Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit

Rajoni dhe Bota
29 Prilli festohet si ditë ndërkombëtare e vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor, Zhan-Zhorzh Nover. Që nga viti 1982, çdo vit nëpër botë mbahen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit. Përshkrimi i mëposhtëm është pjesë e mesazhit që përcillet këtë ditë: Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Me të kursejmë fjalë të cilat ndoshta disa njerëz nuk do t’i kuptonin, ndërsa si kthim krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë. Vallëzimi na jep kënaqësi dhe mbështetje, na bën të jemi të lirë për pamundësinë të fluturojmë si zogjtë dhe të ...
Komentet te ​Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit Janë të Mbyllura

Vdes vëllai i Liburn Aliut

Lajme
Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka vdekur vëllai Shkëlzeni. Ministri Aliu ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook” se shkak i pandemisë varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë. “Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu. Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira. Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye të pandemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes. Pusho i qetë Xeni!”, ka shkruar Aliu./KP ...
Komentet te Vdes vëllai i Liburn Aliut Janë të Mbyllura

​Policia vazhdon patrullimet për respektim të masave antiCovid

Lajme
Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar patrullimet në pjesë të ndryshme të vendit në respektim të masave antiCovid. Policia e Kosovës, vlerëson se çdo aktivitet në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19, bëhet duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet e vendit në këtë drejtim. Duke vlerësuar se respektimi i masave, ndihmon në parandalim të përhapjes së pandemisë, aktivitetet policore në këtë drejtim janë të vazhdueshme në çdo kohë (24/7) dhe të shtrira në tërë territorin e vendit./KP ...
Komentet te ​Policia vazhdon patrullimet për respektim të masave antiCovid Janë të Mbyllura

KY ISHTE LOJTARI MË I MIRË I NDESHJES PSG-CITY

Sport
Manchester City ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris-Saint-Germain të zhvilluar të mërkurën në Francë.   Edhe pse kampioni i Francës ishte në epërsi, anglezët ia dolën që ta përmbysin rezultatin duke bërë një paraqitje fantastikë në pjesën e dytë dhe duke realizuar dy gola përmes Kevin De Bruyne dhe Ryad Mahrez. Pas ndeshjes, lojtari më i mirë u vlerësua sulmuesi nga Algjeria Ryad Mahrez me notën e lartë 8.7, ndërsa nga radhët e PSG-së më i miri ishte Marquinhos me notën 7.0./RTK   ...
Komentet te KY ISHTE LOJTARI MË I MIRË I NDESHJES PSG-CITY Janë të Mbyllura

SHTETI QË PO OFRON PARA PËR TË RINJTË QË VAKSINOHEN

Kuriozitete
Virgjinia Perëndimore e Shteteve të Bashkuara do t’u ofrojë kursime prej 100 dollarësh të rinjve që e marrin vaksinën kundër Covid-19.   Autoritetet e këtij shteti thonë se shpresojnë që kjo pagesë për personat e moshës 16- deri në 35-vjeçare do t’i motivojë të rinjtë që ta marrin vaksinën, shkruan BBC. “Fëmijët tanë ndoshta nuk e kuptojnë vërtet se sa të rëndësishëm janë ata që t’i jepet fund kësaj”, tha guvernatori i Virgjinias Perëndimore, Jim Justice, të hënën. Virgjinia Perëndimore ka qenë në mesin e shteteve amerikane me shkallët më të larta të vaksinimit, por progresi është ngadalësuar në javët e fundit. Nisma e re nënkupton që personat e grupmoshës ...
Komentet te SHTETI QË PO OFRON PARA PËR TË RINJTË QË VAKSINOHEN Janë të Mbyllura

NJIHUNI ME ANIJEN MË TË MADHE NË BOTË E CILA DO LUNDROJË NË 2022

Kuriozitete
Në vitin 2022 do jetë e përfunduar dhe gati për të funksionuar anija më e madhe në botë me përmasa 362.1024 metër e gjatë dhe 64.008 metër e gjera. Mrekullia e re e Karaibeve do të bëhet anija më e madhe e lundrimit në botë kur ajo të lundrojë vitin e ardhshëm.   Titullin si anija më e madhe e mban aktualisht një tjetër anije Royal Karaibe, “Symphony of the Seas”. Anija familjare-miqësore do të jetë në gjendje të presë deri në 6,988 pasagjerë dhe ofron mbi 2,800 dhoma dhe kabina për mysafirët. “Wonder of the Seas” është aktualisht në ndërtim e sipër në kantierin e anijeve Saint-Nazaire në Francë ...
Komentet te NJIHUNI ME ANIJEN MË TË MADHE NË BOTË E CILA DO LUNDROJË NË 2022 Janë të Mbyllura

PESË PËRFITIME SHËNDETËSORE TË FARAVE CHIA

Kuzhina
Farat Chia janë reklamuar prej kohësh si një superushqim. Apo mund të përdoren në gatime nga ë të ndryshmet, madje edhe në bukën e pjekur në shtëpi. Farat jo vetëm janë të gjithanshme në gatim, por edhe të shëndetshme. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 5 përfitimet shëndetësore që merrni nga konsumi i tyre.   1. Janë shumë të pasur me antioksidantë Antioksidantët në thelb bëjnë të pamundurën të mundur; ato ngadalësojnë shenjat e plakjes së lëkurës, mbajnë flokët e shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Pra, janë burim i molekulave të rinisë. 2. Janë të pasura me fibra Pothuajse të gjitha karbohidratet në farat Chia janë në të vërtetë ...
Komentet te PESË PËRFITIME SHËNDETËSORE TË FARAVE CHIA Janë të Mbyllura

BËHUNI GATI T’I LYENI SYTË ME KËTË NGJYRË GJATË GJITHË VERËS!

Lifestyle
Moti po ngrohet dhe për të gjithë kjo nënkupton ngjyra më të çelura, nuanca më të hapura.   Këtu s’bëjnë përjashtim as tonet e syve. Sipas Vogue, këtë sezon ngjyra numër 1 do të jetë e verdha, por edhe ngjyrat e tjera neon ose të theksuara do të jenë gjithashtu trend. E verdha është ngjyra më me dritë nga i gjithë spektri i ngjyrave. Është ajo që tërheq më shumë vëmendje nga çdo ngjyrë tjetër. Simbolizon lumturinë, optimizmin, ndriçimin, dritën e diellit dhe pranverën. Ndoshta, në nënvetëdijen e tyre, ekspertët e grimit e kanë zgjedhur si një mënyrë vajzash për të festuar largimin gradual të pandemisë dhe lëvizjes drejt një ...
Komentet te BËHUNI GATI T’I LYENI SYTË ME KËTË NGJYRË GJATË GJITHË VERËS! Janë të Mbyllura

​Kurti takon nënkryetarin e KE-së: Orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim edhe nga nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis. Sipas komunikatës qeveritare kryeministri Kurti tha në takim se Kosova është e angazhuar maksimalisht në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19. Ai falënderoi Komisionin e BE-së për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë COVID-19, si edhe për përpjekjet për sigurimin e vaksinave sa më shpejtë të jetë e mundur për Republikën e Kosovës. Ai shtoi se orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë, dhe se është shprehur edhe nëpërmjet vendimit që të pranojmë vetëm vaksina që janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nënkryetari ...
Komentet te ​Kurti takon nënkryetarin e KE-së: Orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë Janë të Mbyllura

​Kurti takohet me Lajçak: Dialogu të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja

Lajme
Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me të ngarkuarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Përmes një shkrimi në Tëiter, Kurti ka thënë se Lajcakun ia ka rikonfirkumar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i pargatitur mirë. Po ashtu Kurti ka kërkuar nga Lajçak që dialogu të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja. “Diskutim konstruktiv me Emisarin Special, Miroslav Lajçak. Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të përmbajë realitetin dhe të vërtetë, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, tha Kurti/KP ...
Komentet te ​Kurti takohet me Lajçak: Dialogu të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja Janë të Mbyllura