Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të të rënëve në Bukosh të Suharekës. Në oborrin e shkollës së fshatit Bukosh, më 3 maj të vitit 1999, policia serbe kishte vrarë dhe masakruar 25 shqiptarë të këtij fshati dhe fshatrave tjera të komunës së Suharekës. Në prani të familjarëve të të rënëve, kryekuvendari Konjufca tha se martirët dhe dëshmorët do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë. “Martirët dhe dëshmorët kanë rënë që këta fëmijë, që po shoh sot këtu, të jetojnë të lirë”, tha Konjufca, duke shtuar se nuk do të reshtin së kërkuari drejtësi për të gjitha masakrat e kryera anekënd vendit. ...
Komentet te Konjufca: Të punojmë për ndëshkimin e kriminelëve serbë të luftës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryengritësit talibanë sulmuan një stacion ushtarak në provincën afgane të Farah dhe vranë të paktën shtatë ushtarë, thanë sot zyrtarët lokalë. Në një video-mesazh për mediat, Guvernatori i Farah Taj Mohammad Jahid tha se talibanët hodhën në erë një stacion ushtarak pasi hapën një tunel të gjatë 400 metra nga një shtëpi afër, njoftoi Reuters. Ai gjithashtu tha se rebelët kapën një ushtar. Nga ana tjetër, dy zyrtarë lokalë të cilët nuk donin të përmendeshin me emër thanë se dhjetëra ushtarë, përfshirë forcat elitare, u vranë në sulm. Një anëtar i këshillit të provincës, Kayer Mohammad Norzai, tha se rreth 30 njerëz u vranë në sulm dhe se baza ishte ...
Komentet te Talibanët sulmojnë një stacion ushtarak, të paktën shtatë viktima Janë të Mbyllura
Ju do të dëmtoni nëse përdorni sodë buke për të pastruar këto 6 artikuj. 1. Mobile druri Soda e bukës mund të jetë një mjet shumë i fortë për mobilet prej druri, dhe sigurisht që do të shkatërrojë shkëlqimin e sipërfaqes dhe kështu do t’ju lërë të pakënaqur. Për dru, është më mirë të përdorni produkte që janë të destinuara për atë qëllim. 2. Argjend “Edhe pse pastrimi i argjendit në ujë dhe sode buke është një mënyrë e shpejtë për t’u marrë me njollat e errëta, ky lëng mund të jetë shumë i fortë dhe kështu argjendi do të ndryshojë ngjyrën shumë më shpejt pas këtij lloj pastrimi”, thotë ...
Komentet te Asnjëherë mos i pastroni këto sende me sodë buke! Janë të Mbyllura
Më pak se një javë pasi prezantoi rregullin se “nuk ka politikë në punë”, kompania e teknologjisë “Basecamp” mbeti pa një të tretën e punonjësve të saj, përfshirë ata në pozicione më të larta. Basecamp është një kompani softuerësh që mbështet, ndër të tjera, inovacione të tilla si korniza e zhvillimit të uebit Ruby on Rails. Në blog, i cili ndërkohë është bërë i diskutueshëm, bashkëthemeluesi dhe CEO Jason Freud njoftoi një ndalim të “debateve shoqërore dhe politike” në sistemet e brendshme të mesazheve të Basecamp. “Ju nuk duhet të pyesni veten nëse mos pjesëmarrja do të thotë që ju jeni një bashkëpunëtorë ose që nëse merrni pjesë automatikisht do ...
Komentet te Ndaluan bisedat rreth politikës në kompani, mbeten pa një të tretën e punëtorëve Janë të Mbyllura
Mosndëshkimi ndaj sulmeve kundër gazetarëve është cilësuar si problematike në tryezën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Në tryezën e diskutimit që për temë kishte sfidat ndaj lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve, sigurisë së gazetarëve online dhe zbatimit të sundimit të ligjit në luftimin e mosndëshkimeve për krimet kundër gazetarëve, u tha se duhet të jetë prioritet trajtimi i rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve. Gazetari Betim Musliu tha se shpesh herë kërcënohen për punën që e bëjnë, e që tha se ka raste kur prokurorët nuk kanë reaguar dhe i kanë stopuar rastet. Musliu tha se brishtësinë ...
Komentet te Mosndëshkimi ndaj sulmeve të gazetarëve po cilësohet si problematike Janë të Mbyllura
Reperi i popullarizuar shqiptar, Ghetto Geasy, duket se ka nisur punën për një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, meqenëse në këtë rrjet social numëron mijëra njerëz. Siç shihet, ai ka filluar përgatitjet për këngën e re duke qenë se shfaqet në një studio muzikore. Megjithatë, Getoar Selimi (emri i vërtetë) nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këngës – nëse do të jetë bashkëpunim apo solo. “Me shokun”, ka shkruar ai./RTK ...
Komentet te GHETTO GEASY NIS PËRGATITJET PËR PROJEKTIN E RI MUZIKOR Janë të Mbyllura
Pas raportimit se Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garancë që ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, një veprim i tillë po kërkohet edhe nga Qeveria e Kosovës. Në një prononcim për lajmi.net, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se asnjëri nga krerët e UÇK-së nuk paraqet rrezik për drejtësinë. “Jam shumë i bindur se asnjëri nga krerët e UÇK-së, të cilët tani po përballen me akuza në Dhomat e Veçanta në Hagë, nuk paraqesin rrezik për drejtësinë, nëse do tu lejohej të mbrohen në liri. Të gjithë ata kanë treguar gatishmëri të përballen me drejtësinë”, ka thënë Mustafa. Tutje, ai ka thënë se ...
Komentet te MUSTAFA KËRKON NGA KURTI E OSMANI TË GARANTOJNË PËR KRERËT E UÇK-SË Janë të Mbyllura
Si pasojë e pakujdesisë së kontraktuesit të KK Prishtinë, në rrugën “Muharrem Fejza” qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi . Përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU” Prishtina” kanë dalë në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt. Pa ujë të pijshëm janë lagjja e Spitalit dhe Mati 1, njofton KRU “Prishtina”./RTK ...
Komentet te BANORËT E LAGJES SË SPITALIT DHE MATI 1 MBESIN PA UJË Janë të Mbyllura
Ambasadori rus në BE, Vladimir Chizov, ishte i ftuar sot në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, u njoftua në Bruksel. Përfaqësuesit e BE-së do t’i paraqesin ambasadorit rus “refuzimin dhe dënimin e vendimit të Moskës” për të ndaluar hyrjen e tetë shtetasve të BE-së në territorin e saj, duke përfshirë nënkryetaren e Komisionit Evropian, Vera Yurova. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi se ky është vetëm i fundit në një “seri incidentesh” që Rusia ka pasur në ditët e fundit me BE dhe vendet anëtare. “Kjo tregon vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar konfrontimin armiqësor. BE do t’i përgjigjet ...
Komentet te Ambasadori rus në BE u ftua në takim për shkak të incidentit Janë të Mbyllura
Republika Demokratike e Kongos njoftoi sot përfundimin e epidemisë Ebola, gjatë së cilës 12 njerëz u infektuan në lindje të vendit, gjashtë prej të cilëve vdiqën. Epidemia u vu nën kontroll me ndihmën e vaksinës Merck, e cila u mor nga më shumë se 1.600 njerëz që ishin në kontakt me pacientë të infektuar, si dhe njerëz të tjerë të rrezikuar, njoftoi organizata ndërkombëtare humanitare, joqeveritare Mjekët pa Kufij. Rastet e infeksionit ishin gjenetikisht të lidhura me epideminë Ebola, e cila zgjati nga 2018 deri më 2020 dhe gjatë së cilës më shumë se 2.200 njerëz vdiqën, raporton Reuters. Epidemia shpërtheu serish më 3 shkurt në qytetin e Butembo, afër ...
Komentet te Kongo shpall fundin e epidemisë së Ebola Janë të Mbyllura