Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

CAPITAL T PARALAJMËRON PROJEKTIN E RI “RRUSHE”

ShowBiz
Reperi i njohur, Capital T, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do ta publikojë këngën e tij më të re.   Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram duke shtuar se në këtë këngë do të flitet për Kosovën dhe gjendjen e saj të tanishme. Kënga quhet “Rrushe” dhe do të publikohet më 5 maj në ora 17:00./KP   TË FUNDIT Capital T paralajmëron projektin e ri “Rrushe” JLo u shoqërua nga ish-partneri. Dy njerëzit më të pasur në botë janë sërish në “luftë” Eurovision 2021 do të përfshijë një audiencë me mbi tre mijë persona Bebe Rexha ka publikuar këngën ...
Komentet te CAPITAL T PARALAJMËRON PROJEKTIN E RI “RRUSHE” Janë të Mbyllura

Policia realizon planin në interes të shëndetit publik

Lajme
Policia e Kosovës edhe në këtë ditë vikendi, ka vazhduar realizimin e planeve konkrete që i janë dedikuar sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë. Sipas Policisë, janë duke u implementuar plane operative, përfshirë planin për ofrimin e sigurisë gjatë festës së 1 Majit, planin operativ për parandalimin e incidenteve kriminale në kryeqytet dhe në rrugën B në Prishtinë, si dhe vazhdimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel vendi me inspektorët e AUV, për zbatimin e masave anti COVID. “Vetëm duke respektuar masat anti COVID, mund të arrihet parandalimi i përhapjes së pandemisë, andaj të kontribojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e policisë/KP ...
Komentet te Policia realizon planin në interes të shëndetit publik Janë të Mbyllura

​Reali kryen obligimin, fiton dhe e shton presionin mbi Atletico Madridin

Sport
Real Madridi ka shënuar fitore në ballafaqim me Osasunën të cilën e mposhti me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën. Kjo sfidë ishte e vlefshme për xhiron e 34 të La Ligas dhe kështu lufta për titull në kampionatin spanjoll vazhdon të mbetet krejtësisht e hapur, përcjell KosovaPress. Fitoren e madhe skuadrës së Zinedine Zidane ia siguruan golat e realizuar nga Militao dhe Casemiro. Pas 34 ndeshjeve, Reali ka mbledhur 74 pikë, dy më pak se Atletico Madridi që është në vendin e parë dhe tri më shumë se Barcelona në vendin e tretë./KP ...
Komentet te ​Reali kryen obligimin, fiton dhe e shton presionin mbi Atletico Madridin Janë të Mbyllura

​Përplasjen fatale në kokë në mes të ringut, vdes mundësi Sumo

Sport
Një mundës japonez sumo ka vdekur një muaj pasi u hodh me kokë nga kundërshtari i tij gjatë një ndeshje. Ai qëndroi i pambikëqyrur për disa minuta, duke ngritur kështu shqetësime në lidhje me kujdesin e luftëtarëve. Video e mundësit Hibikiryu, 28 vjeç, i shtrirë përtokë për disa minuta pas incidentit nxiti kritika të gjëra dhe pyetje pse mjekët nuk ishin të pranishëm për ti dhënë ndihmën e parë. Mundësi i nivelit më të ulët, emri i vërtetë i të cilit ishte Mitsuki Amano, thuhet se kishte qenë në spital që nga incidenti i 26 marsit. Ai vdiq nga dështimi akut i frymëmarrjes, tha Shoqata Sumo e Japonisë në një ...
Komentet te ​Përplasjen fatale në kokë në mes të ringut, vdes mundësi Sumo Janë të Mbyllura

​Stërvitja më e madhe ushtarake nga 4 maj deri më 9 qershor në Shqipëri

Lajme Shqipëri
Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet dhe në Shqipëri, në 7 baza të ndryshme. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se stërvitja “Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri në 9 Qershor. Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa. Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende./KP ...
Komentet te ​Stërvitja më e madhe ushtarake nga 4 maj deri më 9 qershor në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Vendoset busti i atdhetarit Anton Çeta në Klinë

Lajme
Për nderë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, në qendër të qytetit të Klinës është bërë zbulimi i bustit të atdhetarit e pajtimtarit, profesor Anton Çetës. Në këtë organizim kanë marrur pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi, nënkryetari, Besim Hoti, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale përfaqësues të Asociacionit Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” nga Klina dhe Këshillit të Donatorëve nga Diaspora- Zvicër, mixha Halil Krasniqi, përfaqësues të OVL-UÇK, klerikë fetarë, personalitete të kulturës, politikës dhe qytetarë. Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, ndër të tjera tha se Anton Çeta e atdhetarët tjerë filluan misionin jetësor, pajtimin ...
Komentet te ​Vendoset busti i atdhetarit Anton Çeta në Klinë Janë të Mbyllura

​Panucci parashikon renditjen e top-4 të Serie-A në fund të sezonit

Sport
Christian Panucci beson se Juventusi do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, kështu që Milani, Napoli dhe Atalanta do të luftojnë për një pozitë e cila dërgon në këtë garë. Gara është tepër e ngushtë për këtë objektiv, derisa Interi pothuajse e ka siguruar tashmë titullin e kampionit. Atalanta është e dyta me 68 pikë, e ndjekur nga Napoli, Juventusi dhe Milani të gjitha me nga 66 pikë, përcjell KosovaPress. “Pavarësisht nga gjithçka, unë i shoh “Bianconerët” në katër të parët,” tha Panucci për “La Gazzetta dello Sport”. “Stefano Pioli me skuadrën e tij do ta luftojë me Atalantan dhe Napolin për ta kapur këtë objektiv.”, shtoi ai. Interi është ...
Komentet te ​Panucci parashikon renditjen e top-4 të Serie-A në fund të sezonit Janë të Mbyllura

Rihapet për vizitorë Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

Kult
Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka njoftuar se do të rihapet për vizitorë Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë. Me respektimin masave të rekomanduara nga Instituti i shëndetësisë IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19, Stacion-Qendra për Art Bashkëkohorë Prishtinë, rihapë ekspozitën e përhershme Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë. Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë ndodhet në rruga “Henrik Bariç 23”, kompleksi i Muzeut Etnografik në Prishtinë. Orari i vizitave: E premte – e shtunë, prej 11:00 – 14:00 Hyrja në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë është falas për të gjithë vizitorët./KP ...
Komentet te Rihapet për vizitorë Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Kërcënoi se do ta vras nënën e vet, një muaj paraburgim

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.S. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja. Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij të dëmtuarës E.S. deri sa e njëjta ishte me vajzën e saj, i njëjti kërkon 5 euro për të blerë birra, duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat do ta ...
Komentet te ​Kërcënoi se do ta vras nënën e vet, një muaj paraburgim Janë të Mbyllura

​Rezultatet nga ndeshjet e Superligës së Kosovës pas pjesës së parë

Sport
  Kanë përfunduar 45 minutat e para të tri ndeshjeve që po zhvillohet sot në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosvës. Drita që po lufton për titullin kampion është duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0, përcjell KosovaPress. Arbëria dhe Gjilani janë duke barazuar me shifrat 2-2 kurse Besa është duke e mposhtur Trepçën 89’ me rezultat minimal 1-0./KP ...
Komentet te ​Rezultatet nga ndeshjet e Superligës së Kosovës pas pjesës së parë Janë të Mbyllura