Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Lanësohet platforma që përfaqëson interesat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës(Video)

Lajme
Është lansuar sot platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe në fuqizimin e tyre edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo platformë është themeluar nga katër organizata joqeveritare, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave, Medica Gjakova dhe Medica Kosova, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe fuqizimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimim e të Mbijetuarbe të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, tha se përmes kësaj platforme synojnë të jenë zë i fuqishëm ...
Komentet te ​Lanësohet platforma që përfaqëson interesat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës(Video) Janë të Mbyllura

Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-burri në Emshir

Lajme
Për vrasjen dhe vetëvrasjen që ndodhi më 14 mars të këtij viti në lagjen “Emshir” të Prishtinës, Avokati i Popullit ka publikuar raportin. Në të cilin raport thuhet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte denoncuar atë. “Raporti trajton veprimet dhe mos mosveprimet e shtetit përkitazi me të drejtën për jetë, lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen e cila ndodhi më 14 mars 2021, në lagjen Emshir në Prishtinë, me ç’ rast një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, e pastaj bëri vetëvrasje. Raporti analizon zbatimin e dispozitave kushtetuese, instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ligjeve, politikave dhe strategjive kundër ...
Komentet te Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-burri në Emshir Janë të Mbyllura

Takimi Kurti-Stoltenberg, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel. Ai është pritur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në takim u bisedua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë. Kryeministri shprehu mirënjohje për rolin historik të NATO-s në Kosovë, dhe theksoi se prania e NATO-s është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në vend dhe rajon. Ai konfirmoi qëllimin dhe aspiratën e hapur të Kosovës për integrim e anëtarësim në NATO, çka do t’i kontribuonte sigurisë së rajonit dhe Evropës, ndërsa ...
Komentet te Takimi Kurti-Stoltenberg, diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë Janë të Mbyllura

​Brenda katër muajve 228 lehona në Malishevë janë përkrahur me nga 100 euro

Lajme
Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje për çdo fëmijë që lind, në katër muajt e parë të këtij janë përkrahur me mjete 228 lehona, apo si shumë totale, 22 800 euro. Kështu ka bërë të ditur sot, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku. Kuvendi i Komunës së Malishevë, ka marrë vendim që të përkrahen nënat për çdo fëmijë që lindin, me shumën prej 100 euro dhe ky vendim është duke u zbatuar prej shtatorit të vitit 2018. Sipas drejtorit Mazreku, gjatë këtij viti janë paguar mjetet për 228 nëna lehona, të cilat kanë aplikuar për këtë përkrahje, ndërsa edhe ...
Komentet te ​Brenda katër muajve 228 lehona në Malishevë janë përkrahur me nga 100 euro Janë të Mbyllura

​Lekaj: Dokumenti “non paper” i papranueshëm, monitorim 24 orësh për Kurtin(Video)

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj thotë se institucionet e vendit nuk duhet të hyjnë në analizën e dokumentit “non paper”, për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa nuk ka diçka të qartë nga BE-ja. Duke e quajtur të papranueshme përmbajtjen e atij dokumenti, deputeti opozitar thekson se nuk do të lejojnë ndryshimin e kufijve me Serbinë, Asociacionin me kompetenca ekzekutive, dhe as autonominë për pjesën veriore të vendit. Lidhur me këto, Lekaj thotë se do ta monitorojnë 24 orë Qeverinë Kurti dhe do të jenë syçelë për dialogun me Serbinë. Lekaj për KosovaPress kritikon ekzekutivin për vonesat në sigurimin e vaksinave anti-Covid 19, mungesën ...
Komentet te ​Lekaj: Dokumenti “non paper” i papranueshëm, monitorim 24 orësh për Kurtin(Video) Janë të Mbyllura

​Biden prezanton në Kongres nismat gjithëpërfshirëse të administratës së tij

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden ka prezantuar një paketë gjithëpërfshirëse nismash me vlerë 4 trilionë dollarë për familjet amerikane, arsimin, vendet e punës, infrastrukturën, klimën e të tjera, dhe duke deklaruar se “Amerika është përsëri në veprim”. “E ardhmja e Amerikës është në duart tona”. Në fjalimin e tij të 100 ditëve të presidencës, Joe Biden nxiti Kongresin e përçarë që ta mbështesë planin e tij për të rindezur motorët e vendit. “Ky projekt përbën edhe më të madhin në SHBA që prej Luftës së Dytë Botërore”. Biden kërkoi të veprohet sa me parë. Kjo paketë do të çonte përpara reformën në polici, do të ...
Komentet te ​Biden prezanton në Kongres nismat gjithëpërfshirëse të administratës së tij Janë të Mbyllura

​7 informacione që nuk duhet asnjëherë t’i ndani me burimet njerëzore

Ekonomi
Departamenti i burimeve njerëzore duhet në mënyrë të kujdesshme t’i baraspeshojë nevojat e punonjësve, menaxherëve dhe gjithë kompanisë. Por gjatë kohës sa ata janë “vend” i ndihmës dhe mbështetjes së punonjësve, ata janë gjithashtu profesionistë të cilët duhet të mendojnë rreth interesave të punëdhënësit së tyre. Kështu që përpara se të ndani ndonjë “sekret” rreth vetes apo karrierës, mendoni sesi do të pritet ajo nga punëdhënësi potencial! Akademi Pune ju sjellë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh përpara se t’i ndani me burimet njerëzore. Dyshimet për t’u larguar Kur jeni në pushimin e lindjes, po kujdeseni për një të afërm të moshuar, ose keni leje mjekësore, është e natyrshme ...
Komentet te ​7 informacione që nuk duhet asnjëherë t’i ndani me burimet njerëzore Janë të Mbyllura

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19

Shëndetësi
104 mijë e 717 persona janë infektuar me virusin korona në Kosovë. Shifra këto që janë raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19. Virusi korona i mori jetën 2 mijë e 153 qytetarëve në vend. Së fundmi numri i rasteve pozitive ka shënuar rënie. Ndërkohë që në vend janë 9 mijë e 485 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.104 ...
Komentet te Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

Sot mot me diell

Lajme
Sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius. “Ndërsa të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./KP ...
Komentet te Sot mot me diell Janë të Mbyllura

Dakau, vendi ku humbën jetën mbi 10 milionë njerëz

Rajoni dhe Bota
Më 29 prill 1945, njësi të Armatës së Tretë të Shteteve të Bashkuara, që komandohej nga gjenerali amerikan, George Patton, çliruan kampin famëkeq nazist të Dakaut, në afërsi të qytetit Mynih. Amerikanët zbuluan rreth 30 mijë të burgosur të uritur e të sëmurë dhe kufoma të panumërta pas gardhit të telave me gjëmba. Më 1933 Dakau u bë kampi i parë i përqendrimit, i krijuar nga qeveria e Gjermanisë naziste, për të mbajtur të burgosurit politikë. Më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një kamp pune prej skllevërish dhe një qendër kërkimesh shkencore ku mjekë nazistë kanë bërë eksperimente të frikshme me qindra të burgosur. Dakau ishte ...
Komentet te Dakau, vendi ku humbën jetën mbi 10 milionë njerëz Janë të Mbyllura