Nisma Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosveprim në organizimin e mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë. Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi ka thënë se derisa ishte në opozitë Kurti kishte deklaruar që shteti i Kosovës duhet të koordinojë mbrojtjen e të pandehurve dhe se çështja e mbrojtjes së tyre është edhe punë qeverie, ndërsa tani, siç ka thënë Sherifi, derisa Kurti është në pushtet nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim. Në një konferencë për media, Nisma Socialdemokrate ka kërkuar që Kurti të realizojë ato që ka deklaruar sa ishte në opozitë. Sherifi ka komentuar fjalimin e Kurtit që ky i fundit kishte ...
Komentet te Mbrojtja e të akuzuarve në Hagë, Nisma akuzon Qeverinë Kurti 2 për mos veprim Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi sot raportin “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’, sipas të cilit institucionet e Kosovës në nivel lokal dhe qendror nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë të teknologjisë së informacionit. Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se mungesa e një strategjie për teknologji informative ka bërë që të mungojë edhe monitorimi në këtë aspekt. Ajo tha se në mungesë të kësaj strategjie janë bërë shpenzime të larta mbi 49 milionë euro. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ministria që ai drejton do t’i merr parasysh rekomandimet e dhëna. Ai bëri të ditur se ...
Komentet te Strategjia për teknologjinë informative do të jetë gati deri në qershor Janë të Mbyllura
Një ditë pas arritjes së 4680 vaksinave Pfizer, Kosovën e ka vizituar komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi. Ai ka qëndruar në sallën “1 tetori” për të parë nga afër procesin e rinisjes së vaksinimit antiCOVID-19, me ç’rast bëri të ditur se në qershor do të vijë dërgesa tjetër e vaksinave Pfizer. Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se nuk do të ndalen derisa të arrihet objektivi i vaksinimit 60 për qind të popullatës. Në një konferencë të përbashkët për medie, komisionari Varhelyi tha se do të punojnë me kryeministrin Kurti për të siguruar sa më shumë vaksina, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë përfundon pandemia ...
Komentet te Varhelyi premton më shumë vaksina për Kosovën Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të ...
Komentet te 310 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim ambasadorin bullgar në Prishtinë, Hristo Gudjev nga i cili ka marrë mbështetjen e shtetit të Bullgarisë si anëtare e BE-së dhe NATO-s për Kosovën, në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, si dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e shtetit bullgar për Kosovën dhe tha se Bullgaria është vend mik i Kosovës. Ai vlerësoi raportet e mira ekonomike dhe kërkoi që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve të rritet. Në takim u vlerësua edhe siguria e rajonit, ku u theksua nevoja për bashkëpunim të shtuar në mes të dy vendeve, në parandalimin e aktiviteteve nga akterë ...
Komentet te Kurti-Gudjev: Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Kosovës Janë të Mbyllura
Në veturën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, është shkruar “UÇK”. Mbishkrimi “UÇK” në veturën e ministres Gërvalla u bë nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD). Për aksionin ka shkruar në “facebook”, Dardan Molliqaj duke thënë edhe se Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është shpërfytyruar nga brenda dhe se Kosova nuk shkon pa UÇK-në. “Veturës së ministres së jashtme sot ia shkruajtëm mbishkrimin UÇK. Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në. Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se ...
Komentet te PSD-ja e shkruan “UÇK” mbi veturën e ministres Gërvalla Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka dalë në mbrojtje të shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla pas akuzave në adresë të kësaj të fundit për shkak të luftës së UÇK-së. Kurti ka thënë se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në, dhe se në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë “si pakkush tjetër”. “Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u ...
Komentet te Kurti në mbrojtje të Gërvallës: Ajo e mbron luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në Janë të Mbyllura
Sot, rreth orës 09:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, pas një pune intensive të stafit, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Zyrtarët korrektues gjatë kontrollimit të shëtitores së qendrës kanë vërejtur se në traun e shtyllës së metalit kishte të fshehur një pako të cigareve, në të cilën ishte fshehur një telefon “Nokia” dhe një kabllo për mbushjen e telefonit. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin ...
Komentet te Parandalohet futja e kontrabandës në QP Prishtinë Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se padia e Kosovës për gjenocid ndaj Serbisë mund të kryhet vetëm përmes një shteti tjetër, dhe kjo është Shqipëria. “A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë,” tha Vuçiq. “Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë dhe posa t’ju thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju e dini që ata po ju gënjejnë haptas – ata janë për ndryshimin e kufijve të Serbisë.” “Dhe pastaj ata thonë se ...
Komentet te Vuçiq-shqiptarëve të Kosovës: A po e kërcënoni Serbinë me gjenocid? Unë thjesht po ju paralajmëroj Janë të Mbyllura
Përpjekjet disashekullore të popullit shqiptar për liri dhe sakrifica më sublime e dëshmorëve i kanë dhënë vendit vlerën më madhështore, e që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kjo që duhet të ruhet e të mbrohet nga gjithsecili. Kështu ka deklaruar sot kryetari i komës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë seancës solemne të mbajtur për nder të Ditës së Dëshmorëve, me ç’rast shtoi se kushdo që mundohet të mohojë këtë vlerë nuk do të arrijë askund. Duke kujtuar kontributin e të gjithë brezave dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, Ramosaj tha se mbi to është ndërtuar edhe bashkëpunimi me shtetet aleate të NATO-s. Ai tha se populli i Kosovës ka ...
Komentet te Ramosaj: Liria është një vlerë që nuk ka çmim Janë të Mbyllura