Policia ka konfiskuar 21 katalizatorë të veturave të ndryshme të cilat i ka hasur në veturën e një të dyshuari të cilën e kanë ndaluar për kontroll në fshatin Stanqiq. Në veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe 2 kilogramë duhan. Katalizatorët dhe duhanin i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /KP ...
Komentet te Policia konfiskon 21 katalizatorë të veturave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Bashkëpunimi dhe puna në grup janë aftësi të cilat sot kërkohen pothuajse nga çdo punëdhënës. Madje ndër pyetjet më të zakonshme në intervistat e punës janë në lidhje me këto aftësi, varësisht nga profesioni dhe pozita në të cilën kanë aplikuar kandidatët. Ka shumë arsye se përse është kaq e rëndësishme kjo për punëdhënësit, por gjashtë janë më kryesoret sipas “Sandler Training”. – Nxit kreativitetin dhe të mësuarit – Bashkon pikat e forta – Krijon besim – Mëson aftësi të zgjidhjes së problemeve – Promovon ndjenjë më të madhe të pronësisë (kontributit) – Nxitë marrjen e “rreziqeve të shëndetshme” Prandaj, nëse jeni person të cilit nganjëherë “i zbehen” këto aftësi, ...
Komentet te 10 shprehje frymëzuese për bashkëpunimin dhe punën ekipore Janë të Mbyllura
Ditëve të fundit janë raportuar shifra më të ulëta të rasteve ditore me COVID-19, megjithatë vendi numëron saktësisht 8307 raste aktive më këtë sëmundje. Vetëm në raportin e fundit të IKSHPK rezultuan 160 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste./KP ...
Komentet te Mbi 8300 raste aktive me COVID Janë të Mbyllura
Nëse po kandidoni për pozitën e menaxherit, kjo do të thotë që keni mbajtur intervista të punës edhe më parë, madje keni qenë të suksesshëm, sepse jeni pranuar në punë. Meqë nuk është hera e parë do ta keni një lloj lehtësie, krahasuar me kandidatët që aplikojnë për pozita të tjera. Por duhet ta keni parasysh se pothuajse të gjithë ata që aplikojnë për pozita menaxheriale të gjithë dikur patën marrë oferta pune pas intervistave. Kështu që a do të arrish të dallohesh në mesin e tyre? Akademi Pune jep disa këshilla të vyeshme sesi të përgatiteni para se të uleni në tryezën e takimit. Një intervistë për pozitën e ...
Komentet te Pyetjet më të shpeshta të intervistave për kandidatët e pozitave menaxheriale Janë të Mbyllura
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale. Sipas organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit. Me rastin e shënimit të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të ...
Komentet te Dita Botërore e Lirisë së Shtypit Janë të Mbyllura
Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit. Kryetari i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, i cili ishte i pranishëm në kongresin e UEFA-as, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e pati cilësuar si një arritje historike dhe një drejtësi të vonuar. “Një drejtësi e vonuar, por, duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës ne arritëm të pranohemi, kjo është një arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-as, ishin ...
Komentet te 5 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA Janë të Mbyllura
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira të cilat kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët. Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit. Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta. Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të ...
Komentet te Parashikimi i motit Janë të Mbyllura
Ëndrra të çuditshme janë vetëm njëra ndër to. A keni përjetuar diçka të pazakontë në shtatzëni, për të cilën miket tuaja nuk janë ankuar? Shumica e simptomave të rralla gjatë shtatzënisë janë plotësisht të padëmshme për shëndetin e nënës dhe foshnjës, por fakti që një numër i madh i nënave të ardhshme nuk i përjetojnë ato i bën ato paksa të frikshme. Shikoni cilët janë ata tregues më pak të njohur. Ëndrrat e shtatzënisë Ndonjëherë janë aq realiste saqë keni përshtypjen që ajo vërtet ndodh, ndërsa ndonjëherë janë aq të çuditshme dhe bizare saqë, derisa jeni duke ëndërruar, jeni të vetëdijshme që e gjitha është vetëm një ëndërr. ...
Komentet te 8 SIMPTOMA PËR TË CILAT AS QË DO T’JU SHKOJË MENDJA QË TREGOJNË SHTATZËNINË Janë të Mbyllura
Spinaqi është një nga perimet e gjelbra më të përdorura në gatime, e cila ka mjaft veti të mira shëndetësore. Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene. Spinaqi ka një sasi të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por ndikimin më të madh e ka në tru. Hulumtuesit nga Rush University në Chicago kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti. Ata analizuan 954 të moshuar për pese vjet me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve, të parët kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe ...
Komentet te PËRFITIMET SHËNDETËSORE NGA SPINAQI Janë të Mbyllura
Ndërsa numri global i njerëzve të vaksinuar rritet çdo ditë, është interesante të shihet se sa mbrojtje sigurohet nga një dozë e vetme e vaksinave Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, sipas të dhënave në dispozicion nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA). Sipas Business Insider, Britania e Madhe po shtyn dozën e dytë për deri në 12 javë në mënyrë që të vaksinohen njerëzit me dozën e parë sa më shpejt të jetë e mundur. Në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomanduan dhënien e një doze të dytë të vaksinës Pfizer 21 ditë pas dozës së parë dhe 28 ditë pas dozës së parë për ...
Komentet te Sa mbrojtje keni pas një doze të vetme të Pfizer, AstraZeneca, Moderna ose J&J? Janë të Mbyllura