Viti 2020 po cilësohet si viti më i rëndë në 20 vitet e fundit sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale, e në këtë ka ndikuar pandemia COVID-19 dhe situata politike në vend. Kjo është e gjetur e raportit të monitorimit “Shërbimet Sociale në kohë pandemie”, të prezantuar nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë-KOMF. Në prezantimin e këtij raporti, u tha se në vitin 2020 shërbimet sociale ishin në gjendje edhe më të rëndë krahasuar me vitin 2019, derisa u tha se pandemia ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve në nevojë për shërbime sociale. Drejtoresha ekzekutive e KOMF, Donjeta Kelmendi, tha se gjatë vitit ...
Komentet te KOMF: Pandemia rëndoi gjendjen e shërbimeve sociale, fëmijët me aftësi të kufizuara mbeten pa shërbime Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka emëruar Sibel Halimi, zëdhënëse politike të LDK-së. Krejt kjo sipas tyre me qëllim të thellimit dhe avancimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediat, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të publikut, si dhe prezantimit të qëndrimeve politike. Sibeli përveç se është anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe sociologe e poete. Ajo është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës. “Deri tash ka të botuar tre libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi” si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017). Merret aktivisht me ...
Komentet te Sibel Halimi emërohet zëdhënëse politike e LDK-së Janë të Mbyllura
Presidentja Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se nuk pranojnë ide që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jo funksionale. Deklarata këto që presidentja Osmani i bëri në takimin që kishte me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sipas komunikatës nga zyra e Presidencës së Kosovës thuhet se ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani ka kundërshtuar idetë për rivizatim të kufijve. Në këtë takim, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme. Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen edhe më tej, ...
Komentet te Presidentja Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jo funksionale Janë të Mbyllura
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka diskutuar sot me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. Ky takim u vlerësua vetëm informues, ndërkohë u tha se komisioni do t’i kushtojë rëndësi të veçantë kësaj kategorie në këtë legjislaturë. Për t’i njoftuar nga afër deputetët me kërkesat e tyre, në komision ishin rreth nëntë shoqata. Derisa pas prezantimin të tyre, mbledhja e komisionit vazhdojë pa prezencën e mediave. Kryetarja e komisionit, Duda Bajle tha se gjatë punës së komisionit do t’i shtyjnë përpara kërkesat e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara ...
Komentet te Komisioni për të drejtat e njeriut i premton mbështetje shoqatave për gratë e dhunuara gjatë luftës Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po vijon takimet me krerët e institucioneve të Kosovës. Osmani është pritur në takim edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa, gjatë ditës së premte ministri Osmani u taku me ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla dhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Ministri Osmani pas takimit me Gërvallen është deklaruar ku tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, teksa mbështet edhe dialogun Kosovë – Serbi. Po ashtu në konferencë për media ministri Osmani dhe Gërvalla u shprehen se ky takim i sotëm ...
Komentet te Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Janë të Mbyllura
“Dardanët” pritet të luajnë me San Marinon dhe Kazakistanin. Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit qershor, në terminin e lirë të UEFA-s dhe FIFA-s, përcjell KosovaPress. Fillimisht, “Dardanët” më 1 qershor presin në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, kombëtaren e San Marinos. Kurse, tri ditë më vonë, mw datën 4 prill në stadiumin e njëjtë, Kosova pret Kazakistanin. Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./KP ...
Komentet te Muaji qershor sjell dy miqësore për Kosovën Janë të Mbyllura
Premier Liga angleze rikthehet me një derbi tejet interesant në kuadër të xhiros së 33. Pak kohë pasi që informuan tërheqjen e tyre nga Super Liga Evropiane, Arsenali do ta vazhdojë kampanjën e Premier Ligës ku pret në shtëpi skuadrën e Evertonit, përcjell KosovaPress. Të dy skuadrat i ndanë një vend dhe tre pikë në tabelë, ku pas 32 ndeshjeve, Arsenali zë vendin e nëntë me 13 fitore, shtatë barazime dhe 12 humbje, duke arkëtuar 46 pikë. Në anën tjetër, pas 31 xhirosh skuadra e Evertonit ka regjistruar 14 fitore, shtatë barazime dhe 10 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 49 pikë, gjashtë ...
Komentet te Arsenal-Everton, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit P.C. Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.04.2021, sipas të cilit i pandehuri duhet të qëndrojë nën këtë masë deri më 13.05.2021. “P.C. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer dy vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Gjykata e Apelit, vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur ndaj ...
Komentet te Mbetet në paraburgim i akuzuari për mbajtje të armës dhe drogës Janë të Mbyllura
Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, teksa mbështet edhe dialogun Kosovë – Serbi. Kështu u bë e ditur në një konferencë të përbashkët të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, të cilët deklaruan se ky takim i sotëm riafirmon raportet e jashtëzakonshme pozitive bilaterale mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët Gërvalla tha se janë të shumta temat që i bashkon Kosovën dhe Maqedoninë duke theksuar se të dyja këto shtetet ndajnë interesat e përbashkëta politike e ekonomike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Derisa përmendi rreth ...
Komentet te Maqedonia e Veriut mbështet integrimin e Kosovës në BE Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përmendur disa shkelje që janë evidentuar për drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin. Për këtë ajo ka paralajmëruar edhe inicimin e procedurave ndaj tij. “Para disa ditëve ne kemi pranuar në kabinet disa informacione për shkelje brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Help, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar që ...
Komentet te Shkelje ligjore në ShKK, Haxhiu paralajmëron masa ndaj Nehat Thaçit Janë të Mbyllura