Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga pala mbrojtëse e të akuzuarve në Hagë për të ofruar garanci për mbrojtjen në liri. Ajo tha se nëse do të marrin një kërkesë të tillë natyrisht se do ta diskutojnë brenda kabinetit qeveritar. “Padyshim që ne si qeveri do ta diskutojmë, do të jemi në konsultime me kryeministrin. Deri më tash nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga mbrojtja e të akuzuarve. E dini qëndrimin që e kemi pasur e vazhdojmë ta kemi për Gjykatën Speciale. Sa i përket garancës, nëse e shohim amendamentimit dhe ligjit nuk është juridikisht e arsyetuar. Por, të shohim nëse do ...
Komentet te Haxhiu: S’ka kërkesë nga mbrojtja për t’iu ofruar garanci të akuzuarve në Hagë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kanë nevojë për mbështetje sa i përket rritjes së buxhetit për FSK-në dhe lirim nga doganat. Ai ka raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ku thënë se ndër prioritet e tij është fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile në FSK që sipas tij është e dobësuar. Në raportimin e tij të parë para deputetëve, Mehaj është përgjigjur edhe rreth mundësisë për shërbimin e obligueshëm ushtarak, për çka ka thënë se një plan i tillë nuk pritet të bëhet në dy vitet e para të qeverisjes. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka folur për objektivat e ministrisë të cilën e drejton ...
Komentet te Shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk është në plan për dy vitet e para të Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Pas debateve të shumta javëve të fundit në Kuvend e Kosovë për shpenzimet e RTK-së, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot ka formuar Grupin Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së. Grupi punues i votuar unanimisht nga Komisioni është i përbërë prej 5 anëtarësh: Visar Korenica nga VV, Yllëza Hoti nga VV, Mërgim Lushtaku nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK (në rast të refuzimit nga ana e Hotit meqë nuk ishte prezent, por i propozuar nga deputeti Pal Lekaj, zëvendësohet nga deputetja Duda Balje). Kryetari i Komisionit Armend Muja tha se janë dy qëllime kryesor për formatin e raportimit financiar të transmetuesit publik, sipas të cilit ...
Komentet te Muja: Formati i raportit financiar të RTK-së brenda 30 ditësh sqaron të gjitha paqartësitë Janë të Mbyllura
Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët që pati në Rinas, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për “Non-Paper”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Varhelyi tha se këto lajme nuk janë të vërteta, sepse të gjithë e dimë se ku do të na çonte ripërcaktimi i kufijve, ndërsa shtoi se asnjë person serioz nuk do ta shtronte në tryezë për diskutim këtë temë. “Është si një stinë ku ne po shohim që kanë lulëzuar dokumente të tilla. Është interesante kur dëgjojmë këto lajme, edhe pse jemi të bindur që nuk ...
Komentet te Varhely për “Non Paper”: Këto lajme nuk janë të vërteta Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se të premten do të votohet programi i Qeverisë Kurti. Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend. “Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo./KP ...
Komentet te Haxhiu: Të premten votohet programi i Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve në Deçan për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. Haradinaj dhe Ramosaj, të shoqëruar nga qytetarë të shumtë vendosën lule pranë lapidarëve të dëshmorëve Mentor Tolaj, Salih Çekaj, Beg Rizaj, Luan Haradinaj dhe pranë lapidarit të dëshmorëve Nagip Cacaj, Isa Kuçi, Valdet Kuçi, Bajram Rr. Goga dhe Himë Mushkolaj. Homazhe gjatë ditës së sotme do të ketë edhe pranë varreve të të gjithë dëshmorëve të kësaj komune./KP ...
Komentet te Haradinaj e Ramosaj bëjnë homazhe tek lapidaret e dëshmorëve në Deçan Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi derisa po raporton në Komisionin për Politikë të Jashtme ka deklaruar se nuk do të ketë dialog teknik, por politik. Ai para anëtarëve të komisionit ka përmendur disa nga parimet e dialogut, duke theksuar se nuk do të ri negociojnë marrëveshjet, nuk do të krijohet shtresë e re e qeverisjes në Kosovë dhe se nuk diskutohet për çështjet e brendshme. Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj ka pyetur Bislimin se çfarë mund të mendojë Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave, ndërkohë që krerët e shtetit flasin për korrupsion dhe krim. “A do të fillohet me dialog teknik apo politik. A do ...
Komentet te Bislimi: Naiviteti më i madh kishte me qenë nëse thuhet se në Kosovë s’ka korrupsion Janë të Mbyllura
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është formuar Grupi Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së. Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja tha se janë qëllimi kryesor për formatin e raportimit financiar të transmetuesit publik, siç tha ai raporti me qenë konform Ligjit për menaxhimin e financave publike. Po ashtu Muja tha se ky grup punues ka afat 1 muaj për me dalë me një version final për raportin financiar të RTK-së. Grupi punes i votuar unanimisht nga Komisioni është i përbërë prej 5 anëtarësh, Visar Korenica nga VV, Yllëza Hoti nga VV, Mërgim Lushtaku nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK (në rast të refuzimit nga ...
Komentet te Formohet Grupi Punues për raportimin financiar të RTK-së Janë të Mbyllura
Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë po vazhdon debati mes anëtarëve të opozitës dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi. Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se nuk është detyrë e emisarit Miroslav Lajçak që të informojë ekipin negociator. Bislimi tha se kjo është amatoreske. Duke iu referuar si ish-profesor, Shoshi tha se Bislimi nuk i kishte ligjëruar për dialog por për financa publike. Deputetja Time Kadriaj tha se është “marre” që të thuhet se nuk janë gjetur dokumente në sirtarë e të shkohet në Bruksel për t’u informuar. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga anëtarët e komisionit të mos flasin pa pasur informacione. “Mos flisni pa asnjë informatë. Edhe në raportin e ...
Komentet te Bislimi: Dialogu rinis në qershor, në Bruksel morëm vetëm informacione Janë të Mbyllura
Në sallën “1 Tetori” sot pritet të rinis procesi i vaksinimit me Pfizer, dozat e të cilës kompani për herë të parë kanë arritur gjatë së martës në Kosovë. Për të marrë vaksinën Pfizer në mëngjesin e së mërkurës është parë një interesim i madh i profesionistëve shëndetësorë. Para qendrës, pra në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë parë numër i madh i stafit shëndetësorë të cilët po vazhdojnë të presin për të marrë vaksinë Pfizer. Janë 4 mijë e 680 doza të vaksinë Pfizer që kanë arritur të martën në Kosovë, e të cilat janë donacion nga Bashkimi Evropian. Donacion ky i cili është pjesë e 95 mijë dozave ...
Komentet te Interesim i madh i stafit shëndetësorë për të marrë vaksinën Pfizer Janë të Mbyllura