Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka aprovuar raportet e shpërndarjes së përkohshme dhe raportet e shpërndarjes përfundimtare të pjesshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ligjshëm të 7 ndërmarrjeve shoqërore në likuidim. Ndërmarrjet për të cilat do të ketë shpërndarje për kreditorët janë: NSh “Vreshtaria” 18.601 euro, NSh “IT Drateks” (Sharrteks) 97.349 euro, NSh “Lidhja e Vozitësve” 3.806 euro dhe NSh KB “Kooperimi” në shumë prej 469 euro, të katër këto ndërmarrje shoqërore gjenden në rajonin e Prizrenit. Shuma prej 105.480 euro do të shpërndahet për kreditorët e NSh “Organizata Punuese Bentokos”, nga rajoni i Gjilanit. Për NSh “Lux”, nga rajoni i Mitrovicës do të ...
Komentet te AKP aprovon shpërndarjen e mbi 755.000 euro për 7 ndërmarrje shoqërore në likuidim Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
“Të Kuqtë” janë të interesuar në shërbimet e sulmuesit holandez. Kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli thuhet se është duke e kryesuar garën para Barcelonës për shërbimet e sulmuesit të PSV Donyell Malen, raporton “Voetbal International”. Jugen Klopp e dëshiron talentin 22 vjeçar për ta zëvendësuar Divock Origin si opsion rezervë për skuadrën e tij, përcjell KosovaPress. Për sulmuesin holandez, interesim serioz ka shprehur edhe gjiganti spanjoll Barcelona, por spekulohet se Liverpooli është favorit për të transferuar Malen në “Anfield Road”. Këtë sezon, Malen ka bërë 29 paraqitje në kampionatin holandez Eredivisie, duke regjistruar 17 gola dhe shtatë asistime për skuadrën e PSV-së./KP ...
Komentet te Liverpooli po kryeson garën për Malen Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në karate do të marrë pjesë në Karate 1 Premier Ligën, e cila prej nesër (e premte) deri më 2 maj do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Kosova përfaqësohet me karateistët Herolind Nishevci (+84 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Adelina Rama (-61 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg), ndërsa ekipi udhëhiqet nga trajneri Isak Curri. Gara është e vlefshme për pikë olimpike Tokio 2020. Ndarjen e drejtësisë në Lisbonë 2021 do ta bëjë edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Ardian Muhadri. Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbulojë shpenzimet për bursistët olimpikë, Nishevci, Shabani e Orana, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për ...
Komentet te Kombëtarja e Kosovës në karate merr pjesë në Karate 1 Premier Ligë që mbahet në Portugali Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka rinisur dialogun pa vendosur reciprocitetin me Serbinë dhe pa një platformë, apo strategji. Duke komentuar konferencën e përbashkët të kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borell, Hoxhaj përmes një statusi në “Facebook”, tha se Kurti ra dakord të hyjë në negociata për autonomi për serbët në Kosovë dhe ta zhbëjë planin Ahtisaari që mundësojë pavarësinë e Kosovës. Ky është shkrimi i tij i plotë: Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave ...
Komentet te Hoxhaj: Kurti rinisi dialogun pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë dhe pa një platformë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se në muajin qershor do të rifillojë dialogu me Serbinë. Duke thënë se dialogu nuk po neglizhohet nga qeveria e tij, Kurti ka bërë të ditur se gjatë muajit maj do të takohet edhe me partitë opozitare në Kosovë për t’u përgatitë për fazën finale të dialogut. Ndërkohë, tha se dokumentet “non paper” lidhur me arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë mund të jenë kërcënime, por nuk do të merret me to. Përmes një konferencë të përbashkët për medie, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, Kurti tha se do të jetë në Bruksel ...
Komentet te Kurti: Në qershor mund të rifillojë dialogu, dokumentet “non paper” ndoshta janë kërcënime Janë të Mbyllura
Gjiganti anglez po e monitoron situatën e yllit anglez. Manchester United vazhdon të mbetet në kontakt me sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit Jadon Sancho, dhe thuhet se krerët e tyre ende janë në bisedime me agjentët e yllit anglez, raporton “90min”. “Djajtë e Kuq” dështuan që ta transferonin Sanchon në verën e vitit 2020, por tani spekulohet që do të provojnë përsëri pas 12 muajsh që ta transferojnë atë në “Old Trafford”, përcjell KosovaPress. United ka kohë që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e 21 vjeçarit, i cili këtë sezon në 23 paraqitje në Bundesligën gjermane ka regjistruar gjashtë gola dhe 11 asistime. /KP ...
Komentet te “Djajtë e Kuq” ende në kontakt me Sanchon Janë të Mbyllura
Kompania Kosovare për Distributim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka filluar të ndërtojë një nënstacion të ri në hyrje të fshatit Zhur të Prizrenit. Ky nënstacion po zëvendëson atë paraprak të vjetërsuar nga i cili tashmë kanë mbetur vetëm disa kontejnerë e që së shpejti edhe ata do të largohen. Zyrtari për informim në KEDS, Adlum Ramadani, tha se në objektin e ri të këtij nënstacioni nga i cili furnizohet fshati më i madh në Kosovë, Zhuri, janë vendosur stabilimentet e fjalës së fundit të teknologjisë për të furnizuar mbi 15 mijë konsumatorë të asaj ane. Ramadani: KEDS është duke realizuar një investim mjaftë të rëndësishëm në fshatin Zhur ...
Komentet te KEDS po rehaton njëherë e mirë fshatin më të madh në Kosovë Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell e ka quajtur lajm të rrejshëm dokumentin “non paper” për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryediplomati evropian përmes një konference të përbashkët në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti tha se ai nuk ka marrë asnjë nga këto dokumente dhe se nuk punon me të njëjtat. Borrell: Këto “non paper” janë lajme të rrejshme, nuk punoj me to “Lidhur me këto ‘non paper’, duket sikur janë në modë, nëse nuk ke ‘non paper’ nuk je askush. Nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Shpresoj që nesër nuk do të jetë ndonjë tjetër. Unë nuk ...
Komentet te Borrell: Dialogu nuk ka alternativë, “non paper” janë lajme të rrejshme Janë të Mbyllura
Mbrojtësi danez është duke pasur paraqitje të mira nën urdhrat e Thomas Tuchel. Andreas Christensen thotë që do të dëshironte që të nënshkruaj një kontratë të re me Chelsean, por ende nuk i është ofruar një e tillë, raporton “The Athletic”. Kontrata aktuale e mbrojtësit francez me “Blutë” e Londrës përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe Christensen ka shprehur dëshirën që të vazhdoj qëndrimin e tij në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress. “Ende nuk ka pasur bisedime rreth çështjes për vazhdimin e kontratës, por jam këtu për një kohë të gjatë, dhe gjithmonë kam qenë”, tha Christensen për “The Athletic”. “E ndjej se kjo është shtëpia ime e dytë. ...
Komentet te Christensen dëshiron kontratë të re nga Chelsea Janë të Mbyllura
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si pjesë e projektit “Avancimi i të Drejtave të Grave në Punë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave në Kosovë ka publikuar raportin “(Pa)Drejtësia dhe Diskriminimi me Bazë Gjinore në marrëdhëniet e punës”. Menaxheri i Programit në IKD, Yll Zekaj në hapje të kësaj tryeze tha se ky raport del si rezultat i monitorimit sistematik të seancave gjyqësore nga IKD dhe analiza e drejtpërdrejtë të aktgjykimeve dhe anketave të zhvilluara me gjyqtarë, avokatë dhe palë të përfshira në këtë proces. Hulumtuesja nga IKD, Gzime Hashani fillimisht prezantoi gjetjet e përgjithshme, të cilat ...
Komentet te IKD: Institucionet shtetërore cenojnë të drejtat e grave në konteste të punës Janë të Mbyllura