Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Nagavci pas kërkesës së SBASHK-ut: Kërcënimet duhet të marrin fund

Lajme
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se pandemia ka sjellë vështirësi për të gjithë e edhe për mësimdhënësit, derisa ka shtuar se situata me COVID-19 ka bërë që shumë nxënës të pësojnë ngecje në mësime. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është arsyeja që kanë marrë vendim për organizimin e mësimit plotësues për këta fëmijë. “Mësimi plotësues parashihet me legjislacionin në fuqi siç e kam thënë edhe në ditën kur e morëm këtë vendim. Këtu po e citoj Ligjin për Arsimin Para Universitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, Neni 8 paragrafi 6, nenpragrafi 6.3 ku thotë se ”në rast se vërehen mangësi në zbatimin ...
Komentet te ​Nagavci pas kërkesës së SBASHK-ut: Kërcënimet duhet të marrin fund Janë të Mbyllura

Villareali e pret Arsenalin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës, formacionet zyrtare

Sport
Në stadiumin “Estadio de la Ceramica” Villareali e pret skuadrën angleze Arsenal për të zhvilluar duelin e parë gjysmëfinal të Ligës së Evropës. Të dy skuadrat, për shkak se janë në pozita aspak të mira ne kampionatet përkatëse, janë duke kërkuar me ngulm që të shkojnë deri në fund të kësaj gare për të siguruar kështu një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Villareal: Rulli, Foyth, Albiol, Pau, Pedraza, Parejo, Capoue, Trigueros, Chunkwueze, Alcacer, Gerard Arsenal: Leno, Chambers, Holding, Mari, Xhaka, Partey, Ceballos, Saka, Odegeard, Rowe, Pepe/KP ...
Komentet te Villareali e pret Arsenalin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

​FDA propozon ndalimin e cigareve me aromë mente

Rajoni dhe Bota
FDA po punon për një propozim për një standard produkti që mund të dalë në treg vitin e ardhshëm, i cili do të ndalojë mentën si aromë në cigare, si dhe të gjitha aromat e tjera, njoftoi agjencia. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka propozuar një ndalim të cigareve me aromë mente në SHBA, e cila është një fitore për aktivistët kundër industrisë së duhanit, por gjithashtu një goditje për prodhuesit e cigareve. Ndalimi do të marrë disa vjet për t’u zbatuar për shkak të mosmarrëveshjeve të mundshme ligjore midis industrisë së duhanit, e cila përsëri po përpiqet të bllokojë vendimet e FDA. Agjencia u detyrua të merrte ...
Komentet te ​FDA propozon ndalimin e cigareve me aromë mente Janë të Mbyllura

Man. UTD – Roma, publikohen formacionet zyrtare të përplasjes së parë

Sport
Edhe gara e dytë për nga rëndësia në Evropë në nivel klubesh, Liga e Evropës ka arritur në fazën gjysmëfinale të saj ku do të kemi dy ndeshje mjaftë interesante. Në stadiumin “Old Trafford” sonte me fillim nga ora 21:00 ballafaqohen Manchester United dhe Roma për të zhvilluar ndeshjen e parë ndërmjet tyre, përcjell KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani Roma: Pau Lopez; Smalling, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Diawara, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko ...
Komentet te Man. UTD – Roma, publikohen formacionet zyrtare të përplasjes së parë Janë të Mbyllura

​Luftë me policinë në SHBA, dy të vrarë dhe një i plagosur

Rajoni dhe Bota
Dy oficerë policie janë vrarë dhe një tjetër është plagosur deri tani në një betejë që po zhvillohet mes policisë dhe një burri të armatosur që reziston nga brenda shtëpisë së tij në Karolinën e Veriut, duke qëlluar prej disa orësh tashmë ndaj oficerëve. Rreshteri i policisë Chris Ward ka vdekur në incident, raportojnë mediat lokale. Ndërsa oficeri Logan Fox gjithashtu u lëndua gjatë kaosit në skenën e ngjarjes në Boone në Karolinën e Veriut dhe ka humbur jetën në spital. Sherifi Hagaman tha se autoritetet kanë gjetur në shtëpi gjithashtu të vdekur nënën dhe njerkun e të dyshuarit Situata nisi prej orës lokale 10.00 të mëngjesit kur sherifi erdhi ...
Komentet te ​Luftë me policinë në SHBA, dy të vrarë dhe një i plagosur Janë të Mbyllura

PESË KOMBINIME ME FUNDE LËKURE QË STILISTËT SUGJEROJNË PËR PRANVERËN

Lifestyle
E dini ku është bukuria e sistemimit të gardërobës në këtë periudhë? Që më në fund mund t’i palosim streçet e getat për të nxjerrë këmbët e zhveshura dhe të realizojmë ato kombinime që nuk mundeshim t’i bënim gjatë muajve të ftohtë   Nga fundet midi me lëkurë në ngjyra të ndryshme të cilat mund të jenë një zgjedhje shumë e mirë edhe për në zyrë, tek ato ‘total black’, perfekte për kohën e lirë të kombinuara me një palë atlete ose çdo këpucë tjetër të sheshtë. Nëse jeni në humor për eksperimentime ‘fashion’, por nuk dini nga t’ia filloni dhe keni nevojë për një frymëzim të shëndetshëm, ja disa ...
Komentet te PESË KOMBINIME ME FUNDE LËKURE QË STILISTËT SUGJEROJNË PËR PRANVERËN Janë të Mbyllura

PUBLIKOHET NJË FOTOGRAFI E DUA LIPËS KUR ISHTE 15 VJEÇE

ShowBiz
Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që tashmë ka bërë bujë të madhe në tregun ndërkombëtar.   Fjala është për artisten Dua Lipa, e cila po pushton çdo platformë muzikore dhe po thyen rekorde të njëpasnjëshme. Megjithatë, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale teksa vetëm në Instagram numëron 65.4 milionë njerëz. Dua Lipa (Foto: Instagram) Në postimet që bën, 25 vjeçarja krahas njoftimeve për muzikë nuk mungon edhe me imazhe të tjera nga përditshmëria. Së fundmi, krijueses së hitit “Levitating” i është publikuar një fotografi kur ishte 15 vjeçare të realizuar 10 vite më parë. E njëjta ka ripostuar imazhin e ndarë nga fansat duke treguar se ...
Komentet te PUBLIKOHET NJË FOTOGRAFI E DUA LIPËS KUR ISHTE 15 VJEÇE Janë të Mbyllura

BISKOTA TË MBUSHURA ME HURMA ARABIE

Kuzhina
Mësoni në vijim të këtij artikulli mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre dhe shjijojini kudo që jeni.   Biskotat janë nga shijet e vogla e të veçanta që mund t’i konsumoni gjatë gjithë ditës. E sidomos kur ditët janë të gjata dhe të lodhshme, doza e duhur e energjisë mund të vijë nga vetëm një biskotë. Biskotat e mbushura me hurma arabie, të lehta në përgatitje e të pakrahasueshme në shije. Përbërësit 3 vezë 180 gr mjaltë ose 160 gr sheqer 160 ml vaj luledielli 480 gr miell 8 gr fryrës për ëmbëlsira 250 gr hurma arabie Përgatitja Në një enë shtoni mjaltin dhe 2 vezë të cilat duhet ...
Komentet te BISKOTA TË MBUSHURA ME HURMA ARABIE Janë të Mbyllura

Trepça mbetet në Superligë

Sport
Trepça ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, duke siguruar një vend në FIVE STAR Superligë edhe për edicionin e ardhshëm. Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore ndaj Istogut 94:85 (21:16, 22:21, 20:25, 31:23). “Minatorët” kishin fituar edhe takimin e parë 70:99, andaj e kishin më të lehtë përballjen, ku duhej të mos humbisnin me 30 pikë dallim. Kështu skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës do të vazhdojë të jetë anëtare e elitës së basketbollit. Në sfidën e dytë, Dino Butorac dhe Besnik Azemi shënuan nga 17 pikë, kurse me 15 kontribuoi Drilon Hajrizi, ndërsa te Istogu u dallua Diamant Shabani me 26 pikë dhe 13 kërcime./KP ...
Komentet te Trepça mbetet në Superligë Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit në Kosovë Janë të Mbyllura