Policia e Kosovës, anë e kënd vendit ka vazhduar zbatimin e Planit Operativ në zbatim të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Në njoftimin për media thuhet se veprimet policore po mbështeten në Ligji AntiCovid, po ashtu edhe gjobat e shqiptuar për shkelësit po mbështetën në këtë ligji. “Policia, vazhdon të bëjë thirrje, për respektim të vendimeve dhe masave të ndërmarrë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te Policia vazhdon me patrullime të rrepta, apelon për respektim të masave antiCovid Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, njoftoi Shtëpia e Bardhë. “Presidenti amerikan ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërtuar një marrëdhënie dypalëshe konstruktive”, tha Shtëpia e Bardhë në një raport të shkurtër, raporton ATSh. Gjithashtu, Erdogan ra dakord “për të ndërtuar një bashkëpunim më të ngushtë” mbi tema me interes për vendet e tyre, aleate brenda NATO-s. Dy presidentët pritet të takohen në qershor në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel./KP ...
Komentet te Biden bisedë telefonike me Erdogan Janë të Mbyllura
Policia njofton se rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. “Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron ...
Komentet te Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë Janë të Mbyllura
Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në rrugën “B” në kryeqytet. Ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po ...
Komentet te Rrahje masive në rrugën “B”, dy persona të lënduar Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani, ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti turk me rastin e shënimit të ditës së tyre. Me këtë rast Osmani ka thënë se turqit përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në jetën tonë. Ky ëshë statusi i saj i plotë: Sot qytetarët tanë të komunitetit turk shënuan ditën e tyre. Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në jetën tonë institucionale. Si Presidente e Republikës, ua urova këtë ditë dhe i sigurova se, sikur edhe deri më ...
Komentet te Osmani uron turqit: Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës Janë të Mbyllura
Trajneri italian dëshiron të dijë objektivat e Interit për të ardhmen. Antonio Conte nuk është i sigurt për të ardhmen e tij tek Interi, pavarësisht faktit që është pranë titullit të Serie A, përcjell KosovaPress. Pas barazimit ndeshjen e kaluar me Spezian, Conte foli për media ku kërkoi që të dijë synimet që “Nerazzurët” kanë për të ardhmen, para se të vendos nëse dëshiron të vazhdojë si trajner i Interit. “A e shoh vetën tek Interi për një kohë të gjatë? Sot mund të flasim vetëm për të tashmen. E dimë që programet e klubit kanë ndryshuar për shumë arsye. Në fund të këtij sezoni duhet të qartësojmë synimet që ...
Komentet te Conte flet për objektivat e tij te Interi Janë të Mbyllura
Qeveria austriake njoftoi sot një rihapje të përgjithshme të restoranteve, hoteleve dhe vendeve të kulturës në mes të majit, gjashtë muaj pas mbylljes së tyre. “Ne do të jemi në gjendje të marrim masa për t’u rihapur në një mënyrë të kujdesshme nga 19 maji”, tha për gazetarët kancelari konservator Sebastian Kurz, raporton ATSh. “Do të jetë gjithashtu e mundur të organizohen sërish ngjarje publike me një limit prej 1 500 pjesëmarrësish brenda dhe 3 000 persona jashtë”, shtoi ai. Që nga shfaqja e pandemisë, më shumë se 10 000 vdekje janë regjistruar në Austri, që ka vendosur disa bllokime./KP ...
Komentet te Austria synon rihapjen e përgjithshme në mes të majit Janë të Mbyllura
Metoda e dushit Avulli i krijuar gjatë dushit do të zhdukë rrudhat e krijuara nëpër rroba. Kështu që kur të bëni dush, vareni diku veshjen. Metoda me peshqir të lagur Vendoseni veshjen në një sipërfaqe të sheshtë dhe sipër hapni një peshqir të lagur dhe të shtrydhur mirë. Lehtësisht, shtypni me dorë peshqirin në pjesën ku ka më shumë rrudha. Metoda e tharëses së flokëve Kjo është një ndër metodat më të thjeshta që funksionon më së shumti te veshjet me materiale të holla. Varini rrobat diku dhe drejtojini tharësen në pjesët e rrudhosura. Metoda me shishe me sprucim Në një shishe sprucuese, hidhni ujë dhe pak zbutës rrobash. ...
Komentet te SI TË HEKUROSËSH RROBAT PA HEKUR FARE Janë të Mbyllura
Ënjtja e duarve është diçka që ndodh rëndom si pasojë e akumulimit të lëngjeve brenda indeve. Ajo është shkak i shumë faktorëve, ku përfshihen: ndryshimet në temperaturë por edhe sëmundjet e fshehura. Në shumicën e rasteve, ënjtja largohet pa pasur nevojë për një trajtim specifik. Duke lexuar më poshtë do të mësoni për trajtimet e thjeshta në kushtet e shtëpisë që të zgjidhur këtë problem. Kur duart ju ënjtjen në mëngjes Ënjtja e duarve bie shumë në pah në mëngjes. Shtendosja e trupit është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar në qarkullimin e lëngjeve. Mbajini duart sipër kokës, me drejtim nga tavani dhe qëndroni në këtë pozicion ...
Komentet te ËNJTJA E DUARVE, SHKAQET DHE TRAJTIMET E SHPEJTA NË SHTËPI Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, e cila që prej një vit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të pushtojë edhe ballinën e njërës prej revistave të famshme atje. Bëhet fjalë për revistën “My New York” dhe këngëtarja 31-vjeçare do të shfaqet në numrin e muajit maj. “Inspirimi jeton në New York” është titulli që kjo intervistë i ka dedikuar Flaka Krelanit e cila njihet si një prej këngëtareve me zërin më të fuqishëm në trojet shqiptare. Ajo përveç se ka pozuar për revistën, ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër për të, ku ndër të tjera thekson se vjen nga shteti më i bukur në botë. “Vij ...
Komentet te NJË TJETËR SHQIPTARE PUSHTON BALLINËN E REVISTËS SË NJOHUR AMERIKANE Janë të Mbyllura