, thotë se Shqipëria duhet të lobojë më shumë dhe të ketë një rol më aktiv me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë. Gjosha: Shqipëria të luajë rol më aktiv për liberalizimin e vizave “Shqipëria ka mbajtur gjithmonë një pozicion mjaftë të mirë me rajonin, ka qenë mbështetje shumë e ...
Komentet te Gjosha: Shqipëria duhet të luajë rol më aktiv për liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes video-lidhjes zhvilloi sot takim me Zëvendës-ndihmësen e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper. Me këtë rast, Cooper, e uroi ministrin Mehaj për detyrën e ministrit të mbrojtjes. Ajo premtoi se SHBA, përmes programeve shtetërore, do të vazhdojë partneritetin e ngushtë dhe të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e saj. Nw komunikatwn ministrore thuhet se ministri Mehaj e falënderoi Cooper për urimet dhe shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për SHBA-në për mbështetjen e pazëvendësueshme për vendin tonë si dhe në të arriturat e gjithmbarshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ...
Komentet te ShBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë dhe të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka takuar kryetarët e pensionisteve dhe pensionistëve të Kosovës, Mybera Vërbovci Kasumi dhe Shaban Kajtazi, me të cilët ka biseduar lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për pensionistët. Në një postim në Facebook, Hoxhaj thotë se shqetësimet e kësaj kategorie janë më se të drejta dhe se solidarizohet me pensionistët për padrejtësinë që iu është bërë. “Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit. Si kategoria më e rrezikuar gjatë pandemisë, ne do të kërkojmë nga Qeveria edhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë ...
Komentet te Hoxhaj takon pensionerët, kërkon nga Qeveria t’i kthejë shtesat financiare për ta Janë të Mbyllura
Për nder të Ditës Botërore të Librit Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me “Librarinë Altera” organizuan një aktivitet të përbashkët. Gjatë këtij aktiviteti të ftuar në panelin diskutues ishin Prof. Dr. Agim Vinca, profesor, shkrimtar dhe albanolog, Dr. Nexhat Çoҫaj, etnolog dhe studiues, Sali Zogjani shkrimtar dhe Denis Gafurri trajner dhe folës motivues. Vinca theksoi që leximi duhet të kultivohet që në fëmijërinë e hershme, pasi që ajo është bazë e emancipimit shoqëror. Ai tutje shtoi që libri aktualisht nuk ka trajtimin më meritor të mundshëm dhe këtë më së miri e dëshmon biblioteka më e vjetër në Kosovë që gjendet në Komunën e Prizrenit, e që sot ...
Komentet te OAK dhe Libraria Altera shënojnë Ditën Botërore të Librit Janë të Mbyllura
Pavarësisht shumë lajmeve ditëve të fundit që Liga e Kampionëve do të anulohet, UEFA ka konfirmuar që ky kompeticion do të vazhdojë. Me formimin e Super Ligës Evropiane, shumë lajme qarkulluan nëpër media që skuadrat që do të marrin pjesë në të do të largoheshin nga Liga e Kampionëve, përcjell KosovaPress. Tani, pas anulimit të Super Ligës, UEFA ka konfirmuar që ndeshjet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt, që do të thotë se do të mund të përcjellim takimet mes Real Madrid e Chelsea dhe Manchester City e Paris Saint-Germain. Po ashtu, UEFA nuk do të sanksionojë asnjë klub këtë sezon. ...
Komentet te Liga e Kampionëve vazhdon, nuk ka dënime nga UEFA Janë të Mbyllura