Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Vizita e Kurtit në Bruksel shihet si mundësi për caktimin e datës për rifillimin e dialogut

Lajme
Kryeministri Albin Kurti sot do të udhëtojë në Bruksel për të zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Kjo vizitë dyditore, po konsiderohet e mirëseardhur dhe mundësi për caktimin e datës për rifillimin e dialogut me Serbinë. Megjithatë, në ekzekutiv thonë se vizita e Kurtit në kryeqendrën evropiane është më shumë në shërbim të marrëdhënieve bilaterale me BE-në, derisa shtojnë se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga BE-ja për rifillimin e dialogut me Serbinë. Ndërkohë, nga opozita kritikojnë Kurtin për ndërrimin, siç e quajnë të shpeshtë të prioriteteve të tij, por thonë se krahas sigurimit të vaksinave edhe dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë. Para takimeve me presidentin ...
Komentet te ​Vizita e Kurtit në Bruksel shihet si mundësi për caktimin e datës për rifillimin e dialogut Janë të Mbyllura

​Deputetët e pozitës dhe opozitës përplasen për shpenzimin e rrymës në veri

Lajme
Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar vazhdimin e pagimit të energjisë elektronike për qytetarët me shumicë serbe në katër komunat veriore. Për çështjen e shpenzimit të energjisë elektrike në katër komunat e Mitrovicës së veriut, sot deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Deputetja nga VV-ja Mimoza Kusari ngriti dyshimet për keqpërdorimin e shpenzimit të energjisë në veri edhe nga disa bandit shqiptarë për investime në kriptovaluta në atë pjesë. Ndërsa, deputeti Pal Lekaj nga AAK duke thënë se duhet të ndërpritet pagesa e rrymës në veri nga Qeveria, tha se është turp nga deputetja Kusari Lila të quhen shqiptarët banditë ...
Komentet te ​Deputetët e pozitës dhe opozitës përplasen për shpenzimin e rrymës në veri Janë të Mbyllura

​Përfundon afati, 109 zyrtarë publikë nuk e deklarojnë pasurinë në AKK

Lajme
Nga gjithsej 4892 zyrtarë të lartë publikë, 4783 zyrtarë kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Agjencioni Kundër Korrupsion. 56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani. Kjo është komunikata e plotë e AKK-së: Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, procesi ...
Komentet te ​Përfundon afati, 109 zyrtarë publikë nuk e deklarojnë pasurinë në AKK Janë të Mbyllura

​Kuvendi fillon seancën me një minutë heshtje

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme plenare me një minutë heshtje në nderim të personave të zhdukur dhe atyre të vrarë nga policia e ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo u bë në shënim të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur dhe përvjetorit të Masakrës së Mejës. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci derisa ka hapur punimet ka kërkuar nga deputetët që të nderojnë të gjitha viktimat. Bogujevci: Një minutë heshtje në shenjë respekti për të gjitha viktimat “Sot është 27 prilli, është dita kombëtare e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, po ashtu është edhe dita e përkujtimit të të rënëve ...
Komentet te ​Kuvendi fillon seancën me një minutë heshtje Janë të Mbyllura

AAK: Zotohemi se do të mbështesim çfarëdo iniciative për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Lajme
Në Ditën Kombëtare për Persona të Pagjetur në Kosovë anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë homazhe tek përmendorja e të pagjeturve në Prishtinë. Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vendosur kurora lulesh pranë përmendores së të pagjeturve në Prishtinë. Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiti, tha se si parti politike do të mbështesin çdo iniciativë e cila merret për të zbardhur fatin e të pagjeturve. Tahiri: Mbështesim çfarëdo iniciative që merret për zbardhjen e fatit të të pagjeturve “Po bëjmë nderime për të gjithë të pagjeturit, për mbi 1 mijë e 300 ende të pagjetur. Synimi ynë është që ...
Komentet te AAK: Zotohemi se do të mbështesim çfarëdo iniciative për zbardhjen e fatit të të pagjeturve Janë të Mbyllura

​BB: Përshpejtimi i vaksinimit, çelësi kryesor i rimëkëmbjes ekonomike

Lajme
Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të kenë sërish rritje ekonomike gjatë vitit 2021, pas recesionit të 2020-ës, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Por kjo varet nga përshpejtimi i vaksinimit, pasi është çelësi kryesor i rimëkëmbjes ekonomike dhe kthimit në realitet. Kështu tha në një konferencë virtuale menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, me rastin e publikimit të numrit më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, ku u theksua se rritja ekonomike pritet të jetë prej 4.4 përqind. Banka Botërore konstaton se ritmi i rritjes ekonomike për vendet e ...
Komentet te ​BB: Përshpejtimi i vaksinimit, çelësi kryesor i rimëkëmbjes ekonomike Janë të Mbyllura

​676 pacientë në trajtim nga COVID-19, shumica në oksigjeno-terapi

Shëndetësi
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportin e datës 27 prill 2021, vërehet ulje e numrit të pacientëve që po trajtohen në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme. 542 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 526 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 287 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 210 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 236 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive 101 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 59 pacientë Klinika Infektive III ( Interno) 13 pacientë Klinika e Pulmologjisë me 81 ...
Komentet te ​676 pacientë në trajtim nga COVID-19, shumica në oksigjeno-terapi Janë të Mbyllura

​Kosnett: Fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës

Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka kërkuar nga udhëheqësit politik të rajonit që fati i të zhdukurve të mos jetë peng i politikës. Këtë reagim Kosnett e ka bërë përmes profilit të tij në Twter, ndërsa ka vlerësuar përparim në këtë drejtim. “Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, ka shkruar Kosnett./KP ...
Komentet te ​Kosnett: Fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës Janë të Mbyllura

Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe në Mejë: Të pagjeturit prioritet yni

Lajme
Krerët e shtetit po zotohen se do të kenë prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe gjithë atyre që u vranë luftën e fundit. Masakrën në Mejë e kanë quajtur “Srebrenicë të Kosovës”, duke shtuar se është dëshmia më e fuqishme e gjenocidit në Kosovë. Presidentja e Kosovës dhe kryeparlamentari kanë bërë homazhe në përvjetorin e masakrën në Mejë të Gjakovës. Ata pranë kompleksit memorial në këtë vend kanë kërkuar drejtësi për mbi 370 të vrarët. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sot po përkujtojnë të gjithë ata që kanë rënë si martirë për lirinë e sotme. Osmani: Meja është Srebrenica e Kosovës “Meja është Srebrenica e Kosovës. ...
Komentet te Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe në Mejë: Të pagjeturit prioritet yni Janë të Mbyllura

Raka: Vaksina antiCOVID-19 rruga e vetme për t’u kthyer në normalitet(Video)

Shëndetësi
Në javën e imunizimit në botë, UNICEF ka organizuar një bashkëbisedim më epidemiologun Lul Raka, me të cilin u diskutua imunizimi me vaksinim të rregullt, dhe imunizimi nga COVID-19. Vaksinat AstraZeneca të cilat u dhanë qytetarëve të Kosovës, sipas Lul Rakës pas 21 ditëve nga doza e parë të mbron 100% nga vdekja, ku edhe përmendi se qëllimi i vaksinimit është parandalimi i vdekjes, rihapja e shoqërisë dhe eliminimi i sëmundjes. Ne këtë bashkëbisedim epidemiologu Lul Raka foli për rëndësinë e vaksinimit të rregullt tek fëmijët, vaksinim i cili për shkak të pandemisë është lënë anash duke e shtuar kështu rrezikun e shpërthimit të fruthit, paralizës së fëmijëve dhe lijës. ...
Komentet te Raka: Vaksina antiCOVID-19 rruga e vetme për t’u kthyer në normalitet(Video) Janë të Mbyllura