“Djajtë e Kuq” dëshirojnë që të rikthejnë yllin portugez. Gjiganti anglez Manchester United thuhet se e ka bërë publike interesimin e shprehur në Cristiano Ronaldon që ta rikthejë në “Old Trafford”, raporton “Gazzetta dello Sport”. Raportohet se kontaktet me agjentin e portugezit, Jorge Mendes veçse kanë filluar, dhe United mund ta transferoj këtë verë pesë herë fituesin e Topit të Artë nga Juventusi vetëm për 36 milionë euro, përcjell KosovaPress. Këtë sezon, Ronaldo ka bërë 28 paraqitje në Serie A duke shënuar 25 gola dhe duke regjistruar dy asistime për skuadrën e Juventusit./KP ...
Komentet te Manchester United bën publik interesimin në Ronaldon Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark. Sic thuhet në kumtesën e lëshuar nga Kuvendi, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e të parit të Kuvendit, duke e përgëzuar njëkohësisht për konstituimin e suksesshëm të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Njëherësh, Wigemark rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për ndihmë në fushën e sundimit të ligjit brenda kompetencave të këtij misioni. Konjufca ka falënderuar për urimin Wigemark dhe është shprehur mirënjohës për ndihmën që ka dhënë EULEX-i në konsolidimin e sistemit të drejtësisë, si ...
Komentet te Konjufca takon shefin e EULEX-it: Stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit, çështje kruciale Janë të Mbyllura
Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me gjigantit e Serie A, Milanin. Sulmuesi 39 vjeçar u rikthye tek “Rossonerët” si lojtar i lirë në dhjetor të vitit 2019, ku atëkohë kishte kontratë deri në fund të sezonit, por me opsionin për ta vazhduar qëndrimin e tij, përcjell KosovaPress. Ibrahimovic pranoi vitin e kaluar që të vazhdojë edhe këtë sezon me Milanin, dhe tani sulmuesi suedez ka rënë dakord që të jetë pjesë e “Rossonerëve” edhe në sezonin tjetër. Sulmuesi veteran ka shënuar 17 gola në të gjitha garat këtë sezon, ku 15 prej tyre janë në 17 ndeshje të Serie A. Ish-lojtari i Manchester United, Paris Saint-Germain dhe ...
Komentet te Ibrahimovic vazhdon të ardhmen me Milanin Janë të Mbyllura
Partia Demokratike premton që me ardhjen e saj në pushtet, Kosova do të trajtohet ndryshe dhe me prioritet nga qeveria shqiptare. Heqja e traut premtuar nga lideri i kësaj partie, Lulzim Basha, është vetëm simbolikë për të dëshmuar fillimin e një e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy vendeve. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie dhe kandidatja për deputete, Jorida Tabaku, thotë se pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit nuk është aspak shqetësuese përsa kohë ajo është në të njëjtën linjë me opozitën. Tabaku, në një intervistë për KosovaPress, preton se do të heqin të gjitha pengesat për bizneset në mënyrë që aktiviteti i tyre të ...
Komentet te Tabaku: Shqipëria me PD-në do të jetë mbështetësja më e madhe për Kosovën Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, pritën në takim një ekip të mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”. Siç bëhet e ditur në komunikatën e ShSKUK-së, ky ekip për një javë ka kryer intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjike të fëmijëve kosovarë. Me këtë rast, Drejtori i ShSKUK-së, Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit e organizatës në fjalë dhe stafin shëndetësor të cilët përmes operacioneve të kryera kanë ndihmuar fëmijët që kishin probleme me zemër. Ai njoftoi se gjatë këtij misioni janë kryer 11 operacione ...
Komentet te 29 fëmijë me probleme në zemër trajtohen nga mjekë ndërkombëtarë Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në koordinim me zëvendësministren Nita Shala, njëherit Koordinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, zhvilluan takim me drejtues të lartë institucionesh relevante, për të diskutuar dhe bashkërenduar aktivitetet për adresimin e dhunës në familje. Siç bëhet e ditur në komunikatën ministrore të pranishmit ndanë shqetësim të përbashkët për rritjen e rasteve të dhunës në familje duke iu referuar pasqyrës së vitit 2020, dhe tre mujorit të vitit 2021. Ky fenomen e bënë të domosdoshëm thellimin e bashkëpunimit për përgjigje efikase. Zotim të plotë pati për bashkërendim aktivitetesh kundër dhunës në familje, mbrojtje, sigurim, përkrahje, integrim dhe trajtim të duhur të viktimave./KP ...
Komentet te Haxhiu mbledh këshillin ndërministror për të adresuar dhunën në familje Janë të Mbyllura
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha sot pas një studimi të ri se përfitimet e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca u rritën me moshën dhe vazhduan të tejkalojnë rreziqet. “EMA ka rekomanduar vazhdimin e administrimit të dozës së dytë të vaksinës AstraZeneca midis katër dhe 12 javësh pas administrimit të së parës, në përputhje me informacionin e produktit”, tha rregullatori europian në një deklaratë, raporton ATSh. “Bilanci përfitim-rrezik i vaksinës AstraZeneca mbetet pozitiv për të rriturit në të gjitha grupmoshat”, shtoi ajo. Në vlerësimin e saj të ri, EMA ripërsëriti se përfitimet e AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet, duke theksuar se janë “autoritetet kombëtare që duhet të konsiderojnë faktorë të tjerë dhe mënyrën e ...
Komentet te EMA nuk e kufizon përdorimin e AstraZeneca sipas grupmoshës Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin Zviceran, Thomas Kolly, i cili e uroi për detyrën dhe ia dorëzoi asaj letrën e urimit të dërguar nga Presidenti Zviceran, Guy Parmelin. Në komunikatën për media nga presidenca thuhet se ambasadori Kolly konfirmoi edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, duke shprehur gatishmërinë dhe disponimin e institucioneve zvicerane për një kapitull të ri të bashkëpunimit akoma më intensiv e më të gjerë. Ndërkaq Presidentja Osmani theksoi se të dy vendet gëzojnë një raport të veçantë shkaku i lidhjes së afërt që kanë qytetarët e Kosovës me Zvicrën. ”Jemi të interesuar shumë që ta thellojmë bashkëpunimin ...
Komentet te Ambasadori zviceran ia përcjell Osmanit urimin e Presidentit të Zvicrës Janë të Mbyllura
Mesdheu merr jetë të tjera, në karvanin e pafund të të dëshpëruarve që nga Libia synojnë brigjet italiane. Kushtet e vështira atmosferike, por veçanërisht gjendja kritike e këtyre mjeteve të tejmbushura me njerëz, janë shkaqet e pjesës më të madhe të këtyre aksidenteve, si i këtij të fundit ku mendohet se i ka marrë jetën rreth 130 personave, raporton A2. Mjeti u identifikua nga një anije shpëtimi, Ocean Viking, që konstatoi përmbysjen e saj dhe disa trupa pa jetë në sipërfaqen e ujit, ndërkohë që trupat e tjerë me shumë gjasa janë përpirë në thellësitë e detit. Nisjet nga Libia kanë nisur furishëm nga rrëzimi i regjimit të Gedafit në ...
Komentet te Tragjedi në Mesdhe, dyshohen për 130 viktima nga fundosja e barkës nga Libia Janë të Mbyllura
Ronald Koeman nuk beson që Barcelona është më e fortë se rivalët e tjerë që janë në garë për titullin e La Ligas këtë sezon, respektivisht rivalët si Atletico Madridi, Real Madridi dhe Sevilla. Barcelona, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, me fitoren e mbrëmshme kundër Getafes me rezultat të thellë 5:2, u ngjit në pozitën e tretë në tabelë, me vetëm pesë pikë larg liderit Atletico Madridit, përcjell KosovaPress. Kampioni i Copa del Rey të këtij sezoni, ka një pikë më shumë se vendi i katërt Sevilla, dhe dy pikë më pak se vendi i dytë Real Madridi. Pas ndeshjes së mbrëmshme, trajneri i Barçës Ronald Koeman ...
Komentet te Koeman: Barça nuk është më e fortë se rivalët tjerë Janë të Mbyllura