Barcelona bëri një zhgënjim të madh pasi u mposht nga Granada në “Camp Nou” si vendas. Ronald Koeman, përveç kësaj, u përjashtua pas golit të barazimit. Një humbje e dhimbshme që trajneri holandez analizoi, pas ndeshjes. “Është një goditje e rëndë, ne jemi të zhgënjyer, por nga nesër duhet të vazhdojmë përpara, të përpiqemi të fitojmë pesë ndeshjet e fundit për të qenë kampionë. Por nuk është vetëm për ne, është e njëjta gjë edhe për të tjerët.”, tha tekniku holandez. Për Koeman, problemi i madh ishte mungesa e përqendrimit. “Ne po flisnim në pjesën e parë për t’u përqendruar në mbrojtje, sepse ishte një lojë e komplikuar dhe mendoj ...
Komentet te Nga humbja befasuese deri të kartoni i kuq, vjen reagimi i fortë i Ronald Koeman Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kina lëshoi sot modulin e parë të përhershëm në stacionin e saj hapësinor, që do të jetë në gjendje të strehojë astronautë në planin afatgjatë. Moduli “Tianhe” ose “Harmonia Qiellore” është pjesë e stacionit hapësinor të përhershëm, në të cilin astronautët do të jenë në gjendje të jetojnë deri në gjashtë muaj. Ky modul do të jetë qendra e menaxhimit dhe kontrollit të stacionit hapësinor dhe hapësira kryesore e jetesës së ekuipazhit, si edhe do të mbështesë disa eksperimente shkencore dhe teknologjike. Lëshimi i “Tianhe” është i pari nga 11 misionet e domosdoshme për të përfunduar stacionin hapësinor, që do të fluturojë rreth Tokës në një lartësi prej 340 deri ...
Komentet te Kina dërgon në hapësirë modulin për banim Janë të Mbyllura
Që nga e hëna, përdoruesit e iPhone kanë mundësinë e zgjedhjes midis pranimit ose refuzimit për t’u gjurmuar, falë një përditësimi nga Apple, potencialisht i mbushur me pasoja për ekosistemin reklamues ku operojnë Facebook dhe Google. Në Silicon Valley po përballen dy modele: gjiganti elektronik që i shet telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët e tij me çmime të larta dhe dy fqinjët e tij që ofrojnë shërbime falas, në mënyrë të nënkuptuar, në këmbim të të dhënave nga përdoruesit e internetit. Ky model ekonomik mbizotërues prej kohësh është kritikuar nga shoqëria civile dhe sfidohet periodikisht nga ligjet (në Europë dhe Kaliforni) ose kompani më pak të njohura. Por marka e ...
Komentet te Apple vë në zbatim rregullin e ri të privatësisë së të dhënave Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Kamenicës Qendron Kastrati ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit që nga data 5 maj ta rifillojnë mësimin 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës, si pjesë e organizimit të mësimit alternativ të përshpejtuar. Ministrja Arbëri Nagavci ka thënë se presin nga komuna e Kamenicës të zbatojë në tërësi vendimin dhe mësimi të organizohet për nxënësit e SHFMU “Hasan Prishtina” Busavatë, SHFMU “Asllan Thaqi” Karaçevë e Poshtme, SHFMU “Xhelal Sopi” Petrocë, për nxënësit e Paraleles fizike në Shipashnicë e Poshtme si dhe për nxënësit e paraleles fizike në Kopernicë. Në reagimin e tij kryetari i Kamenicës thotë se deklarata e ministres së Arsimit rreth mësimit ...
Komentet te Vendimi për shkollat e Kamenicës, Kastrati-Nagavcit: Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko? Janë të Mbyllura
Problemet e gjumit kanë qenë prej kohësh një dukuri e përditshme për shumë njerëz, dhe një nga çrregullimet më serioze është pagjumësia. Ajo bën pjesë në një grup sëmundjesh të sistemit nervor. Karakterizohet nga vështirësia për të fjetur, gjumë shumë i lehtë dhe zgjim i shpeshtë gjatë natës me vështirësi për të rënë në gjumë përsëri. Ndahet në kalimtare ose afatshkurtër, të rastit dhe kronike, ose konstante. Kur për herë të parë kemi vështirësi në gjumë, zakonisht kërkojmë pilula. Sidoqoftë, në rastin e pagjumësisë së rastit dhe kronike, është shumë e rëndësishme të zbuloni se çfarë e shkakton në të vërtetë, sepse një numër problemesh shëndetësore mund të fshihen. Përdorimi ...
Komentet te Problemet e gjumit: 10 shenja që ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore për shkak të pagjumësisë Janë të Mbyllura
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar në detaje përpjekjet e tij për të siguruar votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Ai tha se ishte ai që ia ka siguruar votat vendimtare Osmanit dhe se këtë s’e ka bërë për asnjë lloj përfitimi, por për Kosovën dhe krijimin e institucioneve, njofton Klan Kosova. “Unë e mora një telefonatë dhe më thanë se duhet të kthehem se në ora gjashtë kur ishte caktuar seanca. Më thanë se ka mundësi që është gjetur vota e cila mungonte dhe unë duhet të kthehem gjithsesi. Ka qenë e vështirë për mua t’i lë fëmijët vetëm pa përkujdesje në aeroplan edhe pse unë e ...
Komentet te Pacolli: Në tre të natës e lajmërova Kurtin dhe Osmanin se i kemi votat për presidenten Janë të Mbyllura
Me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacioneve policore Qendra dhe Jugu, dy lokacione të ndryshme në rrugët “1 Tetori” dhe “Tahir Zajmi” në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri – një pushkë gjuetie dhe një revole CZ me 3 fishekë. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, njofton Policia e Kosovës në një postim në Facebook./KP ...
Komentet te Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës nesër mban mbledhjen e Kryesisë në ora 10:00, ka bërë të ditur Kuvendi përmes një njoftimi për media. Këto janë pikat e rendit të ditës: I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit, II. Përgatitjet për Seancë plenare: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave/KP ...
Komentet te Kryesia e Kuvendit takohet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës Janë të Mbyllura
Pas ndeshjes shumë të fortë dhe me shumë ngarkesë ndaj Malit të Zi, Kombëtarja e Kosovës ka kthyer fokusin te ndeshja e së dielës ndaj Suedisë. Suedia është nënkampione e botës. Udhëtimi për në Suedi është nesër, ndërsa Kombëtarja sonte ka mbajtur stërvitjen e radhës. Pavarësisht rezultatit në Suedi, ky është një cikël i suksesshëm kualifikues për Kosovën. /kp ...
Komentet te Hendboll/ Pas humbjes nga Mali i ZI, Kosova udhëton për t’u përballur me Suedinë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje nga takimet e tij të shumta gjatë vizitës dyditore në Bruksel, ku është takuar me zyrtarë evropianë, si dhe kreun e NATO-s, teksa ka komentuar edhe dokumentet e fundit që po qarkullojnë në media për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës në kryeqytetin evropian, i pari i Qeverisë së Kosovës është takuar me presidenten e KE-së Ursula von der Leyen, komisionarët për Zgjerim dhe Politikë e Siguri, si dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Kurti tha se këto takime u përqendruan në çështjen e pandemisë që Kosovën e ka goditur rëndë. Ai ka kujtuar se Kosova ka shpenzuar ...
Komentet te Kurti deklarohet për non-paper për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor Janë të Mbyllura