Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Zidane pritet të luajë me Hazardin nga minuta e parë kundër Chelseat

Sport
Eden Hazard pritet te jetë në fushë nga minuta e parë sonte kundër ish- skuadrës së tij, Chelseat në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave. Trajneri Zinedine Zidane pritet të mbështetet shumë tek dyshja Hazard – Kroos të cilët sapo janë rikthyer nga lëndimet, përcjell KosovaPress. Reprezentuesi nga Belgjika do të jetë i angazhuar së bashku me Vinicius Jr për të krijuar korridore në mbrojtjen e Chelseat dhe për ta shërbyer më sa më shumë topa qendërsulmuesi francez Karim Benzema. Ky është formacioni i mundshëm i Real Madridit: Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Varane, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Hazard/KP ...
Komentet te ​Zidane pritet të luajë me Hazardin nga minuta e parë kundër Chelseat Janë të Mbyllura

Hoxhaj kërkon nga Qeveria Kurti ta ketë prioritet fatin e të pagjeturve

Lajme
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përkujtuar personat e pagjetur, duke thënë se kjo ditë na e rikujton çmimin e lartë që po vazhdon të paguajë populli ynë për lirinë. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë çdoherë do të jetë pranë familjeve të personave të pagjetur dhe nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për të bëmat e regjimit gjenocidal serb që planifikoi shfarosjen e shqiptarëve. “Në vend të deklaratave boshe e ikjes nga përgjegjësia, të gjithë presim nga Qeveria që ta ketë prioritet të parë dialogun Kosovë – Serbi dhe zbardhjen e fatit të pagjeturve tanë sa më parë.”, shkruan ai./KP ...
Komentet te Hoxhaj kërkon nga Qeveria Kurti ta ketë prioritet fatin e të pagjeturve Janë të Mbyllura

​BB: Rritja ekonomike në Kosovë do të jetë mbi 4 përqind

Ekonomi
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – pritet të kenë sërish rritje ekonomike gjatë vitit 2021, pas recesionit të 2020-ës, më i rëndi i regjistruar ndonjëherë në rajon. Kështu vlerëson Banka Botërore e cila thekson se pas goditjes së rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, që rezultoi me një tkurrje të aktivitetit ekonomik të rajonit në një nivel të vlerësuar prej -3.4 përqind në vitin e kaluar, rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të rritet me 4.4 përqind në vitin 2021. Sipas BB-së, ekonomia e Kosovës shënoi tkurrjen e saj të parë në vitin 2020, që u ...
Komentet te ​BB: Rritja ekonomike në Kosovë do të jetë mbi 4 përqind Janë të Mbyllura

Udhëheqësit institucionalë zotohen për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Lajme
Udhëheqësit e institucioneve në Kosovë kanë deklaruar përsëri se do të angazhohen në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Sot kur Kosova shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri kanë takuar familjarët e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Krerët institucionalë kanë vendosur lule në memorialin për të pagjeturit prej ku kanë deklaruar që kërkesë themelore e kanë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën nuk ka asgjë më të rëndësishme se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë. Osmani: Kërkesa jonë themelore do të jetë ...
Komentet te Udhëheqësit institucionalë zotohen për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur Janë të Mbyllura

​Arbëria luan sot ndaj Feronikelit me synimin për t’i ikur zonës së rrezikshme

Sport
Xhiro e 31-të e Superligës së Kosovës hapet sot me ndeshjen ndërmjet Feronikelit dhe Arbërisë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 de ka një rëndësi më të madhe për Arbërinë e cila po lufton me të gjitha forcat për të mbetur në elitën e futbollit kosovar, raporton KosovaPress. Momentalisht Arbëria ka 30 pikë dhe renditet e parafundit në tabelë, kurse Feronikeli ka mbledhur 35 pikë pas 31 ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e gjashtë./KP ...
Komentet te ​Arbëria luan sot ndaj Feronikelit me synimin për t’i ikur zonës së rrezikshme Janë të Mbyllura

​Çështja e të pagjeturve, familjarët fajësojnë politikën

Lajme
Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë vazhdon të mbetet e pazgjidhur çështja e fatit të mbi 1600 personave të pagjetur. Familjarët që jetojnë në ankth fajësojnë politikën që është bërë shumë pak për më të dashurit e tyre ndërsa thonë se nuk kanë shumë besim të institucionet. Sipas tyre, në disa raste pushteti lokal nuk ka as të dhëna për numrin e të pagjeturve. Zyrtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur presin që muajin e ardhshëm të vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore, ndërsa përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve kërkojnë që në dialogun në Bruksel, pala kosovare të mos shkojë pa e pasur dokumentacionin e ...
Komentet te ​Çështja e të pagjeturve, familjarët fajësojnë politikën Janë të Mbyllura

Deputeti i VV-së hedh kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit

Lajme
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike. Aty u adresuan problemet e këtij programi dhe u tha se përkundër shumës milonëshe vetëm 45 përqind e tij po shfrytëzohet. Ndërkohë, i ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit. Ai tha se shuma totale asnjëherë nuk po shfrytëzohet në tërësi dhe trajtimi i pacientëve nuk po bëhet i barabartë. ...
Komentet te Deputeti i VV-së hedh kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit Janë të Mbyllura

Hasani: Shqetësuese, 1/3 e të punësuarve po largohen nga Kosova

Lajme
Pandemia COVID-19 dhe skadimi i Rregullores për Ballkanin Perëndimor fillestar në vitin 2020 kanë krijuar ndryshime të konsiderueshme si në tregun e punës, ashtu edhe në politikën e migracionit, gjë që pritet të ketë ndikim të madh në fluksin e emigracionit të qytetarëve të Kosovës në Gjermani. Kështu u tha në tryezën “Ikja e fuqisë punëtore nga Kosova: Sa do të ndikojë pandemia dhe rregullat e reja të migrimit të Gjermanisë në këtë fenomen?”, ku u theksua edhe nevoja për rritjen e kapaciteteve të Ambasadën Gjermane në Kosovë për vizat. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, tha se rregullorja e miratuar në vitin 2016 nuk e kufizoi numrin e vizave ...
Komentet te Hasani: Shqetësuese, 1/3 e të punësuarve po largohen nga Kosova Janë të Mbyllura

​Para nisjes në Bruksel, Kurti diskuton me ambasadorin amerikan dhe Palmerin

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ambasadori amerikan në Kosovë thotë diskutimi ishte produktiv dhe se procesi i dialogut i udhëhequr nga Bashkimi Evropian mbetet esencial për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin euro-atlantik. “Diskutime produktive e të gjera me kryeministrin Albin Kurti dhe Mattew Palmerin nga Departamenti i Shtetit natën e kaluar. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet esencial për suksesin ekonomik të Kosovës dhe për integrimin euro-atlantik”, ka shkruar Kosnett në twitter. /KP ...
Komentet te ​Para nisjes në Bruksel, Kurti diskuton me ambasadorin amerikan dhe Palmerin Janë të Mbyllura

​PS shpall fitoren në orën 18:00 nga sheshi “Skënderbej”

Shqipëri
Partia Socialiste do të zhvillojë sot në orën 18:00 mitingun e fitores të zgjedhjeve të 25 prillit, nga Sheshi “Skënderbej”, në Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ftoi skuadrën kampione të patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve për përqafimin e fitores. “Sot në 18.00, në sheshin “Skënderbej”, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, tha Rama. Ndërkohë që janë numëruar 4745 qendra votimi nga 5199 në gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 48.61% të votave./KP ...
Komentet te ​PS shpall fitoren në orën 18:00 nga sheshi “Skënderbej” Janë të Mbyllura