Premier Liga angleze e ka konfirmuar që tifozët e ekipit mysafirë nuk do të lejohen brenda në stadium, në dy xhirot e fundit të sezonit 2020/21. Me masat e reja në Britaninë e Madhe, që nga 17 maji në stadium do të lejohen 10,000 tifozë për të shikuar ndeshjet e mbetura, përcjell KosovaPress. Sidoqoftë, tifozët mysafirë nuk do të lejohen që të hynë brenda në stadiumi, një vendim i marrë ky për arsye që mos të ketë rritje të rasteve me Covid-19. Përmes një komunikate zyrtare, Premier Liga e konfirmoi lejimin e tifozëve në stadiume, ku edhe u mësua që sezoni 2021/22 do të filloj edhe me fansat mysafirë. “Premier ...
Komentet te Tifozët mysafirë nuk do të lejohen në stadium në dy xhirot e fundit të Premier Ligës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se një person ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 92 të tjerë rezultuan të infektuar nga 2851 testime të kryera. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 842. Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: ...
Komentet te Një i vdekur dhe 92 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Bordi Mbikëqyrës i Facebook sot konfirmoi pezullimin e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump nga ai rrjet social, por i dha Facebook gjashtë muaj për të përcaktuar një “përgjigje proporcionale” për të ardhmen. Facebook ka pezulluar në mënyrë të papërshtatshme Trump pa afat, pa standarde të qarta, përfundoi komiteti, duke kërkuar një rishikim të vendimit. Komiteti vendosi që Facebook të merrte një vendim që do të ishte në përputhje me rregullat që zbatohen për përdoruesit e tjerë të platformës. “Facebook la pezullimin për një kohë të pacaktuar në fuqi dhe e përcolli të gjithë çështjen në Bordin Mbikëqyrës, me sa duket duke shpresuar që Bordi të bënte atë që nuk bëri,” ...
Komentet te Llogaria e Trump ende e pezulluar në Facebook, kërkohet një rishikim i vendimit Janë të Mbyllura
“Zonja e Vjetër” dëshiron që ta ketë në radhët e tyre mbrojtësin e Chelseat. Gjiganti italian Juventusi thuhet që po synon që të arrijë një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean, ku është duke e ofruar mbrojtësin brazilian Alex Sandro për atë italian Emerson Palmieri, raporton “Calcio Mercato”. “Zonja e Vjetër” po shpreson që ta shes Sandron për një shifër afro 29 milionë eurosh, por thuhet se “Blutë” e Londrës janë të hapur që ta përfshijnë Emersonin në marrëveshje, për ta zbritur çmimin, përcjell KosovaPress. Këtë sezon, Sandro ka qenë startues në vetëm 16 ndeshje të Serie A, kurse kontrata aktuale e tij me Juventusin do të skadojë në vitin 2023./KP ...
Komentet te Juventus dhe Chelsea afër shkëmbimit të mbrojtësve Janë të Mbyllura
Premier Liga ka anuluar kartonin e kuq të fituar nga futbollisti i Southampton Jannik Vestergaard për një faull ndaj Jamie Vardy në minutën 10 të ndeshjes së raundit 34 midis Southampton dhe Leicester. Vendimi fillestar i gjyqtarit për t’i dhënë Westergaard një karton të kuq ngriti shumë pluhur në Angli. Edhe pse Westergaard ndërhyri brutalisht në kyçin e Vardy, ai luajti topin i pari, kështu që disa argumentojnë se ndërhyrja e palejuar nuk duhej të ishte dhënë fare. Kjo është arsyeja pse Premier Liga ka vendosur të anulojë pezullimin e futbollistit të Southampton. Vardy shmangu dëmtimin, por nuk mund të mohohet se sulmi dukej brutal, si dhe që Westergaard me ...
Komentet te Anulohet kartoni i kuq që shkaktoi debatin e madh në Angli Janë të Mbyllura
Me rastin e 5 Majit – Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi disa vatra të rezistencës çlirimtare në Kosovë dhe nderoi dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e vendit tonë. Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi, ditën e sotme Konjufca e filloi me nderime në Prekaz, te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, për të vazhduar më pas në Kompleksin Memorial në Morinë. Pasi vendosi lule dhe nderoi të rënët, kryetari i Kuvendit vazhdoi për në Gllogjan, për të bërë homazhe në Kompleksin “Dëshmorët e Kombit”. Nderimin për heronjtë, kryekuvendari Konjufca e përmbylli në ...
Komentet te Konjufca: Themelet e lirisë dhe shtetit tonë qëndrojnë mbi sakrificën e dëshmorëve Janë të Mbyllura
Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar. Siç bëhet e ditur në kumtesën ministrore, ambasadori Sakar, i përcolli ministrit Mehaj urimet e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë Hulusi Akar. Duke e uruar personalisht për detyrën e ministrit, ambasadori Sakar i premtoi ministrit Mehaj se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saj. Nga ana e ...
Komentet te Ministri Mehaj falënderon Turqinë për përkrahjen e FSK-së Janë të Mbyllura
Kanë përfunduar tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 32, ku Prishtina ka mposhtur me rezultat të thellë Besën e Pejës, e derbi i qytetit të Gjilanit doli pa fitues, ku të dy skuadrat ndanë pikët e barabarta. Prishtina ka zhvilluar sot ndeshje si mysafire kundër Besa Pejës, ku e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0, Feronikeli shënoi fitore kundër Trepçës ’89 me rezultat të njejtë si ndeshja e parë 3:0, dhe derbi i qytetit gjilanas mes Gjilanit dhe Dritës nuk nxjerri fitues, ku rezultati pas 90’ minutave lojë ishte i barabartë 1:1, përcjell KosovaPress. Me fitoren e sotme, Prishtina vazhdon ...
Komentet te Derbi gjilanas pa fitues, Prishtina vazhdon të kryesojë Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, ku pas takimit në një konferencë të përbashkët për media tha se Greqia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se gjatë vizitës së Bakoyannis në Prishtinë do të diskutojnë edhe për reformat në të dyja qytetet dhe se do të shohin për mundësinë e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Ahmeti tha se Greqia po edhe Bakoyannis kanë konfirmuar se mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën. Ahmeti: Shteti grek dhe Bakoyannis e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën. “Prej që është bërë kryetar ka shprehur dëshirën që ...
Komentet te Kryetari i Athinës në Prishtinë: Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura
Institucionet publike qendrore dhe lokale të Kosovës nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë të teknologjisë së informacionit. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku u shqyrtua raporti “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit që ka të bëjë me të gjitha institucionet publike”. Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami tha se në mungesë të një strategjie për investime dhe koordinim të gjitha institucionet e kanë pasur të pamundur të monitorojnë investimet në këtë sektor. Sipas saj nevojitet që të jetë një institucion përgjegjës për investimet teknologjike që bëhen nga institucionet e Kosovës. Ajo tha ...
Komentet te Auditori i Përgjithshëm: Institucionet nuk siguruan qeverisje të mirë elektronike Janë të Mbyllura