Sindikata e punëtorëve të Aeroportit të Ndërkombëtar të Prishtinës ka protestuar më 1 Maj, në Ditën e punëtorëve. Përmes një marshimi deri tek Qeveria e Kosovës, punëtorët kërkuan një trajtim më të dinjitetshëm. Me pankarta “Ne nuk jemi rob, jemi punëtorë”, “Stop Diskriminimit” u kërkua edhe ngritja e pagës minimale. Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi tha se punëtorët e sektorit privat janë në situatë të rëndë./KP ...
Komentet te Punëtorët e Aeroportit kërkojnë ngritje të pagës minimale Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Punëtorët në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme në pagë, siguri në vendin e tyre të punës dhe mungesë të respektimit të të drejtave të tjera të tyre, vlerësojnë kështu përfaqësues të punëtorëve dhe hulumtues të fushës. E përhapja e Covid-19 në Kosovë dhe kriza e shkaktuar si pasojë e pandemisë veç sa ka thelluar problemet e punëtorëve. Shumë persona humbën vendin e tyre të punës gjatë pandemisë, disa përgjysmuan orarin e të tjerë punuan nga shtëpia, duke u krijuar kështu një realitet i ri, i vështirë si për punëtorët ashtu edhe për bizneset. Në një përgjigje për KosovaPress, Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon të dhënat se deri në ...
Komentet te Pandemia thellon problemet e punëtorëve Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate përmes një aktiviteti ka shënuar 1 majin ditën e punëtorëve. Duke listuar pesë supermarkete më të mëdha në Kosovë, socialdemokratët po vlerësojnë se punëtorët në sektorin e shitjes me pakicë janë më të shtypurit. Pasi e vendosën një baner gjigand me emrin e këtyre supermarketeve, Nol Nushi nga PSD kërkoi nga qeveria Kurti përfshirjen e këtyre në punëtorë esencialë./KP ...
Komentet te PSD: Punëtorët në sektorin e shitjes me pakicë më të shtypurit Janë të Mbyllura
Rënia e të të infektuarve me koronavirus në nivel vendi, ka ndikuar që edhe në Klinikën Infektive të bie numri i personave që kërkojnë hospitalizim, por në këtë Klinik COVID pacientët e spitalizuar ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shumica kanë nevojë për oksigjenoterapi. Infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti në një intervistë për KosovaPress, ka folur për variantin e ri indian që ka prekur shumë vende të botës. Derisa ka thënë se ditëve të fundit në këtë klinikë gjendja është më e qetë dhe se aktualisht janë të shtrirë 86 pacientë të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore. Ahmeti: Ka numër më të vogël të të hospitalizuarve ...
Komentet te Në Infektivë bie numri i pacientëve, Kosova së shpejti mund të preket nga varianti indian Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 883 gjoba për shkelësit e masave antiCovid-19. Policia kohëve të fundit ka shtuar patrullimet në nivel vendi, ku së bashku me inspektoratet përkatëse komunale po bën përpjekje të vendosë rend dhe ligj sa i përket pandemisë Covid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve policia ka shqiptuar 1147 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor. Ka arrestuar 26 persona dhe dërguar në mbajtje 10 persona. Kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 me dëme materiale./KP ...
Komentet te 883 gjoba brenda ditës për shkelje të masave antiCovid Janë të Mbyllura
Njësitet e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e cigareve në rajonin e Mitrovicës. Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare. Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës. “Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, thuhet në komunikatë./KP ...
Komentet te Parandalohet kontrabanda e cigareve në rajonin e Mitrovicës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë shenja që s’do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, ani pse ditë më parë departamenti i shtetit Amerikan tha se administrata e re Biden mbështet të arriturat e zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar. Kreu i ekzekutivit këtë marrëveshje vazhdon ta sheh si një grumbull pikash, e jo marrëveshje merre ose lerë. Kurti: Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet “Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, u shpreh ai. Këtë qëndrim të Kurtin, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkon ta sqarojë ...
Komentet te Kurti jep shenja që s’do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, pritet të sqarohet në Kuvend Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një urdhëresë më të cilën sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi. Në urdhëresën e publikuar nga Ahmeti, thuhet se do të lejohen vetëm automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi” dhe të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente. Kjo bëhet përshkak të ndalimit të tollovisë në Parkun e Gërmisë dhe mbrojtjes nga Covid-19./KP ...
Komentet te Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi Janë të Mbyllura
Sot bëhen 31 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit. Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare. Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit. Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare. ...
Komentet te 31 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës Janë të Mbyllura
Javën e fundit në Kosovë kanë rënë rastet e të infektuarve me Covid-19. Por i lartë vazhdon të jetë numri i të vdekurve nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 pacientë humben betejën me koronavirusin. Duke e quar në 2 mijë e 173 numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Numri i rasteve aktive është 8 mijë e 841. “Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është ...
Komentet te 8 mijë e 841 raste aktive me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura