Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani zhvilloi takim virtual me Wendy Morton, Ministre për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila e uroi atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Sipas komunikatës nga Presidenca nga Osmani potencoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleate strategjike e Republikës së Kosovës dhe se do të angazhohet për thellimin e raporteve bilaterale në fushat politike, tregtare, të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, si dhe kulturës dhe arsimit. Osmani theksoi se prioritete të institucioneve janë sigurimi i vaksinave kundër COVID-19, krijimi i vendeve të punës dhe sundimi i ligjit. Osmani kërkoi përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar në furnizim me vaksina ...
Komentet te Osmani kërkon ndihmë nga Britania e Madhe për vaksinat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga Kadri Simson, komisionare e Bashkimit Evropian për Energji. Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efiçiencën e energjisë dhe të diversifikojë energjinë, si dhe lëvizjen drejt një ekonomie të gjelbër, duke u siguruar që vendimet tona janë të informuara mirë dhe realiste. Kjo është çështje kapitale për të cilën kryeministri Kurti theksoi se kërkon konsensus të gjerë shoqëror. Më tej, ai e njoftoi komisionaren Simson me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, planet për rishikimin e politikave në energji sipas direktivave të Bashkimit Evropian, dhe ...
Komentet te Kurti takohet në Bruksel me komisionaren e BE-së për Energji Janë të Mbyllura
Gjatë Javës Botërore të Imunizimit, Qeveria e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të fillojë investimin e ri 1.5 milionë euro për t’i fuqizuar shërbimet shëndetësore për nënën dhe fëmijën në Kosovë përgjatë periudhës së ardhshme dyvjeçare. Partneriteti mbështet zgjerimin e programit të vizitave në shtëpi që zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka për qëllim sigurimin e fillimit më të mirë të jetës për të gjithë fëmijët dhe prindërit. Ky është zgjerim i programit i cili ka arritur me sukses mbi 50.000 fëmijë në 27 komuna gjatë pesë viteve të kaluara. Objektivi i partneritetit është që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore dhe të zhvillimit në fëmijërinë ...
Komentet te Luksemburgu ndan 1.5 milionë euro për fuqizimin të shërbimeve shëndetësore për nënat në Kosovë Janë të Mbyllura
Mirënjohje për fitoren e medaljes së argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për vajza 2021 i ka ndarë ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci nxënëses, Era Syla. Ministrja Nagavci tha se është shumë e lumtur që një vajzë e re si Era arrin suksese të tilla. Ajo shtoi se mirënjohja për këtë nxënëse, është mundësi e mirë që të motivojmë të gjitha vajzat dhe djemtë se me angazhim dhe punë arrihen sukseset. Nagavci theksoi se edhe në programin qeverisës është paraparë mbështetja për të gjitha nivelet dhe se fokusi do të jetë në identifikimin e talenteve të reja. Nxënësja Era Syla, e falënderoi ministren Nagavci për mirënjohjen ...
Komentet te Nagavci ndau mirënjohje për nxënësen Era Syla, fituese e medaljes së argjendtë në EGMO Janë të Mbyllura
Edhe sot është zhvilluar debat parlamentar për rrymën e shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore. Dy propozim rekomandime sot ka paraqitur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me pagimin e rrymës për serbët në katër komunat veriore. Propozimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila i cili mori mbështetjen e Komisionit me 6 vota për, ishte që KOSTT-i të marrë përgjegjësin për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe të mos obligohet Qeveria për këtë. Sipas saj, obligim i qeverisë mbetet që të zgjidhë këtë çështje për shtrimin e autoritetit në fushën e energjisë brenda 6 muajve në veri. Ndërsa, kundër kësaj ishte kryetari i Komisionit për ...
Komentet te Mbulimin e shpenzimeve të rrymës për serbët në veri do ta marr KOSTT për 6 muaj, jo qeveria Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Abdixhiku përmes Twitter ka dhënë detaje për takimin dhe temat e diskutuara. “Diskutuam politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme partiake; pikëpamjet e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë si dhe dialogun”, shkruan ai./KP ...
Komentet te Abdixhiku me Von Cramon bisedon për pikëpamjet e opozitës për dialogun Janë të Mbyllura
Pas takimit me kryeministrin belg De Croo dhe Komisionerin për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, Wojciechowski, kryeministri Kurti u takua me Didier Reynders, Komisionerin e Bashkimit Evropian për Drejtësi. “Sundimi i ligjit është parakusht i një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar. Ajo është vlerë e Bashkimit Evropian. Drejtësia dhe reforma në drejtësi është prioritet bazë i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë Kurti në takim. Ai e njoftoi Komisionerin Reynders për planet e Qeverisë për reformë në drejtësi, siç është procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë dhe të sigurisë, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe të pajustifikueshme. ...
Komentet te Kurti pritet edhe nga Komisioneri i BE-së për Drejtësi: Vetingu, prioritet i qeverisë Janë të Mbyllura
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Afaristëve të Kosovës (OAK). Në këtë takmim u diskutuan çështje të cilat prekin zhvillimin e përgjithshëm të sektorit privat. Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit. Ministri Peci u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe fuqizim të këtij sektori i cili lidhet ngushtë me dikasterin që ai udhëheq. ...
Komentet te Ministri i Bujqësisë pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut Janë të Mbyllura
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar raportin për shpenzime të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për periudhën janar-mars 2021. Raporti është miratuar me vërejtje. Ndërkohë që në këtë mbledhje temë diskutimi është bërë çështja e punësimit të dhëndrit të kryetarit të bordit të RTK-së, Sali Bashota. Në mbledhjen e sotme, sërish deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka pyetur Bashotën rreth këtij punësimi. “Javën e kaluar keni deklaruar se nuk qëndron pyetja ime për punësimin e dhëndrit tuaj”, tha ai. Kryetari i Bordit të RTK-së Sali Bashota, tha se asnjë familjarë i tij nuk punon në RTK. “Jeni t’u u marrë shumë për fijen e një kashte. E kam ...
Komentet te Miratohet raporti për shpenzimet e RTK-së për periudhën janar-mars Janë të Mbyllura
Paralajmërimi për heqjen e notimit diferencial për nxënësit e klasave 1 deri në 5, ka ngjallur dilema se cili do të jetë ndikimi që mund të ketë tek nxënësit. Ata që e vlerësojnë si hap pozitiv dhe që do të hiqte stresin e nxënësve për notat, kanë dilemat se si një gjë e tillë do të menaxhohej pastaj në klasën e 6-të, kur nxënësit do të përballeshin edhe me notim, dhe me mësim lëndor. Ndërsa, ata që janë kundër largimit të notave, thonë se kjo do të ndikonte në uljen e motivimit të nxënësve për mësim. Aktualisht në vendin tonë nxënësit e klasave 1 dhe 2 nuk vlerësohen me notim ...
Komentet te Largimi i notimit diferencial, qëndrime pro dhe kundër Janë të Mbyllura