Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin, nënën gjakovare që tashmë e 22 vjet jeton me dhimbjen e bashkëshortit dhe katër fëmijëve që iu rrëmbyen më 27 mars 1999 nga serbët. Përmes një postimi në Twiter, Orlando ka thënë se Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim. “Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në #Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të ...
Komentet te Orlando në Ditën e të Pagjeturve viziton Ferdonije Qerkezin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministrja për Ekonomi Artane Rizvanolli, ka raportuar sot para komisionit për Ekonomi, Industri, për kërkesën e KOSTT-it prej 11 milionë eurosh drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë për pagesën e energjisë të shpenzuar nga qytetarët me shumicë serbe në katër komunat veriore. Ministrja Rizvanolli tha se është një sfidë e madhe me të cilën Kosova po ballafaqohet për çështjen e shpenzimit të energjisë në katër komunat veriore, e që kërkohet të paguhet nga KOSTT. Pas insistimit të deputetëve nga opozita sa e a do ta bëjë kjo Qeveri këtë pagesë prej 11 milionë, ministrja Rizvanolli tha se qëndrimi i qeverisë është që të gjejë një zgjidhje afatgjate, por kjo brenda muajsh nuk ...
Komentet te Rizvanolli: Jemi në hartim e sipër të një plani për të zgjidhur çështjen e problemit me energji në veri Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç). ...
Komentet te 599 TË SHËRUAR DHE 194 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë̈ institucioneve shëndetësore publike. Aty u tha se shuma prej 6 milionë eurove po i mbulon vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore kosovare. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, derisa lexoi raportin, adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit dhe tha se trajtimi i pacientëve s’po bëhen i barabartë. Rrahmani: Mund të përfitojnë pacientë jo sipas renditjes, sëmundjes apo nevojës për financim “Përkundër punës së bërë nga fondi, shuma prej 6 milionë euro e destinuar për këtë qëllim nuk ...
Komentet te Trajtimi mjekësor jashtë vendit, 6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve Janë të Mbyllura
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, po vazhdon të pretendojë se po i tjetërsohen votat nga komisionerët në qendrën e numërimit. Përmes një statusi në Facebook, Abazi ka publikuar disa fotografi të cilat sipas tij dëshmojnë deformimin e votave të tij, e të cilat më pas po i kalohen Partisë Socialiste, ose edhe po shpallen të pavlefshme. Ky është statusi i tij i plotë: Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si ...
Komentet te Abazi publikon “dëshmi” për vjedhje të votave Janë të Mbyllura
Pavarësisht të metave që e kanë karakterizuar procesin e privatizimit në vend, transformimi i pronës shoqërore dhe publike në atë private në Kosovë nuk duhet të ketë alternativë, megjithatë nevojitet koordinim i brendshëm ndërinstitucional, si dhe me hisedarët e tjerë për rishikimin e mundshëm të politikave të privatizimit. Kjo u tha në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi të Ardhmen e Privatizimit, me deputetë, drejtues të Agjencisë së Privatizimit dhe njohës të ekonomisë. Sipas komunikatës së lëshuar nga OEAK, thuhet se kryesuesi i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, deputeti Ferat Shala, shprehu shqetësimet e tij lidhur me ndërhyrjet e ekzekutivit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si një ...
Komentet te OEAK: Transformimi i pronës shoqërore nuk ka alternativë Janë të Mbyllura
UEFA është duke kërkuar informacione urgjente nga Turqia pasi vendi ka hyrë në bllokim total në përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve me Covid-19 vetëm pesë javë para finales së Ligës së Kampionëve që do të luhet në Turqi. Banorëve turq do t’u kërkohet të qëndrojnë kryesisht në shtëpi nën një “bllokim të plotë” mbarëkombëtar duke filluar nga e enjte deri më 17 maj, ka njoftuar presidenti Tajip Erdogan. Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll më 29 maj. Të paktën 9,000 tifozë pritej të lejoheshin në stadium nga të dy klubet, përcjell KosovaPress. Sidoqoftë, përsëri planet e UEFA-së janë prishur nga ...
Komentet te Finalja e Ligës së Kampionëve mund të mos zhvillohet në stadiumin “Ataturk”, UEFA kërkon sqarime nga autoritetet turke Janë të Mbyllura
Auditor i Përgjithshëm i Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA, Adem Curi i shoqëruar nga këshilltari për auditimin e programeve të financuara nga BE dhe bashkëpunimin ndërkombëtar Ivan Ignjatov të martën zhvilluan një vizitë pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Siç bëhet e ditur në komunikatën e Zyrës së Auditorit, Osmani dhe Curi folën për rëndësinë e auditimit të fondeve të Bashkimit Evropian me qellim që ato të shpenzohen në mënyrë efektive dhe në dobi të qytetarëve dhe për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në mënyrë që Kosova gradualisht të përgatitet në ngritjen e këtyre strukturave krahas progresit të vendit në procesin e ...
Komentet te Kosova dhe Maqedonia Veriore thellojnë bashkëpunimin në fushën e auditimit Janë të Mbyllura
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejes. Përmes një komunikate për media të lëshuar nga LDK thuhet se pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës, ishte viti kur Serbia filloi përpjekjet e fundit për ta zhbërë Kosovën dhe popullin e saj. Po ashtu Abdixhiku ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që ankthi i tyre të marrë fund, që sadopak t’iu zbutet dhimbja. Sipas tij çështja e të pagjeturve mbetet ende plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Ky është shkrimi i ...
Komentet te Abdixhiku: Pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se sot është ditë dhimbje dhe zie për Kosovën, meqë është dita e të pagjeturve. Ai pas homazheve në Mejë theksoi se gjithë martirët e rënë janë pjesë e një politike të shfarosjes. Hoxhaj: Lira që e gëzojmë sot është ndërtuar mbi themelet e sakrificës së martirëve “Lirinë që e gëzojmë sot, pavarësinë që e gëzojmë sot dhe shtetin sovran dhe të pavarur është një arritje dhe një ndërtesëpolitike, e cila është e ndërtuar mbi themelet e sakrificës së martirëve të Mejës dhe të martirëve dhe dëshmorëve kudo në Kosovë. Nuk ka pjesë të vitit e cila ...
Komentet te Hoxhaj në Mejë: Sot është ditë zie për Kosovën Janë të Mbyllura