Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Kërkonte para duke u prezantuar rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, një muaj paraburgim

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës A.M. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në vazhdim mashtrimi. Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK, dhe duke u paraqitur ...
Komentet te ​Kërkonte para duke u prezantuar rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, një muaj paraburgim Janë të Mbyllura

​Këta janë gjashtë ekspertë të jashtëm që do të ndihmojnë dialogun me Serbi

Lajme
Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi dhe Blerim Shala, janë ekspertët të cilët do të ndihmojnë Qeverinë e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate Grupi për Ballkan (BPRG), i cili thotë se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për institucionet e Republikës së Kosovës në fushat thelbësore të shtet-ndërtimit, për forcimin e institucioneve dhe politikëbërjen, reformat që ndërlidhen me agjendat evropiane, zhvillimin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin politik. Siç thuhet në komunikatën e BPRG-së në frymën e këtyre përpjekjeve, Grupi për Ballkan ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e ...
Komentet te ​Këta janë gjashtë ekspertë të jashtëm që do të ndihmojnë dialogun me Serbi Janë të Mbyllura

LDK kërkon kundërshtim të “non paper” thonë se e rrezikojnë kushtetutshmërinë e Kosovës

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kërkon që Qeveria e Kosovës të jetë e përgatitur dhe të ketë qasje serioze e me parime të qarta karshi dialogut me Serbinë. Lidhur me dokumentet “non paper” që kanë qarkulluar ditëve të fundit kjo parti po kërkon që institucionet e Kosovës t’i kundërshtojnë fuqishëm këto letra pasi që rrezikohet kushtetutshmëria e Kosovës. Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija në një konferencë për medie ka thënë se përgatitja e Kosovës karshi dialogut me Serbinë duhet të jetë serioze dhe substanciale me parime të qarta dhe të panegociueshme. Sipas saj dialogu duhet të zhvillohet me Kosovën e jo për Kosovën. Sahatqija: ...
Komentet te LDK kërkon kundërshtim të “non paper” thonë se e rrezikojnë kushtetutshmërinë e Kosovës Janë të Mbyllura

Borrel komenton “non paperët”: Lajme të rreme që po krijojnë ambient toksik

Lajme
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell e ka quajtur lajm të rrejshëm dokumentin “non paper” për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryediplomati evropian përmes një konference të përbashkët në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti tha se ai nuk ka marrë asnjë nga këto dokumente dhe se nuk punon me të njëjtat. “’Non Peper’ duket se janë në modë, nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Unë nuk punoj me ‘non paper’. Për mua këto fantom dokumente nuk janë të rëndësishme, janë lajme të rrejshme dhe ne nuk kemi të bëjmë asgjë me to. Dua t’i mohoj ato sepse këto ...
Komentet te Borrel komenton “non paperët”: Lajme të rreme që po krijojnë ambient toksik Janë të Mbyllura

​LDK kërkon nga Kurti agjendë të qartë karshi dialogut me Serbinë

Lajme
LDK kërkon nga Kurti agjendë të qartë karshi dialogut me Serbinë Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon qasje më proaktive dhe përgatitje serioze të qeverisë së Kosovës karshi dialogut e jo të përgjigjet në kërkesa dhe tema që servohen nga të tjerët. Teuta Sahatqija anëtare e kryesisë së LDK-së në një konferencë për media, kërkoi nga Qeveria që në mënyrë shumë aktive të vendosë për agjendën, parimet dhe mënyrën se si të vazhdojë dialogun me Serbinë. Lidhur me “non paper” që ka qarkulluar ditëve të fundit, nga ky subjekt politik po kërkohet që të kundërshtohen fuqishëm ato teza. Sahatqija kërkon që kryeministri Kurti të jetë më transparent për procesin e ...
Komentet te ​LDK kërkon nga Kurti agjendë të qartë karshi dialogut me Serbinë Janë të Mbyllura

​Tottenham kontakton me Ten Hag

Sport
Skuadra londineze në kërkim të zëvendësuesit të Jose Mourinhos. Tottenham Hotspur do të fillojë bisedimet me trajnerin e Ajaxit Erik ten Hag, ku ky i fundit shihet si kandidat për të zëvendësuar ish-trajneri Jose Mourinho, raporton “Fabrizio Romano’. Skuadra londineze ka shkarkuar portugezin Mourinho javën e kaluar, ku si zëvendësues të përkohshëm e kanë emëruar Ryan Mason, përcjell KosovaPress. Ten Hag thuhet se dëshiron të largohet nga posti i trajnerit te Ajaxi këtë verë, dhe mund të jetë i hapur që të marrë drejtimin e Tottenhamit, nëse Mason nuk arrin të tregoj rezultate pozitive./KP ...
Komentet te ​Tottenham kontakton me Ten Hag Janë të Mbyllura

​SBAShK kërkon pagesë shtesë edhe për mësimin plotësues

Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që angazhohet në mësimin plotësues. Ata po ashtu kanë kërkuar edhe pagesë të orëve plotësuese nëse të njëjtat e kalojnë normën javore prej 20 orë mësimi. Në të kundërtën SBAShK-u sipas njoftimit do t’u bëjë apel mësimdhënësve që të mos e fillojnë mësimin plotësues. “SBASHK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos harrojnë se ...
Komentet te ​SBAShK kërkon pagesë shtesë edhe për mësimin plotësues Janë të Mbyllura

​Emery kundër ish-skuadrës së tij, Villarreal e pret në shtëpi Arsenalin

Sport
Tre herë fituesi i Ligës së Evropës, trajneri Unai Emery do të përballet sot me ish-skuadrën e tij, ku në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së këtij kompeticioni, Villarreali pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit. Për tu kualifikuar në gjysmëfinale, Villarreali mposhti me rezultat të përgjithshëm 3:1 skuadrën e Dinamo Zagrebit, kurse “Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, ku brenda 180’ minutave, rezultati ishte 5:1, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Villarreali ka tre fitore dhe tre humbje, ndërsa Arsenali ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. Të dy skuadra thuajse janë të kompletuara, ku vetëm mesfushori i Villarrealit Vincente Iborra pritet të mungoj në ...
Komentet te ​Emery kundër ish-skuadrës së tij, Villarreal e pret në shtëpi Arsenalin Janë të Mbyllura

​KMDLNj: Shteti po zbaton standarde të dyfishta në baza etnike

Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për konsumatorët e papërgjegjshëm që nuk i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar dhe shërbimet tjera komunale, në të kundërtën, as konsumatorët tjerë nuk do të duhej t’i paguajnë faturat. KMDLNj thekson se nëse shteti ua paguan rrymën dhe shpenzimet tjera komunale serbëve në veri të Kosovës, pa e përfillur fare gjendjen e tyre ekonomike atëherë, po ky shtet duhet t’i lirojë nga pagesa kategoritë e qytetarëve në gjendje të rëndë ekonomike apo të mbulojë një pjesë të këtyre shpenzimeve. Reagim i KMDLNj – së: TRAJTIM ...
Komentet te ​KMDLNj: Shteti po zbaton standarde të dyfishta në baza etnike Janë të Mbyllura

9 të vdekur dhe 269 raste të reja me Covid-19

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.262 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë ...
Komentet te 9 të vdekur dhe 269 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura