Në lagjen Tophane në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë ne Planin Operetiv për Prandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. “E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë./KP ...
Komentet te Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Albin Kurti për refuzimin e takimit të 11 majit në Bruksel. Ish-kryeministrit Haradinaj ka thënë se praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova. Ky është statusi i tij i plotë: Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës. Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga ...
Komentet te Haradinaj thotë se Kurti bëri mirë që refuzoi takimin e 11 majit Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me të cilin kanë diskutuar vizionin e tij të qartë, për përmirësimin e efektivitetit dhe përgjegjësisë së qeverisjes lokale. Orlando, duke e quajtur Krasniqin si mik të madh të Italisë, ka thënë se ai theksoi prioritetin e ndalimit të përhapjes së Covid-19. “Ne ramë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar Orlando./KP ...
Komentet te Orlando dhe Krasniqi diskutojnë për përmirësimin e efektivitetit të qeverisjes lokale Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19. “Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. Më tej, ai ka shtuar se inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj ...
Komentet te AAK do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale Janë të Mbyllura
Austria mezi pret bashkëpunimin me ju, shkruan kryeministri austriak, Sebastian Kurz në një postim në Twitter për kryeministrin Edi Rama me rastin e fitores së radhës të zgjedhjeve parlamentare. ”Urime Edi Ramës për fitoren e radhës të zgjedhjeve parlamentare”, shkruan Kurz, raporton ATSH. ”Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e COVID-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, përfundon ai./KP ...
Komentet te Kurz uron Ramën për zgjedhjet: Austria mezi pret bashkëpunimin me ju Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga Olivér Várhelyi, komisionar për Fqinjësi dhe Zgjerim. Në takim u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave dhe kryeministri Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kryeministri Kurti theksoi angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi. Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet anëtare skeptike për mbështetjen e një vendimi pozitiv në Këshill. Kryeministri Kurti tha që shtetet ...
Komentet te Kurti takohet me Varhelyi, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura
Kalciumi është thelbësor për ruajtjen e masës sonë të kockave. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përfshini ushqime të pasura me kalcium në dietën tuaj, të cilat mund të parandalojnë sëmundje të rënda të tilla si osteoporoza. Trupi i njeriut përmban rreth 1.2 kilogram të kalciumit mineral. Rreth 99 për qind e saj gjendet në dhëmbë dhe kocka, dhe pjesa tjetër në gjak, limfë dhe lëngje trupore, ku është thelbësore për depërtueshmërinë e membranës qelizore, mpiksjen e gjakut, transmetimin e mesazheve midis nervave dhe tkurrjen e muskujve. Megjithëse 60 për qind e masës sonë të eshtrave përcaktohet nga gjenetika, gjinia, raca dhe mosha, ne mund të ndikojmë në ...
Komentet te 10 ushqime të pasura me kalcium që nuk duhet t’i lëmë pas dore Janë të Mbyllura
Duke qenë se shëndeti ynë mendor ka vuajtur kohët e fundit për shkak të pandemisë globale, është e kuptueshme që emocionet tona kanë qenë mjaft të paqëndrueshme gjatë së kaluarës, por edhe këtë vit. Në periudha stresuese, zakonisht kërkojmë ushqim të ëmbël që na jep një ndjenjë të mirë. Dhe hulumtimet kanë treguar se marrja totale e sheqerit tonë është rritur me 53 për qind që nga fillimi i pandemisë, thotë dietologia Marysa Cardwell. Për fat të keq, një studim i vitit 2021 nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se kjo rritje e ngrënies së karameleve mund të ndikojë negativisht në humorin, ciklin e gjumit dhe ...
Komentet te Shumë karamele mund të ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore dhe gjumin Janë të Mbyllura
Inflamacioni i lëkurës, ndryshimet në strukturë dhe ngjyra, kruajtja dhe njollat mund të jenë rezultat i një infeksioni, një gjendje kronike të lëkurës, kontaktit me një alergjen ose irritues. Shumica e problemeve të lëkurës mund të zgjidhen me kujdes të duhur, ndërsa disa kushte si psoriaza kërkojnë trajtim më serioz. Lëkura është organi më i madh dhe çdo shqetësim në pamjen e saj të shkaktuar nga një gjendje serioze ose beninje shkakton sëmundje fizike dhe mendore. Aknet, ekzemat, dermatiti seborrheik, kanceri i lëkurës dhe psoriaza janë pesë sëmundjet më të zakonshme të lëkurës, pohon mjekia Macrene Alexiades – Armenakas pranë Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Yale. Rreth 165 milion fëmijë ...
Komentet te Problemet e lëkurës janë gjithashtu shkak i problemeve të tjera serioze shëndetësore Janë të Mbyllura
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën Jugore sot ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në kuadër të vazhdimësisë së projektit të nisur “Parandalimi i Vetëvrasjeve” të filluar nga tetori i vitit 2020. Në promovim dhe mbështetje të realizmit të projektit, në aktivitetin e sotëm ka marrë pjesë edhe drejtori rajonal – kolonel Afërdita Mikullovci. Referencë për inicimin dhe realizimin e një projekti të kësaj natyre, ishte hulumtimi i realizuar një vit më parë nga DRP-ja e Mitrovicës, hulumtim i cili kishte për qëllim identifikimin e faktorëve dhe motiveve që qojnë në kryerjen e akteve të tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve. Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie mjaft shqetësuese si për individin, ...
Komentet te Nën moton “Duaje jetën –Duaje veten”, policia në Mitrovicën Jugore zhvillon aktivitet të veçantë Janë të Mbyllura