Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona. Hetuesi policor i aksidenteve të trafikut në Komunën e Pejës, Zaj Korxha tha se në një aksident mes Golf 6 dhe KIA, kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ka dëme të konsiderueshme materiale. Korxha: Pesë të lënduar në aksident Video; “Kemi marrë informatë për një aksident në fshatin Leshan, ka të bëjë mes dy automjeteve, një Golf 6 dhe një KIA, automjeti ka të bëjë me dëme të konsiderueshme materiale dhe me 5 persona të lënduar”, tha ai Si pasojë e këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe dhe tejkalimi i veturës ...
Komentet te Aksident në Leshan të Pejës, pesë persona të lënduar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur bashkimin kombëtar. Haradinaj ka thënë se nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohemi me Shqipërinë. Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë. Haradinaj: Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipëri “Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër Shqiptar…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen por së shpejti duhet të përballeshim me ...
Komentet te Haradinaj: Nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT. Sipas tij tanimë Komuna tani do të procedojë me nënshkrim të kontratave me subjektet fituese në përputhje me ligjin. Me këtë rast Tahiri ka uruar të gjithë vushtrriasit. Ky është postimi i tij i plotë: Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT. Komuna tani do të procedojë me nënshkrim të ...
Komentet te Zona Ekonomike në Lumadh merr “dritën e gjelbër”, Tahiri uron qytetarët Janë të Mbyllura
Me moton, “Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes” dhjetëra qytetarë kanë marshuar në rrugët e Prishtinës, në kuadër të 1 Majit-Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ata kërkuan drejtësi, barazi dhe solidaritet për gjithë punëtorët. Aktivistja Liridona Sijarina tha se klasa punëtore në këtë vit është më e varfër dhe nëpërkëmbur. Ajo adresoi edhe një padrejtësi, që sipas saj është për gratë punëtore. Sijarina; Klasa punëtore më e varfër dhe nëpërkëmbur “Ky maj i këtij viti është duke e gjetur klasën punëtore dukshëm më të ndjeshme, më të varfër dhe nëpërkëmbur. E kjo nëpërkëmbje po vjen prej shtetit dhe politikave të gabuara të cilat asnjëherë nuk po e vejnë në qendër punëtorin, ...
Komentet te Marshohet në Prishtinë për të drejtat e punëtorëve Janë të Mbyllura
Në Ditën e Punëtorëve pothuajse të gjitha sindikatat kërkuan rritjen e pagës minimale në 350 euro dhe përmirësim të kushteve të punës. Mirëpo kryeministri Kurti përmes një reagimi i është përgjigjur sindikalistëve duke thënë se pagën minimale do ta rrisin në 250 euro, si dhe do ta përjashtojnë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojnë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se për Qeverinë këto janë trashëgimi nga e kaluara dhe sfida që do t’i adresojnë çdo ditë të punës së tyre. “Ne do të punojmë që kjo histori e padrejtësive ...
Komentet te Kurti u përgjigjet sindikalistëve: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro Janë të Mbyllura
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Turistike në Ulqin. Në ditën hapjen e sezonit veror në këtë vend, Kosova dhe Mali i Zi po synojnë që të ndajnë përvojat dhe kapacitetet bashkërisht. Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga ka theksuar se nga sot është bërë hapja e sezonit veror në Ulqin. Hajdinaga: Ulqini i gatshëm për kosovarët “E cila mendoj se do të rezultojë së shpejti edhe me frytet konkrete. Jam i sigurt qe institucionet e jona hotelerike, gastronomike dhe të turizmit në përgjithësi dhe Ulqini si destinacion në përgjithësi është i gatshëm dhe gjithmonë ka shprehur dëshirën që të jetë në ...
Komentet te OHT dhe Drejtoria e Turizimit në Ulqin nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi Janë të Mbyllura
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës ka protestuar për shkak të gjendjes së rëndë̈ të punëtorëve të sektorit privat në vend. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve u kërkua trajtim i dinjitetshëm dhe barabartë të punëtorëve në sektorin privat dhe ngritje të pagës minimale në 350 euro. Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi se institucionet e reja duhet ta themelojnë Gjykatën e Punës dhe ta realizojnë kontratën kolektive. Azemi: Qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri deri më tani nuk bënë asnjë lëvizje për punëtorët e sektorit privat “Ne po punojmë me paga të cilat janë më të voglat në rajon. Po punojmë me paga për të cilat nuk po mundemi ...
Komentet te SPSPK: Nuk do të ketë pagë nën 350 euro Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti priti sot në vizitë miqësore ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein. Siç thuhet në kumtesën qeveritare në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë. Kryeministri Kurti e njoftoi Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë. “Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te Kurti takon ish-eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 187 raste të reja. Po ashtu gjatë 24 orëve të fudnit janë shëruar 456 pacientë. Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së: 456 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS ...
Komentet te 5 viktima dhe 187 raste të reja me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Është një politikë që e diskuton qdo qeveri gjatë mandatit qeverisës, por pa marr vendime rreth ndryshimit te saj. Varësisht nga ideologjia politike e partive, disa janë për ulje të pagës minimale, e disa për rritje te saj. Në Kosovë është problem i madhë niveli i pagës minimale. Paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon. Tjetër është se ka edhe diskriminim të moshës. Deri në moshen 35 vjet, është 130 euro, ndërsa mbi 35 vjet është 170 euro. Kjo pagë është vendosë pa asnjë debat publikë dhe pa analiza të mirëfillta ekonomike. Është dashur që paga minimale, pas analizave të shumta të vendos një pagë, e cila ...
Komentet te Prof.Ass.Dr. Artan HAZIRI: Paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon Janë të Mbyllura