Më shumë se një miliard doza të vaksinave të koronavirusit janë përdorur në të gjithë botën, dhe 82 për qind e tyre janë përdorur në vendet shumë dhe më të mesme të zhvilluara, tha sot drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adana Gebrejesus. Gebrejesus tha se vetëm 0.3 për qind e vaksinave janë përdorur në vendet e varfra, raporton AP. Disponueshmëria e vaksinave është një nga sfidat kryesore të pandemisë, vlerësoi Gebrejesus gjatë një konference në internet të organizuar nga Portugalia./KP ...
Komentet te OBSH: Të pasurit përdorën 82 për qind të të gjitha vaksinave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një qen i bëshëm i racës ‘husky’ njoftoi të zotin e saj kur hasi në një bebe të sapolindur të braktisur, në një park në Birmingham të Anglisë. 64-vjeçari Terry Walsh, po shëtiste në park me qenin kur papritur dëgjoi të qarat e foshnjës së sapolindur, të cilën e kishte zgjuar qeni i tij duke e tundur butë me turi. Policia tha më pas se bebja ishte lindur vetëm para disa orësh. Inxhinieri britanik tha se ishte mahnitur nga zbulimi i qenit të tij Hel, i cili zbuloi beben të braktisur në një batanije më 22 prill. Hel kishte bërë beben të lëshonte zhurmë duke e ‘tundur butësisht me turi’ ...
Komentet te Dalin fotot e bebes së braktisur, të shpëtuar mrekullisht nga qeni ‘husky’ në parkun britanik Janë të Mbyllura
Lazio, Roma dhe Sevilla janë të gjitha skuadra të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit Xherdan Shaqiri në afatin kalimtar të verës. Sipas një raporti nga media italiane “La Lazio Siamo Noi”, “Biancocelestët” kanë qenë të interesuar në blerjen e sulmuesit zviceran, 29-vjeçar, për disa kohë, pasi i ishin afruar më parë disa herë në të kaluarën. I kontraktuar me Liverpoolin deri në vitin 2023, Shaqiri mund të shitet në verë nga “The Reds” pasi ata kërkojnë të menaxhojnë situatën e tyre të komplikuar financiare që aktualisht po ndikon në klub, përcjell KosovaPress. Roma dhe Sevilla janë gjithashtu të interesuar të nënshkruajnë me Shaqirin dhe kështu do të ...
Komentet te Tri skuadra të mëdha e kërkojnë Xherdan Shaqirin Janë të Mbyllura
Autoritetet bullgare njoftuan sot se do të dëbojnë një diplomat rus, një ditë pasi prokuroria zbuloi rolin e gjashtë rusëve në disa shpërthime të një depoje municioni disa vjet më parë. “Ministria e Punëve të Jashtme e shpalli diplomatin një person të padëshirueshëm dhe u kërkoi autoriteteve ruse për bashkëpunim të plotë me hetuesit,” tha ministria në një deklaratë. Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zakhariev tha se “masa shtesë” mund të merren në ditët në vijim. Bullgaria tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie të ngushta ekonomike me Rusinë, por që nga tetori 2019, tensionet kanë lindur midis dy vendeve për disa raste spiunazhi. Një total prej tetë diplomatësh rusë dhe një asistent ...
Komentet te Bullgaria do të dëbojë një diplomat rus Janë të Mbyllura
Shkalla e papunësisë në Slloveni ishte 4.8 për qind në mars 2021 ose 0.1 për qind më pak se në shkurt, ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ishte më e lartë 0.3, njoftoi sot Enti i Statistikave. Sipas statistikave, në mars, rreth 50.000 njerëz midis moshës 15 dhe 74 ishin pa punë në Slloveni, nga të cilët 48 për qind ishin burra dhe 52 për qind ishin gra, raporton agjencia STA. Në mesin e burrave, shkalla e papunësisë në studim ishte 4.3 për qind muajin e kaluar dhe te gratë 5.4 për qind. Më herët, vlerësimet mujore të shkallës së papunësisë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës ...
Komentet te Shkalla e papunësisë në Slloveni ishte 4.8% në mars Janë të Mbyllura
Barcelona duke se ka pranuar lajmin më të mirë dhe më të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e Lionel Messit. Superylli argjentinas është në fazën e marrjes së vendimit mbi të ardhmen e tij dhe duket se do të vazhdojë me Barcelonën, përcjell KosovaPress. Televizioni spanjoll “TVE” ka mësuar se babai dhe njëherit agjenti i Messit Jorge Messi e ka informuar hierarkinë e klubit katalanas se Messo nuk është duke menduar për t’u larguar nga “Camp Nou” në fund të këtij edicioni./KP ...
Komentet te Babai i Messit telefonon drejtuesit e Barçës, iu jep lajmin e rëndësishëm mbi të ardhmen e tij Janë të Mbyllura
Raundi i ri i bisedimeve, i ndërmjetësuar nga KB, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në mosmarrëveshjen dekada të vjetër mbi ishullin e ndarë mesdhetar të Qipros, ka dështuar sërish. “Takimet joformale që filluan të martën përfunduan sot pasi palët greke dhe qipriote turke nuk qenë në gjendje të gjenin mjaftueshëm gjuhë të përbashkët për të hapur negociatat zyrtare”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. “Unë nuk heq dorë”, shtoi ai në Gjenevë, ku u zhvilluan diskutimet. Kreu i OKB-së theksoi se synon të thërrasë një raund të ri bisedimesh joformale, që sërish do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha palët./Atsh/KP ...
Komentet te OKB: Dështon sërish raundi i bisedimeve për Qipros Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë adresimit në Komunitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka prezantuar katër hapat për rifillimin e dialogut me Serbinë. Kreu i ekzekutivit në Bruksel tha se dialogu duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë në raport me palën serbe. Kurti: Këto janë katër hapat për rifillimin e dialogut “Si kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave detyrimi im i parë është që mbrojë sovranitetin, pavarësinë dhe Kushtetutën tonë. Prandaj ne jemi për dialog, që është i mirë përgatitur dhe me parime. I drejtë dhe barabartë. I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë ...
Komentet te Kurti para Parlamentit Evropian prezanton katër hapat për rifillimin e dialogut Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, sot në Bruksel është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kurti falënderoi presidenten von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Kosovës me pandeminë COVID-19 nëpërmjet asistencës financiare dhe sigurimit të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ai falënderoi Komisionin e BE-së për përpjekjet për të siguruar dozat e reja të vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur për Republikën e Kosovës. Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e Qeverisë për investime që ofrojnë vende të reja të punës dhe reforma në drejtësi. Ai theksoi se me një qeveri që ka ...
Komentet te Kurti falënderon Von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Kosovës me COVID-19 Janë të Mbyllura
UNDP dhe partnerët sot i kanë dorëzuar në Institutin Kombëtar për Shëndet Publik në Kosovë, 66,240 pipetave që përdoren për marrjen e mostrave të testeve COVID. Sipas UNDP, dorëzimi i 66,240 pipetave shënon mbylljen e përpjekjeve të përbashkëta njëvjeçare në sigurimin urgjent të produkteve dhe pajisjeve shëndetësore të nevojshme në përgjigje të pandemisë COVID. Me këtë ngjarje, UNDP dhe partnerët synojnë të përcjellin angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj ndërsa vazhdojnë luftën kundër COVID-it dhe t’u përgjigjen ndikimeve të pandemisë. Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, theksoi rëndësinë e partneriteteve të vazhdueshme të fuqishme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë pandemisë. “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për ...
Komentet te Instituti i Shëndetit Publik merr pajisje për marrjen e mostrave COVID Janë të Mbyllura