Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore. Plazhi nisi. Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhet e Ksamilit. Temperaturat e larta të fundjavës, ujërat e kristalta dhe qetësia i ka sjellë shqiptarët e Kosovës më herët në jug. “Do qëndrojmë 7 ditë. Kam ardhur me familjen dhe prindërit. Më pëlqen shumë uji, mikpritja”. Thonë se pandemia nuk i frikëson për të bërë pushime, por theksojnë se ende tregohen kujdesshëm. “Kemi pas kujdes dhe ende vazhdojmë por është shumë qetë dhe prandaj kemi ardhur pak më larg ...
Komentet te Shqiptarët e Kosovës pushime në jug ende pa nisur sezoni Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 160 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste ...
Komentet te 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Presidentja Osmani ka thënë se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh. “Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, ka thënë Osmani. Më tej, në urimin e saj, presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit ...
Komentet te Osmani uron besimtarët ortodoksë për Pashkët Janë të Mbyllura
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett duke uruar ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës, ka thënë se kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat. “Urime dita e Pashkëve të gjithë pjestarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Ndërsa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat.” – Ambasadori Kosnett në Tëitter:/KP ...
Komentet te Kosnett: Kjo ditë na kujton fuqinë e këmbënguljes së kosovarëve Janë të Mbyllura
Komuniteti i biznesit dhe opozita vlerësojnë se Qeveria ka ngecur në zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetjes së sektorit privat por edhe punëtorëve që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Madje, parashohin që nëse vazhdon neglizhenca qeveritare dhe trendi me virusin korona, rikuperimi ekonomik do të jetë vështirë i arritshëm në dy vitet e ardhshme. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga qeveria e re që në kuadër të rishikimit të buxhetit për këtë vit, të hartojë një program të rimëkëmbjes ekonomike që është i zbatueshëm për mbështetje të bizneseve dhe punëtorëve. Kryetari Rukiqi shprehet ...
Komentet te Ngec zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje, Qeverisë i kërkohet pako të re Janë të Mbyllura
Gjykata Specaile ka refuzuar që ta lirojë që të mbrohet në liri ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësit tjerë ushtarakë të kësaj ushtrie. Por, në vendimin e publikuar së fundmi, të akuzuarve u hapet një rrugë tjetër për t’u mbrojtur në liri në të ardhmen, raporton Express. Sipas gjyqtarit Kai Ambos, nëse të akuzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm dhe të mbrohen në liri. Një artikull i vitit 2001, dëshmon për kohën kur Hashim ...
Komentet te Kur Thaçi u shkruante ndërkombëtarëve për të kërkuar lirimin e Kurtit nga burgu Janë të Mbyllura
Një i mitur duke vozitur automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku si pasojë lëndime ka pësuar vetë i dyshuar dhe pasagjeri i tij. Vet-aksidenti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar. Rasti është duke u hetuar. /KP ...
Komentet te I mituri rrokulliset me veturë, dy të lënduar Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 924 tiketat në bazë të ligjit Covid-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1057 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale./KP ...
Komentet te 924 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid Janë të Mbyllura
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në fshatin Preoc të Graqanicës, pasi që në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njëri është ndaluar për tretman nën përkujdesjen e policisë. Ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te Përleshje në Graqanicë, arrestohen dy shtetas të huaj Janë të Mbyllura
Britania e Madhe e ka kaluar periudhën e pandemisë, tha kryeepidemiologu britanik në “King’s College” të Londrës, Tim Spector, për Sky News. “Tani, ne kemi një nga normat më të ulëta në Europë. Gjatë javës së fundit, ato kanë rënë me rreth 10% dhe rreziku mesatar për dikë që të ketë COVID-19 simptomatik është me të vërtetë i ulët për momentin”, shtoi Spector. “Duket se kemi kaluar periudhën pandemike dhe po kalojmë në atë që e quajmë periudha endemike, ku kemi nivele të ulëta të infeksionit dhe shpërthime të herëpashershme që nuk përhapen në pjesën tjetër të popullsisë dhe ku rreziku i përgjithshëm është i ulët”, sqaroi ai. Të dhënat ...
Komentet te Ekspertët: BM e ka kaluar periudhën pandemike Janë të Mbyllura