Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç). Numri total i rasteve ...
Komentet te 680 TË SHËRUAR DHE 356 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjykata e Apelit ka reaguar ndaj anulimit të vendimit për burg të përjetshëm ndaj Nuhi Mavrovqanit që varu gruan në korrikun e vitit të kaluar në Kamenicë. Në reagim thuhet se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. “Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. Para pak ditësh, u bë publik lajmi se zyrtari policor R.Sh për afro gjashtë muaj me radhë kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjilan, kurse sot Gjykata e Apelit e ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin, që vrau gruan e tij me shufër ...
Komentet te RrGK reagon për anulimin e burgimit të përjetshëm për burrin që vrau gruan në Kamenicë Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Franco Federici, i cili e ka uruar për detyrën. Presidentja Osmani i ka shprehur falënderimin për kontributin forcave të NATO-së në Kosovë për paqen dhe sigurinë në regjion. Presidentja Osmani më tej ka theksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me KFOR-in në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, ...
Komentet te Presidentja Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federici Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë. Kurti i ka uruar Berishës suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij. /KP ...
Komentet te Kurti emëron Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë Janë të Mbyllura
Mungesa e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka lënë gjurmë në këtë institucion, për çka komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni kërkoi që në të ardhmen të mos përsëritet një dukuri e tillë. Kështu bëri të ditur kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu në një konferencë për media të mbajtur pas raportimit të zëvendësdrejtorit të AKI-së, Vlora Hyseni, e cila ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm që nga dhjetori deri më 15 prill. Musliu tha se nga mbledhja e rregullt e këtij komisioni kanë dalë në përfundim se në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye institucioni i sigurisë shtetërore nuk bënë ...
Komentet te Musliu: Mungesa e drejtorit ka lënë pasoja në AKI Janë të Mbyllura
Në seancën paragjyqësore për ecurinë e çështjes së Pjetër Shalën, mbrojtja e tij ka kërkuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale që të mos të redaktohen emrat e viktimave, sidomos të atyre që kanë vdekur. Komandant “Ujku” gjatë kësaj seance nuk ishte i pranishëm në sallë, por ai seancën e përcolli përmes platformës Zoom. Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gillissen tha se deri tani ka qenë një procedurë e njëanshme por tani ka kërkuar të jenë në procedurë ballafaquese të dyja palët. Gillissen: Emrat e viktimave sidomos të atyre të vdekurve të jenë të ditura për Shalën Video “Një problem i madh sipas mendimit tim është nxjerrja e materialeve në mbështetje ...
Komentet te Mbrojtja e Shalës kërkon që të dihen emrat e viktimave për të cilët akuzohet ai Janë të Mbyllura
Sot janë ndërmarrë procedurat e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi. Për këtë të fundit, Ministria e Drejtësisë po pretendon se kanë evidentuar shkelje dhe janë bërë transfere të paligjshme. Ministrja, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë kërkuar nga Auditori i Brendshëm që të bëjë verifikimin në lidhje me këto dyshime. Ministrja e Drejtësisë, në një konferencë për media ka përmendur disa shkelje që janë evidentuar për drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin. Për këtë ajo ka paralajmëruar edhe inicimin e procedurave ndaj tij. Haxhiu: Brenda ShKK-së janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme (Video) “Para disa ditëve ne ...
Komentet te Haxhiu: Brenda ShKK-së janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme Janë të Mbyllura
“Galaktikët” dëshirojnë ta shesin mbrojtësin francez. Gjiganti i La Ligas Real Madridi dëshiron që ta shesë Raphael Varanen vetëm për të arkëtuar para për transferimet e radhës, raporton “AS”. Reali është pranë transferimit të David Alabas këtë verë, ku po ashtu është në bisedime me mbrojtësin veteran Sergio Ramos që të pranoj një zbritje prej 10% në pagë, dhe të nënshkruajë një kontratë të re, përcjell KosovaPress. Aventura e Varanes tek Real Madridi si duket është drejt fundit, ku edhe vetë mbrojtësi francez ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi madrilen. Interesim serioz për të ka shprehur gjiganti anglez Manchester United, të cilët dëshirojnë me çdo kusht ta transferojnë ...
Komentet te Real Madrid dëshiron të shes Varanen Janë të Mbyllura
Holandezi dhe ylli i Lyon do të jetë lojtar i lirë në verë. Gjiganti katalunas Barcelona thuhet se ka prioritet transferimin e sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay, raporton “RMC Sport”. Barça ka kohë që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e yllit të Lyonit, dhe ende shpreson që ta transferoj atë në fund të këtij sezoni me parametra zero, kur edhe i skadon kontrata aktuale e tij, përcjell KosovaPress. Që nga transferimi i tij tek Lyoni, Depay ka arritur të bëjë 174 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 74 gola dhe 52 asistime për skuadrën e tij/KP ...
Komentet te Barcelona bën prioritet transferimin e Depay Janë të Mbyllura
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot është shqyrtuar propozim-vendimi i Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit. Kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje tha se në këtë komision kanë arrit 7 ankesa, siç theksoi ajo kanë bazë nga procesi i aplikimit e deri në finalizim të përzgjedhjes. Ankuesit për këto pozita janë: Edona Hajrullahu, Mehdi Geci, Arbnor Murturi, Besiana Zuka, Fatlume Deliu, Ibrahim Asllani dhe Flaka Braha. Deputetja Balje është shprehur e habitur për këtë, siç tha ajo nuk kishte besuar që në këtë institucion për mbrojtje të të drejtave të njeriut, do të ...
Komentet te 7 ankesa për procesin e zgjedhjes së 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit Janë të Mbyllura