Deputetja e LVV-së Doarsa Kica-Xhelili, në debatin e sotëm parlamentar ku po diskutohet gjendja me pandeminë COVID-19, tha se imponohet një ide që mosnënshrkuarja e kontratës me datën 15 prill domosdoshmërish e vonon ardhjen e vaksinave. Asaj i kanë reaguar ish-ministrat e Shëndetësisë Armend Zemaj e Uran Ismaili. Xhelili: Mosnënshkrimi me datën 15 prill nënkupton ardhjen e këtyre vaksinave në një kohë më të vonshme “Nuk ka nevojë me pas shumë dije, për të kuptuar që negociatat me një kompani tillë gjigante marrin kohë dhe nuk janë pa komplikime. Është arsyeja e njëjtë si në janar ish-ministri doli dhe tha që në fakt ka pasur ngecje në këto negociata, në ...
Komentet te Kontrata me Pfizer përplas ish-ministrat me deputeten e LVV-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev iu është bashkuar urimeve për homologun e tij shqiptar Edi Ramën, pasi deri më tani rezulton fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Urimi i Zaev është bërë në gjuhën shqipe, ndërkohë që, kujtojmë se më herët urime për kryeministrin Rama erdhën edhe nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Mitsotakis. Urime për rezultatin ka marrë edhe nga ministri i Jashtëm italian Di Maio dhe lideri i opozitës italiane Salvini. Procesi i numërimit të kutive të votimit në vend po i afrohet fundit. Partia Socialiste ka siguruar deri më tani 74 mandate, duke lënë pas Partinë Demokratike me 59 mandate, LSI-në me 4 ...
Komentet te Zaev i uron fitoren Ramës në gjuhën shqipe Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili e ka uruar për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës Konjufca e falënderoi Kostilnik për urimin dhe shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, Konjufca shfaqi shpresën se në një të ardhme të afërt zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale do të kulmojë me njohje të Kosovës nga Sllovakia. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra ...
Komentet te Konjufca takon Rastislav Kostilnik, shpreson se një ditë Sllovakia do ta njohë Kosovën Janë të Mbyllura
Ish-deputeti i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos është vendosur në arrest shtëpiak në Bruksel, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar kundër tij. Një ditë më parë, Parlamenti Europian i hoqi atij imunitetin, pas dënimit në vendin e tij me 13 vjet e tetë muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë”. “Eurodeputeti grek do të transferohet për 48 orë në ambientet e paraburgimit të një stacioni policor në Belgjikë dhe më pas do të sillet para një gjykatësi, i cili do të vendosë nëse do ta ekstradojë ose jo në Greqi”, shkroi CNN.gr, raporton ATSh. Vetë Lagos shkroi në Tëitter: “Unë jam ...
Komentet te Arrestohet eurodeputeti grek i ”Agimit të artë” Janë të Mbyllura
Çështja rreth dinamikës për sigurimin e vaksinave ka përplasur ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia me ish-ministrin Armend Zemaj. Ky i fundit ka kërkuar të dijë nga ministri Vitia se cila është dinamika e duhur dhe cila ka qenë e mos duhura në tri proceset për sigurimin e vaksinës. Zemaj ka treguar të gjithë procedurën për sigurimin e vaksinave dhe komunikimet që i ka përcjell më pastaj pas dorëzimit të mandatit. Zemaj: Cila është dinamika e duhur dhe cila ka qenë e mos duhura nga tri proceset për sigurimin e vaksinës “Cila është dinamika e duhur dhe cila ka qenë e mos duhura nga tri proceset për sigurimin e vaksinës COVID, ...
Komentet te Dinamika për sigurimin e vaksinave përplas ministrin Vitia me ish-ministrin Zemaj Janë të Mbyllura
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti 2 për mungesën e planit qeverisës për tejkalim të krizës ekonomike në Kosovë. Ai në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth gjendjes me pandeminë, tha se fatmirësisht zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar dhe se tani presin që kryeministri Albin Kurti të interesohet për gjendjen e rënduar nga COVID-19 në Kosovë. Lekaj: Ka ardhur koha të vaksinohet populli pasi njerëzit dhe ekonomia e këtij vendi po vdes “Zgjedhjet në Shqipëri i humbe, analizat i ke bërë, humbjet financiare i shkaktove. Ka ardhur koha të vaksinohet populli pasi që njerëzit dhe ekonomia e këtij vendi ...
Komentet te Lekaj-Kurtit: Zgjedhjet në Shqipëri i humbe – ka ardhur koha të vaksinohet populli Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se ministri i Shëndetësisë ka mungesë të planit rreth vaksinimit të qytetarëve të Kosovës kundër Covid-19. Në debatin parlamentar ku po diskutohet rreth situatës së krijuar nga pandemia, ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se tashmë dihet që do të arrijnë vaksinat, por po mungon plani i vaksinimit. Ismaili: Nuk po tregohet një plan rreth vaksinimit “Asnjëherë nuk po tregohet një plan, ne e dimë që po vjen vaksina sepse do të vjen, unë edhe dje e kam thënë ka me ardh, do të vjen nuk ka qare pa ardh, asnjë lloj plani kur do të vaksinohen njerëzit, ku do të ...
Komentet te Ismaili e Vitia përplasen për vaksinat Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kreun e PS-së Edi Rama për fitoren e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Limaj poashtu ka uriar popullin shqiptar për një proces të qetë e demokratik. Urime, Shqipëri Postimi i plotë i Limajt: Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri tregojnë për një fitore të Partisë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Uroj popullin shqiptar për një proces të qetë demokratik. Uroj fituesin zgjedhjeve, kryemistrin e Shqipërisë dhe mikun tim Edi Rama për rezultatin e arritur! Gjithashtu uroj edhe partitë tjera për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor./KP ...
Komentet te Limaj uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Siç bëhet e ditur në komunikatën për media të Qeverisë, Presidenti Michel e uroi kryeministrin Kurti për fitoren impresive në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe për marrjen e detyrës së kreut të qeverisë. Në prag të vizitës së kryeministrit Kurti në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian Michel i shprehu mirëseardhje në kryeqendrën e Bashkimit Evropian. Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Michel për prioritetet e qeverisë, e që mbizotërohen nga menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi sa më i shpejtë i dozave të reja të vaksinave. Këtu, ai e ...
Komentet te Kurti bisedon me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel Janë të Mbyllura