Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Siç bën të ditur Policia, arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mospërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për ...
Komentet te Arrestohet një person për kanosje ndaj zyrtarëve policorë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur sot në takim nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, Kurti ka falënderuar presidentin Sassoli dhe institucionin që ai drejton, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës, me kërkesën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai është shprehur mirënjohës për rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19./KP ...
Komentet te Kurti takohet edhe me Sassolin, kërkon mbështetjen e PE-së Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për sic thotë koordinim për sigurimin e vaksinave. Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kanë kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët dhe së bashku do t’ia dalin ta mundin Covid-19. Ky është statusi i saj i plotë: Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje. Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve ...
Komentet te Osmani koordinohet me Vitinë: Do t’i sigurojmë vaksinat Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka përgëzuar Ramën për rezultatet e arritura ndërsa ka kërkuar që të shtojnë bashkëveprimin në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojnë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies. Po ashtu përmes këtij shkrimi Kurti ka kërkuar nga institucionet shqiptare që të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Ky është statusi i tij i plotë: Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia ...
Komentet te Kurti uron Ramën: Kosova dhe Shqipëria nuk munden pa njëra-tjetrën Janë të Mbyllura
Komuna e Vushtrrisë do të subvencionojë 200 të rinj për zhvillim të shkathtësive të buta e aftësim për punësim. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri përmes një statusi në Facebook, i cili ka dhënë detaje rreth këtij projekti. “Qëllimi këtij subvencionimi është punësimi i të rinjve dhe të rejave të Komunës së Vushtrrisë, ku aktualisht ka treg për punësim të 350 të rinjve, pra janë 350 vende të hapura të punës që kërkojnë të rinj që i kanë këto shkathtësi. Subvencionimi bëhet në shkallë prej 50% ose 75.00 euro për një person, për shpenzimet e përfundimit tremujor të trajnimit”, ka thënë Tahiri. Sipas tij ...
Komentet te Komuna e Vushtrrisë subvencionon 200 të rinj për aftësim për punësim Janë të Mbyllura
Divorci me Brad Pitt për Angelina Jolie nuk është as gati të përfundojë akoma. Ekspertët parashikojnë që e gjithë procedura do të duhen vite për të ardhur për shkak të shumës së madhe të parave që ata të dy investojnë në ekipet ligjore. Ndërsa Brad po lufton me problemet e tij pasi që Angelina dëshiron të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tij, ajo thuhet se tashmë ka hedhur një sy në një tjetër të dashur. Pas pesë vjetësh, Jolie gjeti një partner të ri, DJ Diplo. Një burim anonim pretendon se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim në një aheng privat në Los Anxhelos. Për më ...
Komentet te Angelina Jolie me të dashur të ri? Janë të Mbyllura
Astronauti amerikan Michael Collins, i cili mori pjesë në misionin e parë Apollo, u nda nga jeta sot në moshën 90-vjeç, njoftoi familja e tij. Ai u zgjodh anëtar i misionit Apollo 11 së bashku me Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin. Në atë mision, ai operonte një modul komandues në orbitë rreth Hënës, ndërsa dy astronautë të tjerë zbarkuan në satelitin e vetëm të Tokës me një modul hënor. Ai është një nga 24 personat që udhëtuan në Hënë./KP ...
Komentet te Vdes astronauti nga misioni i parë Apollo Janë të Mbyllura
Vaji i avokados mund të përdoret për kujdesin ndaj lëkurës dhe është një përbërës në shumë lloje të kremrave dhe kremrave kundër diellit Është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitamina A, D dhe E. Këto janë përfitimet e vajit të avokados për lëkurën: Hidraton dhe ushqen lëkurën Përveç vitaminës E, vaji i avokados përmban kalium, lecitinë dhe shumë elementë të tjerë ushqyes që mund të ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën. Shtresa më e jashtme e lëkurës, e njohur si epidermë, thith lehtë këto lëndë ushqyese, të cilat gjithashtu ndihmojnë në formimin e lëkurës së re. Kur lihet për një kohë të shkurtër dhe shpëlahet me ujë të ngrohtë, vaji ...
Komentet te Vaji i avokados është gjithashtu i mirë për lëkurën – lexoni se çfarë ndihmon Janë të Mbyllura
Modelja dhe influencuesja amerikane Olivia Kulpo nuk ndiqet nga pothuajse pesë milionë njerëz në Instagram pa ndonjë arsye. Ish-Miss Universe dhe influencuese e modës, elegante, moderne dhe e butë, me një dozë të mjaftueshme tërheqjeje seksi, Olivia Kulpo nuk pushon së magjepsi burrat dhe gratë. Revista “Maxim” e shpalli femrën më të bukur në botë, dhe jo vetëm burrat, por edhe gratë ranë dakord me zgjedhjen. Olivia u lind në vitin 1992 në ishullin Rhode dhe është një nga pesë fëmijët. Gjatë shkollimit, ajo u mor gjithashtu me muzikë, dhe në vitin 2010 u bë anëtare e agjencisë së modelimit në Boston. Babai i saj zotëron restorante të shumta dhe ...
Komentet te Gruaja më e bukur në botë tregon pse është mbretëreshë e stilit Janë të Mbyllura
Bashkimi Europian duhet të përgatitet për momente të vështira me Rusinë, autoritetet e të cilës kanë zgjedhur qëllimisht për të rritur tensionet me Perëndimin, theksoi sot kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell. “Mendoj se duhet të përgatitemi për një periudhë të gjatë dhe të vështirë në marrëdhëniet tona me Rusinë”, deklaroi ai para Parlamentit Europian, i mbledhur në seancë plenare në Bruksel. “Marrëdhëniet tona me Rusinë vazhdojnë të përkeqësohen dhe janë në nivelin më të ulët. Fatkeqësisht, ne nuk mund të përjashtojmë që kjo tendencë negative të vazhdojë dhe të arrihë në nivele përkeqësimi akoma më të rrezikshme”, shtoi ai, raporton ATSh. “Autoritetet ruse duket se zgjedhin në mënyrë të ...
Komentet te Borrel: BE duhet të përgatitet për momente të vështira me Rusinë Janë të Mbyllura