Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kryetarët e komunave mbështesin Kastratin për reformën në arsim

Lajme
Asociacioni i Komunave të Kosovës janë rreshtuar përkrah kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sa i përket reformës në arsim, çështje kjo që ka nxitur debat dhe polemika mes komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kjo pasi që Ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci ditë më parë mori edhe vendimin për të organizuar mësimin alternative të përshpejtuar për 441 nxënësit e fshatrave të Kamenicës. Për të cilin vendim Kastrati në një intervistë për KosovaPress e quajti “sjellje të papërgjegjshme dhe tendencioze”. Ndërkohë që Asociacioni i Komunave nëpërmjet një komunikate për media thonë se po përcjellin me shqetësim ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit lidhur me reformën ...
Komentet te Kryetarët e komunave mbështesin Kastratin për reformën në arsim Janë të Mbyllura

​Bislimi përsërit: Kur morëm detyrën s’kemi gjetur dokumente për dialogun

Lajme
Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë po raporton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, lidhur me vizitën në Bruksel. Ky i fundit ka thënë para anëtarëve të komisionit se për vizitën në Bruksel ka dërguar raport me shkrim krerëve të shtetit, kryetarëve të partive dhe atyre të komisioneve përkatëse. Por një të të tillë e kanë mohuar anëtarët e PDK-së. Ariana Musliu-Shoshi nga kjo parti ka theksuar se deri më tani po thuhet se nuk ka pasur dialog në Bruksel, por ata të cilët janë takuar atje, kanë shkruar ndryshe. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se nuk ka pasur dialog vetëm se ekipi ka ...
Komentet te ​Bislimi përsërit: Kur morëm detyrën s’kemi gjetur dokumente për dialogun Janë të Mbyllura

Ministri Mehaj raporton në Komisionin për Siguri

Lajme
Sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të raportoj ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Komisioni do të mbahet në ora 09:00. Ndërkohë që pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020-tës./KP ...
Komentet te Ministri Mehaj raporton në Komisionin për Siguri Janë të Mbyllura

​Sot rifillojnë gërmimet në Kizhevak

Lajme
Sot do të rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur gjatë së martës udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara. Ai ka bërë të ditur se gërmimet në Kizhevak të Serbisë do të përcillen nga ekspertët mjekoligjorë të Kosovës. “Sa i përket vazhdimit të gërmimeve në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, siç e kemi potencuar edhe më parë, ju konfirmojmë se nga nesër, datë 5 maj, do të rifillojnë gërmimet në këtë lokacion. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pra ekspertët mjekoligjorë ta Republikës së Kosovës do të vazhdojnë ...
Komentet te ​Sot rifillojnë gërmimet në Kizhevak Janë të Mbyllura

​OAK: Të mos dëmtohet zhvillimi ekonomik me pushime jologjike

Ekonomi
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të veprojmë ashtu siç vepron çdo vend Europian. Nëpërmjet një komunikate për media OAK thotë edhe se “Praktika e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare, sipas të cilit ‘Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët ...
Komentet te ​OAK: Të mos dëmtohet zhvillimi ekonomik me pushime jologjike Janë të Mbyllura

​Amerikani i parë që udhëtoi në hapësirë

Rajoni dhe Bota
Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 maj të vitit 1961, zhvilluan programin e quajtur Merkuri, ku Alan Shepard bëhet amerikani i parë që udhëton në hapësirë. Ai kreu një fluturim për 15 minuta, duke përshkuar jo një rrotullim të plotë përreth Tokës./KP ...
Komentet te ​Amerikani i parë që udhëtoi në hapësirë Janë të Mbyllura

​Sot Dita ndërkombëtare e mamive

Shëndetësi
Dita Ndërkombëtare e Mamive u festua për herë të parë më 7 maj 1991. Ideja për të pasur një ditë për të njohur dhe nderuar mamitë doli nga konferenca Ndërkombëtare e Konfederatës së Mamive në Holandë në vitin 1987. Çdo vit Konfederata Ndërkombëtare e Mamive paraqet një temë fushate për të siguruar thirrje motivuese për veprim për të gjitha mamitë që të përfshihen dhe të mbështesin punën tonë. Dita Ndërkombëtare e Mamisë është një rast që çdo mamitë individuale të mendojë për shumë të tjera në profesion, të bëjë kontakte të reja brenda dhe jashtë mamisë, dhe të zgjerojë njohuritë për atë që bëjnë mamitë për botën. Raporti i fundit ...
Komentet te ​Sot Dita ndërkombëtare e mamive Janë të Mbyllura

72 vjet nga themelimi i Këshillit të Evropës

Rajoni dhe Bota
Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tij. Ideologët më të mëdhenj të Këshillit të Evropës ishin Winston Churchill, Robert Shuman, Konrad Adenauer. Organizata ka 47 shtete anëtare, mbulon përafërsisht 820 milionë njerëz dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro. Këshilli i Evropës është një vëzhgues zyrtar i Kombeve të Bashkuara. Ndryshe nga BE, Këshilli i Evropës nuk mund të ...
Komentet te 72 vjet nga themelimi i Këshillit të Evropës Janë të Mbyllura

​Përkujtohet Dita e Dëshmorëve në Shqipëri

Shqipëri
Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri dhe si çdo vit tjetër, pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez. Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e atdheut. Në vitin 1923 ligjërohet vetëm ...
Komentet te ​Përkujtohet Dita e Dëshmorëve në Shqipëri Janë të Mbyllura

Superliga e Kosovës, derbi mes Gjilanit dhe Dritës

Sport
Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros 33. Pa dyshim që përballja më interesante e programit të sotëm do t’i takojë derbit mes Gjilanit dhe Dritës, përcjell KosovaPress. Po ashtu, edhe skuadra e Prishtinës do të zhvillojë ndeshje kundër Besa Pejës, ku “Plisat” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për ta vazhduar qëndrimin në krye të tabelës së Superligës së Kosovës. Pas 32 ndeshjeve, tabela kryesohet nga Prishtina që ka arkëtuar gjithsej 69 pikë, një më shumë se vendi i dytë Drita, ndërsa Top 4 e mbyllin skuadra e Ballkanit me 67 pikë në vend të tretë, dhe Gjilani në vendin e ...
Komentet te Superliga e Kosovës, derbi mes Gjilanit dhe Dritës Janë të Mbyllura