Sekretari për Çështje Ligjore në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Ivi Kaso i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për parregullsitë e regjistruara gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave. Për këtë arsye, Ivi Kaso i kërkon KQZ t’i verë në dispozicion kamerat në qendrat e votimit dhe KZAZ të dhënat nga pajisjet e identifikimit elektronik dhe të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik dhe listës së zgjedhësve. Sipas rezultateve të fundit, Partisë Socialiste e Edi Ramës ka dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar 74 mandate në Kuvendin prej 140 ulësesh, pasuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës me 59 ...
Komentet te PD nuk pranon humbjen, letër KQZ-së: Kemi grumbulluar të dhëna për parregullsi të rënda Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pamje të rënda të një gruaje që ulërinte për mëshirë gjatë 40 goditjeve të kamxhikut, vinin sot nga Afganistani, ku qeveritarët lokalë talibanë i dhanë asaj dënimit pasi “kishte folur në telefon me një burrë”. Imazhet shokuese tregonin një grup të madh spektatorësh që shikonin gruan e ulur në gjunjë përtokë, e cila lutej për mëshirë teksa goditet vazhdimisht nga ekzekutori i dënimit brutal. Gruaja e mbuluar me veshjen tradicionale afgane ‘burka’, udhëhiqet brenda rrethit të spektatorëve në qytetin Herat nga një drejtues islamik dhe dy burra të tjerë. Ajo shihet të goditet vazhdimisht nga një prej burrave, derisa ai i kalon kamxhikun të një tjetër nga gjyqtarët. Mes rënkimeve ...
Komentet te Foli në telefon me një burrë, gruaja lutet për mëshirë nga goditjet e kamxhikut të talibanëve Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar sot nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të sigurojë nga SHBA gjysmë milion vaksina antiCOVID-19 për qytetarët e Kosovës. Kërkesa e kreut të Prishtinës vjen në kohën kur vendi deri më tash ka pranuar vetëm 24 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19, të siguruara nga programi COVAX. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që t’i ndajnë për miqtë 70 milionë vaksina të AstraZeneca që i kanë kontraktuar më herët. Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë te SHBA për 500 mijë vaksina. Natyrisht që SHBA kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë nëse kërkojmë”, shkruan Ahmeti në ...
Komentet te Ahmeti apel Qeverisë Kurti: Siguroni 500 mijë vaksina nga SHBA Janë të Mbyllura
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Sipas komunikatës nga Prokurori i Shtetit, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve profesionale që ndërlidhen me fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, koordinimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, ndryshimet në legjislacionin penal, si dhe reformat në funksion të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, përkatësisht institucionit të Prokurorit të Shtetit. Po ashtu, sipas komunikatës, pjesë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe diskutimi i përbashkët mbi gjetjet e draft raportit në lidhje me problemet dhe sfidat me të cilat përballen partnerët kosovarë të sundimit të ...
Komentet te Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë, transmeton Alsat. Betejën me COVID-19 e kanë humbur 28 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 151.122 raste, prej të cilëve 130.910 janë shëruar, 4.742 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 15.470 raste aktive me virusin korona./KP ...
Komentet te 28 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ministri po duket i vetmuar pasi nuk e ka mbështetjen e kryeministrit për sigurimin e vaksinës. Ai tha se nuk është normale që procesin e blerjes së vaksinave të lihet në dorën e sekretarit të Ministrisë, derisa tha se duhet të marrin shembull kryeministrin e Shqipërisë, të cilin e quajti kryeministër i kryeministrit të Kosovës. Krasniqi: Nuk është normale me e udhëheq këtë proces një sekretar i ministrisë “Edhe ti ke abstenuar prej udhëheqjes së betejës me pandeminë për faktin që vet the që nuk je në krye të procesit për sigurimin e vaksinës që ishte për mua një befasi ...
Komentet te Krasniqi: Ministër po dukesh i vetmuar, nuk është normale që sekretari të udhëheqë procesin e vaksinave Janë të Mbyllura
Policia e Rajonit të Prishtinës sot ka arrestuar një shtetas kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur një revole dhe disa fishekë. Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, me ç’rast policia ka ndaluar një veturë të tipit “Porsche” dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit TT dhe 8 fishekë. I dyshuari A.O., mashkull 21-vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./KP ...
Komentet te Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një 21-vjeçar Janë të Mbyllura
Një nënë nga Kalifornia ka vdekur ndërsa dy gra të tjera janë sëmurur rëndë pasi kryen ndërhyrje plastike nga i njëjti kirurg, në të njëjtën ditë në Meksikë. Treshja ishin joshur nga mundësia e operacionit me çmime të reduktuara dhe udhëtuan bashkë nga Kalifornia drejt Tijuana për operacionet më 29 janar. Por Keuana Weaver, 38-vjeçare nënë e dy fëmijëve fatkeqësisht vdiq në tryezën e operimit të klinikës Art Siluette Aesthetic, kur procedura e saj ‘liposuction’ për heqjen e dhjamit, shkoi më së keqi. Shoqja e saj, Kanisha Davis, kreu të njëjtën procedurë, nga i njëjti doktor Dr Jesus Manuel Baez Lopez. Infermierja Davis u kthye në shtëpi kur dhe mësoi ...
Komentet te Vdes gruaja nga Kalifornia pas sesionit me kirurgun meksikan Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët për besimin e dhënë për katër vjetët e ardhshëm në krye të qeverisës së vendit. Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Rama tha se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të këtyre katër vjetëve. “Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që ishin me dhe për mua. Lulzim Basha dhe PD bën fushatën më të mirë të tyre në historinë e tyre. Demokratët ishin kundërshtarë edhe jo aq të lehtë kësaj here për ne. U them atyre sinqerisht, se më shumë se kaq nuk bën dot, madje bënë më shumë”, ka thënë Rama gjatë ...
Komentet te PS feston fitoren, Rama: Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve Janë të Mbyllura
Pamje nga India tregonin sot doktorë në spitalet e vendit që sulmoheshin nga të afërm të pacientëve dhe viktimave te Covid-19, prej pasojave të valës së dytë të pandemisë. Në disa regjistrime nga kryeqyteti Delhi, një grup burrash shiheshin që sulmonin doktorët me një shkop të gjatë, pasi i afërmi i tyre 67-vjeçar kishte vdekur në dhomën e pritjes prej mungesës së shtretërve në repartin e emergjencës. Spitali Apollo ku ndodhi sulmi mëngjesin e sotëm, tha se disa doktorë ishin lënduar gjatë përleshjes, por që gjithsesi ishin kthyer në detyrë, prej numri të madh të pacientëve që prisnin. Ndërsa në pamje të tjera të xhiruara në Pune javën e kaluar ...
Komentet te Doktorët në Indi sulmohen nga të afërmit e pacientëve Janë të Mbyllura