Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KOSTT kërkon 11 milionë euro për pagimin e rrymës për serbët në veri, përplasen pozitë dhe opozitë në Kuvend

Lajme
Kompania publike KOSTT ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi edhe 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve për prodhim të energjisë në pjesën veriore të Kosovës. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar për Ekonomi, e ka quajtur këtë kërkesë sfidë të madhe, por ka thënë se kjo është e trashëguar. Ajo ka thënë se Qeveria po e harton një plan për të zgjidhur për kohë afatgjate problemin. Rizvanolli: Po shikojmë burimet e financimit, por synojmë të rregullojmë këtë me një plan afatgjatë Video “Brenda këtij buxheti nuk janë planifikuar më mjete, Ministria e Financave është duke u munduar të gjejë forma alternative. Është konsideruar gjithashtu ...
Komentet te KOSTT kërkon 11 milionë euro për pagimin e rrymës për serbët në veri, përplasen pozitë dhe opozitë në Kuvend Janë të Mbyllura

Vdes nënkoloneli i FSK-së, dyshohet për vetëvrasje

Lajme
Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Hajdari dyshohet se është vetëvrarë ditën e sotme. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar lajmin për KosovaPress “Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka thënë Zaiti. Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më ...
Komentet te Vdes nënkoloneli i FSK-së, dyshohet për vetëvrasje Janë të Mbyllura

Mbahet takimi i Komisionit të Granteve

Lajme
Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2022. Ministri Murati tha se drafti për financimin komunal për vitet 2022-2024 të cilin kërkoi ta shqyrtojnë dhe miratojnë sot në këtë takim të Komisionit të Granteve, bazohet në legjislacionin e financave publike në Kosovë. Ai tregoi se granti i përgjithshëm është kalkuluar duke marrë për bazë parashikimet nga Tabela 1 e Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Granti i arsimit para-universitar është kalkuluar duke marrë për bazë propozimin ...
Komentet te Mbahet takimi i Komisionit të Granteve Janë të Mbyllura

​Frank Power: Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power me të cilin bisedoi mbi prioritetet e kësaj ministrie dhe projekteve të cilat i ka zhvilluar Këshilli i Evropës bashkë me MPB-në. Sveçla theksoi se janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin duke angazhuar të gjithë mekanizmat e MPB-së për zbatimin e prioriteteve. Në fund të takimit Power theksoi se Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën me të gjitha kapacitetet që posedojnë. /KP ...
Komentet te ​Frank Power: Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën Janë të Mbyllura

Deputeti i AAK-së kritika qeverisë: Nuk janë vaksinuar as 1% e popullsisë, kjo është tragjedi

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka drejtuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia rreth menaxhimit të pandemisë dhe mungesës së vaksinave anti-Covid. Berisha, në debatin parlamentar ku po diskutohet mbi situatën e krijuar nga pandemia, ka thënë se është tragjedi për popullin e Kosovës fakti që deri tani nuk janë vaksinuar as 1% e popullsisë. Berisha: Qeveria Kurti premtoi vaksinimin e 50% të qytetarëve, nuk janë vaksinuar as 1% “Ju patët premtuar se në gjashtë mujorin e qeverisjes suaj së paku 50% e qytetarëve të Kosovës do të kenë qasje dhe mundësi për vaksinim, por tani kur janë bërë një muaj nga qeverisja ...
Komentet te Deputeti i AAK-së kritika qeverisë: Nuk janë vaksinuar as 1% e popullsisë, kjo është tragjedi Janë të Mbyllura

​Haxhiu takohet me përfaqësueset e Shoqatës për Prindër të Ndarë

Lajme
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot priti në një takim drejtoreshën e shoqatës APS, Arjeta Gashi dhe bashkëpunëtoret e saj. Në takim u diskutua rreth proceseve gjyqësore në procedurat e divorcit dhe stërzgjatjes së këtyre proceseve, e cila përherë është në dëm të grave, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në shkeljen e të drejtave civile të grave kujdestare në familje. Palët u dakorduan që të bashkërendojnë hapat në adresimin e çështjeve të ngritura, për të gjetur zgjidhjet që mundësojnë tejkalimin e problemeve që në rastet më të shpeshta dëmtohen gratë dhe fëmijët./KP ...
Komentet te ​Haxhiu takohet me përfaqësueset e Shoqatës për Prindër të Ndarë Janë të Mbyllura

Qendra e Drenasit nesër tri orë pa ujë

Lajme
Qendra e qytetit të Drenasit nesër do të mbesë pa ujë nga ora 08:00-11:00 e mëngjesit. Kjo për shkak të realizimit të disa projekteve infrastrukturore në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane, konkretisht ndërrimi i rrjetave të ujit nga azbesti në qytetin e Drenasit. “Çdo investim në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për shërbime gjithnjë e më cilësore për konsumatorët tanë!”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”/KP ...
Komentet te Qendra e Drenasit nesër tri orë pa ujë Janë të Mbyllura

​‘’Termokos’’ përmbyll sezonin ngrohës

Lajme
“Termokos” ka njoftuar se sot ka përmbyllur sezonin 2020/2021. Përmes një komunikate për media “Termokos” e ka vlerësuar këtë sezon si më të suksesshmin. Po ashtu sipas kësaj ndërmarrjeje, gjatë sezonit ngrohës 2020/2021 janë shënuar një varg suksesesh në shumë aspekte të funksionimit të ndërmarrjes. “Prodhimi i energjisë ngrohëse ka qenë për 15.7% më i lartë, ndërsa liferimi i energjisë termike ka qenë 20.5% më i lartë se në sezonin e kaluar. Edhe faturimi për sezonin 2020/2021 ka qenë mbi 10 % më i lartë se në sezonin paraprak. Numri i konsumatorëve këtë sezon ngrohës është rritur për 688 konsumatorë të rinj, me një sipërfaqe ngrohëse rreth 49 mijë m/2 ...
Komentet te ​‘’Termokos’’ përmbyll sezonin ngrohës Janë të Mbyllura

​Kastrati: Fakti që Kurti e ka bërë prioritet numër një dialogun tregon se nuk e ka hallin e njerëzve

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati, tha se kryeministri Albin Kurti nuk e ka hallin e njerëzve që po përballen me pandeminë COVID-19 derisa e ka bërë dialogun prioritet numër një. Ai në debatin parlamentar që po mbahet për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë, tha se qeveria aktuale është e paaftë për të menaxhuar kriza siç është kjo me COVID-19. Kastrati: Sot e ka bë prioritet numër një dialogun tregon që nuk e ka hallin e njerëzve “Njerëzit për të janë njerëz kur i duhen për vota, në momentin kur ia japin votat nëse njerëzit kanë nevojë për të ai i len të vdesin, siç i ka ...
Komentet te ​Kastrati: Fakti që Kurti e ka bërë prioritet numër një dialogun tregon se nuk e ka hallin e njerëzve Janë të Mbyllura

Varret boshë në Kompleksin e Mejës, familjarët rrëfejnë tmerrin e masakrës

Lajme
Kujtimet e familjarëve për ditën e trishtë të 27 prillit janë të freskëta. Vendi ku u masakruan mbi 370 burra e djem, është dëshmia më e fuqishme e krimit të Serbisë. Për disa prej tyre kanë mbetur boshë varret e vijëzuara, me shpresën se ndonjëherë do të mund të gjenden trupat e tyre. Mallin po e largojnë vetëm me fotografitë e tyre në varr. Mes lotëve e kujtimeve të trishta që kanë për ta, sot familjarë të të rënëve në Mejë të Gjakovës kanë kujtuar të afërmit e tyre. Shaqir Beqajn nga fshati Rracaj e ka goditur rënd lufta e fundit. Ai ka katër vëllezërit, tre djem të vëllezërve dhe ...
Komentet te Varret boshë në Kompleksin e Mejës, familjarët rrëfejnë tmerrin e masakrës Janë të Mbyllura