Ta zëmë që shefi jua ka dhënë një detyrë. Meqenëse ka qenë diçka plotësisht e re ju jeni ndalë dhe keni menduar në detaje rreth saj. Pas kësaj keni rënë në përfundim që kjo nuk ishte një detyrë e duhur për ju. Mund të ketë shumë arsye të cilat ju kanë bërë të bini në atë përfundim. Ndoshta jeni duke u ngulfatur nga punët e tjera, ose thjesht keni menduar që nuk i keni ende ato aftësi që i duhen atij projekti. Këto arsye për t’ia thënë shefit, juve mund t’ju tingëllojnë në rregull, por a do të jetë e njëjta për atë? Arsyet e gabuara për t’i thënë shefit ...
Komentet te Si dhe kur duhet t’i thoni jo shefit? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të premten pritet që Qeveria e Kosovës të votojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, zbatimi i të cilit mund të nisë pasi të miratohet. Që prej formimit të qeverisë, ekzekutivi është kritikuar në vazhdimësi nga partitë opozitare për vonesë në prezantimin e programit qeverisës, derisa pjesëtarë nga shoqëria civile vlerësojnë se qeveria ka pasur mjaftueshëm kohë për hartimin e tij duke e theksuar të domosdoshme që i njëjti të reflektojë mbi nevojat e qytetarëve. Në fundjavën e dytë të muajit prill kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme ...
Komentet te Programi qeverisës pritet të votohet këtë të premte Janë të Mbyllura
Dhjetëra qytetarë të pakënaqur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, kanë vazhduar sot protestën e tyre duke ngritur tendë para kësaj ndërmarrje në Stantërg. Ata kërkuan sistemimin në punë të 154 ish-aplikantëve të cilët iu nënshtruan testit në konkursin e kësaj ndërmarrje, ndërsa u shprehën të vendosur se do të qëndrojnë në këtë vend deri në realizimin e kërkesës së tyre. Arsim Musa nga Këshilli organizativ protestues, duke përmendur fakte për parregullsitë gjatë pranimit të punëtorëve të rinj, tha se do të protestojnë në këtë formë dhe nëse brenda dhjetë ditësh problemi i tyre nuk zgjidhet, atëherë do të protestojnë para qeverisë në Prishtinë. Musa: Nëse nuk ...
Komentet te Të pakënaqurit me punësimet në Trepçë ngrisin tendë para minierës Janë të Mbyllura
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, sot gjatë ditës, ka zhvilluar takim virtual me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Manfred Raupp, profesor në Universitetin e Hohenheim në Gjermani. Rektori Sahiti falënderoi Wieland dhe Raupp për bashkëpunimin e gjertanishëm me Kosovën dhe UP-në, ndërsa theksoi gatishmërinë e universitetit për të iniciuar bashkëpunime konkrete me universitete gjermane. “Ne jemi të interesuar që të avancojmë UP-në dhe prioritet kemi fushën e hulumtimit shkencor. Në këtë fazë, UP është duke e parë mundësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Hohenheim, Universitetin e Erlangen dhe universitete të tjera perëndimore – bashkëpunimi me të cilët do të ...
Komentet te Rektori Sahiti dhe zëvendëspresidenti i PE bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit Janë të Mbyllura
Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve është organizuar Akademi përkujtimore për të gjithë dëshmorët e rënë. Me këtë rast, Ahmeti ka folur mbi luftën dhe sakrificën e popullit shqiptar, përkujtimin mbi dëshmorët dhe të rënët për lirinë që ne sot e gëzojmë, për të arriturat e shqiptarëve dhe barazinë si dhe për rrugën të cilën duhet ndjekur populli jonë dhe ai në rajon drejtë heqjes së kufirit mes tyre. “Sot bëhen 20 vjet ku përkujtohen dëshmorët e parë, përkujtohen dëshmorët nga të gjithë ne, me vizita në familje, varreza, por për shkak të situatës së ...
Komentet te Ahmeti: Të mos biem në grackë, s’ka arsye të ketë kufij midis shqiptarëve Janë të Mbyllura
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk e di arsyen se përse nuk po kthehen në Thesarin e Shtetit 2.1 milionët e vjedhura, derisa dihet se ato janë shpërndarë nëpër subjekte ekonomike dhe individë. Këto komente Bajrami i bëri në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike pas pyetje që adresoi anëtari i komisionit Eman Rrahmani, i cili parashtroi pyetje për Ministrinë e Financave rreth këtij procesi. Rrahmani: A është kthyer 2.1 milionëshi në Thesarin e Shtetit? “A keni marrë hapa edhe a kemi garanci se nuk do të ndodhin vjedhje të tilla ashtu siç ka ndodhur ky i 2.1 milionëshit dhe a është marrë diçka në ...
Komentet te Ish-ministrja Bajrami për 2.1 milionëshin e vjedhur: S’di pse nuk po kthehen ato mjete në Thesar Janë të Mbyllura
Hillary Clinton paralajmëroi për pasoja të rënda prej tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Ish-sekretarja e Shtetit tha për CNN se ekziston rreziku që talibanët të rifitojnë kontrollin. SHBA-ja synon ta përfundojë tërheqjen në një datë simbolike, 11 shtator, por talibanët e përmbysur nga pushteti në 2001, pas pushtimit të vendit nga forcat e udhëhequra prej amerikanet, kanë marrë zemër së fundi e kanë shtuar sulmet. “Ekzistojnë pasoja si të parashikuara, ashtu edhe të paqëllimshme të qëndrimit por edhe të largimit”, tha demokratja që ashtu si Biden, ka qenë mbështetëse e ndërhyrjes së SHBA-së në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Shefi i shtëpisë së Bardhë pretendon ...
Komentet te “S’po e kuptoni ç’po bëni”, Hillary Clinton del kundër Biden Janë të Mbyllura
Amsterdami ndalon reklamimin e këtij lloji të automjeteve në stacionet e metrosë në qytet. Reklamimi i makinave me motorë benzinë dhe naftë nuk lejohet më në muret e stacioneve të metrosë në Amsterdam, duke e bërë kryeqytetin holandez qytetin e parë në botë që ndërmerr një hap të tillë. Sidoqoftë, ndalimi vlen vetëm për produkte të caktuara pasi, sipas Partisë së Gjelbër, nuk është e mundur të ndalohet një brend i tërë. Kjo është arsyeja pse vetë vendimi ndjek iniciativën qytetare “Ndalimi i Reklamimit të karburanteve”. Vende të tilla si Belgjika, Kanada, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një ndalim të reklamave të makinave për disa kohë. ...
Komentet te Benzina dhe nafta si cigaret – ndalohet reklamimi i makinave Janë të Mbyllura
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar, së fundmi ka nisur së zbatuari planin operativ “Skuteri 2021”. Në kuadër të këtij aktiviteti, që nga data 28 prill, policia ka shqiptuar 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, ndërsa ka konfiskuar edhe 10 prej tyre në mungesë të dokumentacionit të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të ligjit mbi komunikacionin rrugor, ndërkohë që apelon te të gjithë drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, t’i respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor./KP ...
Komentet te Operacioni “Skuteri 2021” në Ferizaj, shqiptohen 22 gjoba Janë të Mbyllura
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në fund të mbledhjes së sotme ku nisi shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë ka caktuar mbledhjen e radhës më 6 maj, ku ftohet për dëgjesë presidenti Ilir Meta. “Në mbështetje të nenit 112/2 të rregullores së Kuvendit, ku thuhet se në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në komision, komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve. Dhe Presidenti i ka kërkua komisionit që të shprehet në Komision dhe si kohë i propozon Komisionit datën 10 maj”, ...
Komentet te Nisma për shkarkimin i Presidentit, Komisioni i Ligjeve fton Metën nesër në seancë dëgjimore Janë të Mbyllura