Greqia njoftoi shtrirjen e masave kufizuese me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve. Sipas njoftimit në gazetën qeveritare greke mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura./KP ...
Komentet te Karantinë 14 ditore për hyrjet nga Shqipëria në Greqi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se janë regjistruar gjithsej 2 941 ndërmarrje. Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2020) ka rritje për 2.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 27.26% të ndërmarrjeve të regjistruara. “Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 804 ndërmarrje të regjistruara (27.33%); Prodhimi me 344 ndërmarrje të regjistruara (11.69%); Ndërtimtaria me 340 ndërmarrje të regjistruara (11.56%); Akomodimi ...
Komentet te ASK: Regjistrimi i ndërmarrjeve ekonomike me rritje për 2.54 % Janë të Mbyllura
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e parë, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin. Sipas ASK-së, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. “Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, ku krahasuar me TM1 të vitit 2020, numri i pasagjerëve është zvogëluar për (-21.34%). Transporti i mallrave me tren në TM1 2021 ishte rreth 187 mijë ton, ku krahasuar me TM1 2020 është një rritje për 85%. Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2021 ...
Komentet te Rritet për 85 % transporti i mallrave me tren Janë të Mbyllura
Në Shqipëri moti sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zonat malore do të ketë edhe intervale të shkurtra me reshje të izoluara. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 26°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë./TCh/KP ...
Komentet te Fundjava në Shqipëri me diell dhe ulje të lehtë temperaturash Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e institutit./KP ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon sot 21-vjetorin e themelimit. Për shkak të gjendjes pandemike, nga AAK njoftojnë se kanë planifikuar një ngjarje me përmasa të lejuara, në respekt të rekomandimeve të IKSHPK-së. Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet në Parkun e Gërmisë, ku para mediave do të paraqitet themeluesi dhe kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është një parti politike e formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike. Në fillim, AAK-ja, ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në ...
Komentet te AAK shënon 21-vjetorin e themelimit Janë të Mbyllura
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri ...
Komentet te 105.375 persona me koranavirus që nga rastet e para në Kosovë Janë të Mbyllura
Janë bërë 22 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve. Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit. Për t’i nderuar viktimat do të jetë në Studime sot edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj. /KP ...
Komentet te 22 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë Janë të Mbyllura
Nëse dëshironi të keni jetë të shëndetshëm, atëherë gjithsesi duhet të keni gjumë të mirë dhe të flini pa u zgjuar apo shqetësime të tjera. Gjumi është shumë i rëndësishëm për ta pushuar trupin dhe trurin, si edhe për të grumbulluar energjinë e nevojshme për ditën tjetër. Një faktor shumë i rëndësishëm për gjumin është ambienti i një dhome të errët. Gjithashtu përpiquni të shmangni “të kaltrën e lehtë” më pak se dy orë para se të shtriheni në krevat. Kërkimet nga Qendra Kërkimore sugjerojnë eliminimin e dritës nga celularët, tabletët, laptopët dhe ekranet në përgjithësi, pasi shumë prej nesh ajo na duket si dritë e ditës dhe na ...
Komentet te DHOMA E ERRËT PËR NJË GJUMË MË TË MIRË Janë të Mbyllura
Ka disa fakte se shega mund të përmirësojë kujtesën. Një studim i pacientëve kirurgjikë zbuloi se 2 gram ekstrakt shegë parandaluan mungesën e kujtesës pas operacionit. Një tjetër studim në 28 të rritur dhe të moshuarit të cilat ankoheshin nga kujtesa gjeti se 8 gramë (237 ml) lëng shege në ditë shënuan ndjeshëm përmirësimin e kujtesës verbale dhe vizuale. Studimet në minj gjithashtu sugjerojnë se shega mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjes Alzheimer./RTK ...
Komentet te SHEGA MUND TË NDIHMOJË NË PËRMIRËSIMIN E KUJTESËS Janë të Mbyllura