Qyteti i gurtë i Gjirokastrës këtë fundjavë u kthye në një nga destinacionet e vizitorëve vendas. E renditur përherë e më shumë si një ndër qytetet elitare të turizmit shqiptar, në Gjirokastër qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi shprehet se “Gjirokastra plot me vizitorë vendas këtë fundjavë, si paralajmërim i asaj që do të ndodhë gjatë këtij sezoni dhe më tutje. Vizioni ynë është për ta shndërruar qytetin dhe zonat përreth edhe në një destinacion fundjavash për ata që lëvizin brenda vendit”. Golemi bën të ditur se po punojmë me projektin ...
Komentet te Gjirokastra plot me vizitorë në fundjavë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nëse Bayern Munich vendos që të shes yllin e tyre, do të ishte drejt një klubi të Premier Ligës angleze. Destinacioni i radhës i Robert Lewandowskit mund të jetë Anglia, ku thuhet se agjenti i sulmuesit do të bëjë presion në krerët e “Bavarezëve” që t’i ofrojë sulmuesit polak një marrëveshje të majme, përndryshe agjenti i tij do të kërkojë një klub që mund t’i pranojë kërkesat e tyre, raporton “SportBild”. Sulmuesi 32 vjeçar vazhdon të jetë njëri nga golashënuesit më të mirë në botë, ku këtë sezon ka arritur që në 26 paraqitje në Bundesligën gjermane të shënojë 36 gola, përcjell KosovaPress. Kontrata aktuale e Lewandowskit me Bayernin skadon ...
Komentet te Premier Liga angleze destinacioni i mundshëm për Lewandowskin Janë të Mbyllura
Sulmuesi belg nuk dëshiron të largohet nga Serie A. Sulmuesi Romelu Lukaku nuk po planifikon që të largohet nga skuadra e Interit këtë verë, pas suksesit të klubit në ngritjen e titullit të Serie A, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Belgu ka treguar se është shumë krenar që është lojtar i Interit, dhe tani raportohet se do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm në Itali, pavarësisht interesimit të madh të shumë klubeve evropiane, përcjell KosovaPress. Këtë sezon, Lukaku e ka ndihmuar Interin drejt titullit të 19 në histori të Serie A, ku brenda 41 ndeshjeve, ai ka regjistruar 27 gola dhe nëntë asistime. Interesim serioz për shërbimet e belgut ...
Komentet te Lukaku i lumtur tek Interi Janë të Mbyllura
Për shkak të mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Policia e Kosovës po vazhdon që të gjobisë personat fizikë dhe juridikë. Vetëm në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 952 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. Ndërkohë që në vend ka rënë numri i rasteve pozitive me COVID-19. Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar për 160 rate të reja COVID-19 dhe vdekjen e pesë personave.KP ...
Komentet te Shqiptohen 952 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Janë të Mbyllura
Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të bëhet me rregullore të re më së largu deri në fund të sesionit veror. Grupi punues ka nisur punën për hartimin e saj, në kuadër të së cilës përfshihet edhe formimi i një trupi të ri të Kuvendit i quajtur “konferenca e kryetarëve”, që u jep rol vendimmarrës edhe shefave të grupeve parlamentare. Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës për vite me radhë nuk është miratuar, porse si duket këtë radhë ka vullnet për finalizimin e saj. Kështu beson kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili thotë se Kuvendi pritet të bëhet me rregullore të re para sesionit vjeshtor. Rrustemi: ...
Komentet te Këtë vit pritet miratimi i rregullores së re të Kuvendit (Video) Janë të Mbyllura
Një shtëpi në Malishevë është përfshirë nga zjarri ditën e diel. Në përdhesen e kësaj shtëpie gjendet furra e bukës e cila dyshohet të jetë shkaktare për zjarrin. Djali i pronarit të shtëpisë, duke u përpjekur të shuajë zjarrin ka pësuar lëndime trupore i cili më pas është detyruar të marrë tretman mjekësor. Sipas pronarit, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe zjarrfikësit te cilët kane lokalizuar zjarrin. /KP ...
Komentet te Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë Janë të Mbyllura
Si basketbollist ai ishte lojtar skuadre, si artist ishte i hapur për debate. Tani që po hyn në mandatin e tij të tretë si Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama duhet thënë se i ka harruar të dy. -Një reportazh nga Franziska Tschinderle, publikuar në gazetën zvicerane “Republik”- “Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Edi Rama në mikrofon. Të martën në mbrëmje në sheshin kryesor të Tiranës, Rama po qëndron në një foltore të rrumbullakët, pas tij statuja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu në kalë, përpara tij një masë e madhe me njerëz të ngazëllyer. Ai flet për një fitore historike, privilegjin për të udhëhequr Shqipërinë dhe për nënën e ...
Komentet te Reportazhi i gazetës zvicerane: Gjuajtja e tretë e Edi Ramës Janë të Mbyllura
Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë janë përfshirë në rrahje. Policia konfirmon se të gjithë të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te Përfshihen në rrahje pesë persona, shkak prona Janë të Mbyllura
Sot janë bërë pesë vite që kur Kosova u pranua me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA. Vendimi i madh për Kosovën ishte marr në Kongresin e Budapestit më 3 maj 2016 duke u thyer kështu izolimi i futbollit kosovar pas shumë përpjekjeve e angazhimeve nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë akterëve të tjerë nga fusha e sportit, përcjell KosovaPress. Me këtë rast, në këtë datë të rëndësishme për futbollin vendor, kryetari i FFK-së, iu është drejtuar me një letër urimi të gjitha klubeve, zyrtarëve të futbollit, lojtarëve, dhe anëtarëve të FFK-së duke i uruar për të gjitha ...
Komentet te Ademi uron për 5-vjetorin e pranimit në UEFA: Kemi bërë progres të madh në të gjitha aspektet Janë të Mbyllura
Policia në Gjakovë arrestoi një të dyshuar mashkull kosovar i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksident. Ai dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur çiklistin i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë në të njëjtin drejtim. Si pasojë e aksidentit çiklisti mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje/KP ...
Komentet te Vetura godet çiklistin Janë të Mbyllura