Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Superliga e Kosovës, tabela pas 32 xhirosh dhe ndeshjet e mbetura për Prishtinën, Dritën e Ballkanin

Sport
Dje është mbyllur xhiro e 32 në Superligën e Kosovës, ku në garën drejt titullit, Prishtina dhe Drita e vazhduan me fitore. Ndërsa, Ballkani pësoi humbje nga skuadra e Drenicës. Prishtina morri kreun e tabelës pasi që mposhti Llapin në udhëtim me rezultat 3:1. Kurse, Drita i është rikthyer fitores, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 3:1. Kurse, Ballkani është ndalur nga Drenica, ku u mposht si mysafirë me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress. Pas 32 xhirosh, tabela kryesohet nga skuadra e Prishtinës me 69 pikë, që ka një më shumë se Drita që zë vendin e dytë. Ndërsa, top 4 e mbyllin Ballkani me 67 pikë dhe Gjilani me 47 ...
Komentet te ​Superliga e Kosovës, tabela pas 32 xhirosh dhe ndeshjet e mbetura për Prishtinën, Dritën e Ballkanin Janë të Mbyllura

​Von der Leyen: Ka ardhur koha të rifillojmë turizmin në BE

Lajme
Në afrim të pushimeve verore, Komisioni Evropian propozoi sot të lejojë hyrjen në BE për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinave anti-COVID-19 të autorizuara në nivelin Evropian, sipas një deklarate. Komisioni u propozon shteteve anëtare të lehtësojnë kufizimet aktuale mbi udhëtimet jo-thelbësore, të tilla si turizmi në BE, duke marrë parasysh progresin e fushatave të vaksinimit dhe zhvillimet në situatën epidemiologjike në të gjithë botën. “Komisioni u propozon shteteve anëtare të lejojnë hyrjen në BE për arsye jo thelbësore, jo vetëm për personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për njerëzit që kanë marrë dozën ...
Komentet te ​Von der Leyen: Ka ardhur koha të rifillojmë turizmin në BE Janë të Mbyllura

Fundjava e zgjatur, mbi 50 mijë kosovarë kaluan në Shqipëri

Lajme
Për Ditën Ndërkombëtare të Punës, që njihet si festa e 1 Majit, 53 mijë punëtorë kosovarë po e shfrytëzojnë pushimin në Shqipëri. Festa zyrtare e 1 Majit që ishte të shtunën dhe festa tjetër Pashkët ortodokse të dielën, për këto dy festa zyrtare në vikend, institucionet e shtetit do të pushojnë të hënën dhe të martën, raporton KosovaPress. Për këto katër ditë pushim, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë. “Të premten më 30 prill, kanë kaluar kufirin 17 mijë 939, të shtunën më 1 maj 23 mijë e 516 dhe më 2 maj të dielën 12 mijë e 133 ...
Komentet te Fundjava e zgjatur, mbi 50 mijë kosovarë kaluan në Shqipëri Janë të Mbyllura

​AGK: Institucionet të sigurojnë gazetarët dhe lirinë e shtypit

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajti një konferencë në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ditë të cilën e shënon nën moton “Blackout me” që ka për qëllim të paraqes së si do të dukej një ditë pa media. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjithashtu paraqiti sulmet e gazetarëve gjatë këtij viti dhe të viteve të kaluara. Në vitin 2020, në AGK ishin lajmëruar 6 kërcënime me jetë dhe 4 sulme ndaj gazetarëve. Ndërsa deri tani në vitin 2021 janë lajmëruar 4 kërcënime me jetë si dhe një sulm ndaj gazetarëve. Kosova ende vajton vdekjen dhe zhdukjen e 15 gazetarëve. Për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, anëtarja e bordit të ...
Komentet te ​AGK: Institucionet të sigurojnë gazetarët dhe lirinë e shtypit Janë të Mbyllura

Osmani uron gazetarët: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur konsideratën e saj për mediat profesionale e të guximshme. Osmani ka inkurajuar mediat ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. “Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon. Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të ...
Komentet te Osmani uron gazetarët: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve Janë të Mbyllura

​33 pacientë me Covid-19 në gjendje të rënduar shëndetësore

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, janë në trajtim 545 pacientë nga Sars- Cov-2. Sipas ShSKUK, 438 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. “Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 171 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 194 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 93 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), ...
Komentet te ​33 pacientë me Covid-19 në gjendje të rënduar shëndetësore Janë të Mbyllura

​Rukiqi: Për shpëtimin e Telekomit, bordi i ri duhet të merr vendime profesionale dhe jo të lehta

Ekonomi
Emërimet e bordeve në kompani publike dhe në agjenci të pavarura nga qeveria e re, kërkohet të jenë profesionale për shpëtimin e disa ndërmarrjeve të cilat janë buzë falimentimit dhe barrë financiare për ekzekutivin. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thekson se bordet që emërohen tash dhe ato që janë, e kanë detyrë ta sigurojnë qeverisjen korporatave në ndërmarrje dhe të ndalin çdo rrezik financiar për ndërmarrjen, raporton KosovaPress. Sipas Rukiqit deri tash disa borde ekzistuese nuk e kanë luajtur këtë rol, prandaj thotë se nëse nuk kryhen këto detyra nga bordet profesionale, vështirë të shpëtohen kompanitë, siç është edhe rasti i Telekomit të Kosovës. Rukiqi: Duhet vendime ...
Komentet te ​Rukiqi: Për shpëtimin e Telekomit, bordi i ri duhet të merr vendime profesionale dhe jo të lehta Janë të Mbyllura

Kundërshtohet testimi i mësimdhënësve, SBASHK-u thotë se nuk do të lejojë një gjë të tillë

Lajme
Ideja për një testim të mësimdhënësve po konsiderohet e gabuar dhe se nuk duhet të ndodhë. Në vend të kësaj propozohet që të shtohet numri i inspektorëve të arsimit në mënyrë që të bëhet vlerësimi i vazhdueshëm i performancës së mësimdhënësve. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, po edhe njohës të fushës së arsimit, thonë se testimi nuk do të prodhonte asnjë rezultat në ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë. Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet se a ka gjasa që të realizohet një testim i tillë dhe se a do të kishte ndikim tek ngritja e cilësisë në ...
Komentet te Kundërshtohet testimi i mësimdhënësve, SBASHK-u thotë se nuk do të lejojë një gjë të tillë Janë të Mbyllura

Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme kundër vetë demokracisë

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se një shtyp i gjallë, i lirë – një që informon publikun, fuqizon zërat e larmishëm dhe mban përgjegjësinë e zyrtarëve, është një përbërës thelbësor në çdo demokraci të qëndrueshme. Kosnett ka shkruar se gazetarët meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. “Kërcënimet dhe sulmet kundër tyre janë sulme kundër vetë demokracisë”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme kundër vetë demokracisë Janë të Mbyllura

​Haradinaj kujton masakrën në Bukosh të Suharekës

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në Bukosh të Suharekës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se të rënët për liri na obligojnë të kërkojmë pareshtur drejtësi. “Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb.Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar. Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj./KP ...
Komentet te ​Haradinaj kujton masakrën në Bukosh të Suharekës Janë të Mbyllura