Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Danimarka përjashton “Johnson and Johnson” nga programi i vaksinimit

Rajoni dhe Bota
Danimarka ka vendosur të mos përfshijë vaksinën e koronavirusit, të zhvilluar nga Johnson and Johnson, në programin e saj të vaksinimit, raporton gazeta daneze B.T. duke cituar burime të paemërtuara. Sipas Reuters, autoritetet shëndetësore daneze pritet të deklarohen rreth kësaj vaksine më vonë këtë javë./KP ...
Komentet te ​Danimarka përjashton “Johnson and Johnson” nga programi i vaksinimit Janë të Mbyllura

25 viktima dhe 62 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 572 teste të kryera janë regjistruar 62 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 133.871 janë shëruar, kurse 4.961 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 13.915 raste aktive me virusin korona./KP ...
Komentet te 25 viktima dhe 62 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura

AGK shënon Ditën e Lirisë së Shtypit, ka përkeqësim të klimës së të bërit gazetari në Kosovë

Lajme
Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka shënuar me një tryezë diskutimi, ku u tha se klima e të bërit gazetari në Kosovë është përkeqësuar viteve të fundit. Rënia për 8 vende në indeksin e lirisë së shtypit, u quajt si problematike dhe se duhet të merret seriozisht për mbrojtjen e punës së gazetarëve, ndërsa edhe pandemia COVID-19 u përmend si sfidë për punën e gazetarëve në Kosovë. Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina, tha se klima e të bërit gazetari në Kosovë është përkeqësuar, e ajo çka është raportuar nga “Reporterët pa kufij”, tha se veçse ka qenë e ditur. Begolli: Klima aktuale nuk ...
Komentet te AGK shënon Ditën e Lirisë së Shtypit, ka përkeqësim të klimës së të bërit gazetari në Kosovë Janë të Mbyllura

​Haradinaj: Është i humbur ai që kërcënon, shantazhon medien e lirë

Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se çdo ditë duhet të jemi përkrah gazetarëve në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë. Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Haradinaj me rastin e Ditës Botërore të Shtypit. “Sot të gjithë jemi gazetarë! Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lire”, është shprehur Haradinaj. Ai ka thënë se ...
Komentet te ​Haradinaj: Është i humbur ai që kërcënon, shantazhon medien e lirë Janë të Mbyllura

​COVAX: Marrëveshje për blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Moderna

Shëndetësi
Dispozitivi botëror COVAX do të ketë 500 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 të Moderna-s, pas një marrëveshjeje të nënshkruar me Aleancën për vaksinat (Gavi). Dozat e para do të livrohen në tremujorin e katërt të 2021, me një total prej 34 milionë doza të disponueshme në 2021 dhe deri në 466 milionë doza në 2022″, theksoi Gavi në një komunikatë të publikuar sot. Vaksina Moderna administrohet përgjithësisht në dy doza, edhe pse rekomandimet e reja parashikojnënjë dozë nëse pacienti ka kaluar COVID-19 së fundi. “Marrëveshja përmban gjithashtu mundësi që lejojnë marrjen e mundshme të dozave të vaksinave që janë të përshtatshme për variante të ardhshme”, theksoi organizata me qendrë në ...
Komentet te ​COVAX: Marrëveshje për blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Moderna Janë të Mbyllura

​Dy disiplina të reja në Federatën Aeronautike të Kosovës

Sport
Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) në bashkëpunim me klubin Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, zhvilluan për herë të parë javën Aeronautike të Kosovës, ku gjetën përkrahje edhe nga komuna e Obiliqit. Ngjarja u zhvillua në qytetin e Obiliqit, ku cilësohet si mundësi shumë e mirë për rininë tonë që të ndjek ëndrrat e tyre, dhe u inkuadruan edhe dy disiplina të reja në FAK, përcjell KosovaPress. Kryetari i klubit aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, Fanol Shala, ka hulumtuar se si zhvillohen këto gara në vendet e tjera, që në të ardhmen edhe pilotët kosovar të dronëve të jenë pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Disiplina e parë që u inkuadrua ishte ajo ...
Komentet te ​Dy disiplina të reja në Federatën Aeronautike të Kosovës Janë të Mbyllura

​Nesër fillon vaksinimi masiv në Tetovë

Maqedoni
Nga e marta duke filluar nga ora 08:00 deri 20:00, për çdo ditë, do të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve nga Tetova dhe rajoni i Pollogut. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e kominës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila ka shkruar se sot në sallën e mjekësisë në Tetovë realizohet simulimi dhe trajnimi i stafit shëndetësor i cili do ta realizojë vaksinimin. “Apeloj që qytetarët e paraqitur të respektojnë orarin për vaksinim, me qëllim që ky proces të vazhdojë pandërprerë dhe me efikasitet”, ka shkruar ajo. /KP ...
Komentet te ​Nesër fillon vaksinimi masiv në Tetovë Janë të Mbyllura

421 TË SHËRUAR DHE 101 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të ...
Komentet te 421 TË SHËRUAR DHE 101 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

​Solberg i shkruan Kurtit, Norvegjia përkrah aspiratën e Kosovës drejt BE-së

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila ka dhënë mbështetje të plotë të Norvegjisë për proceset e nevojshme të reformave dhe për ambiciet e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Kryeministrja Solberg e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke vlerësuar lart marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve në shumë fusha. Ajo shprehë besimin se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti. Kryeministrja e Norvegjisë thekson se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelës për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Ajo siguron mbështetjen ...
Komentet te ​Solberg i shkruan Kurtit, Norvegjia përkrah aspiratën e Kosovës drejt BE-së Janë të Mbyllura

​Komisioneri i zgjerimit nis vizitën në Ballkan, të mërkurën në Kosovë

Lajme
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd. Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanovic Batut”, njoftoi qeveria serbe. Të martën, zyrtari evropian do të ndalojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, sqaroi më herët KE. Në njoftimin e saj theksohej se Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst. Bashkimi Evropian është angazhuar në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër Covid 19 në ...
Komentet te ​Komisioneri i zgjerimit nis vizitën në Ballkan, të mërkurën në Kosovë Janë të Mbyllura