Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që mashtroi një grua për shërimin e saj. Për këtë ai ia kishte marrë 9 mijë euro. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuar i kishte premtuar 40 vjeçares se do të përkujdesej për shërimin e saj në spital “Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40 vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9000 (nëntëmijë) euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital”, thuhet në njoftimin e policisë. I dyshuari pas intervistimit, në ...
Komentet te Arrestohet ferizajasi për mashtrim, ia mori 9 mijë euro një grua për shërimin e saj Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje bizneseve që të aplikojnë për subvencionim të pagës së punëtorëve, subvencionim të pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas vendimit të 5 prillit. Sipas njoftimit të ATK-së për subvencionim të pagës së punëtorëve mund të aplikojnë bizneset me aktivitet të vetëm gastronominë, biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi, biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur, biznes me aktivitet fitnese dhe palestra dhe biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve. Ndërsa, për subvencionim të qirasë ...
Komentet te ATK i’u bënë thirrje bizneseve që të aplikojnë për subvencionim të pagës së punëtorëve dhe qirasë Janë të Mbyllura
Një ditë pasi e shpalli fitoren në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mëngjesin e sotëm publikoi një fotografi me mbishkrimin “Shqipëria fiton”. Rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i kutive të fundit të Tiranë, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave për partitë. Nga 1243 qendra votimi ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 %, ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe PSD e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %. Në total në të gjithë vendin janë ...
Komentet te Rama: Shqipëria fitoi Janë të Mbyllura
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer po kryen një provë klinike të një ilaçi eksperimental të quajtur PF-07321332, pilula e parë për të kuruar koronavirusin. Medikamenti i përket një klase të ilaçeve të quajtura frenues të proteazës dhe pilula antivirale duhet të parandalojë përhapjen e virusit në trup, duke bllokuar enzimën që përdor koronavirusi për të bërë kopje në qelizat njerëzore. “Daily Mail” raporton se faza e parë e provave klinike në SHBA dhe Belgjikë është planifikuar të përfundojë më 25 maj, dhe nëse fazat e ardhshme, të cilat duhet të përfundojnë nga mesi i korrikut, vërtetojnë se ilaçi është i suksesshëm, ai mund të jetë në dispozicion në protokollet e trajtimit ...
Komentet te Pfizer teston ilaçin kundër koronavirusit, faza e parë deri më 25 maj Janë të Mbyllura
Më 13 mars të vitit të kaluar për të parën herë u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19. Me virusin korona deri më tani janë infektuar 104 mijë e 390 persona, ndërsa shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 2 mijë e 148 qytetarë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në vend janë 9 mijë e 671 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ...
Komentet te 9 mijë e 671 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i kutive të fundit të Tiranë, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave për partitë. Nga 1243 qendra votimi ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 %, ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe PSD e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %. Në total në të gjithë vendin janë numëruar 5198 kuti nga 5199 gjithsej. Partia Socialiste ka siguruar deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate, raporton A2. Rreth 3 milionë ...
Komentet te Përfundon numërimi i votave për partitë në Tiranë Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius. Ndërsa të ënjtjen parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli. “Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ...
Komentet te Sot mot i vranët e me reshje shiu Janë të Mbyllura
Një delegacion fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit më 28 prill 2007 arriti për vizitë në Krushë të Vogël, ku serbët kryen masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ambasadorët e 15 shteteve anëtare të KS të OKB-së vizituan shtëpinë ku u masakruan, vranë dhe u karbonizuan të 113 meshkujt e këtij fshati, prej moshës 13-vjeç deri te pleqtë. Të pritur nga nëna, gra të veja e fëmijë jetimë, me emrat e të dashurve të shënuar në çarçafë të bardhë, ambasadorët u informuan nga gjashtë dëshmitarët e mbijetuar, se masakra e cila i ngjan Srebrenicës dhe asaj të Vukovarit, është kryer nga serbët lokalë. ...
Komentet te Para 14 vjetësh ekipi fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit vizitoi Krushën e Vogël Janë të Mbyllura
Më 28 prill 1967, kur Lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Boksieri i famshëm kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islamike. Muhammad Ali, i lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij ...
Komentet te Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë amerikane Janë të Mbyllura
28 prilli është Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë. Çdo vit në këtë ditë mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës. 28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë. Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovuan krijimin e një ...
Komentet te Sot është Dita ndërkombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë Janë të Mbyllura