Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Iker Casillas shtrihet serish në spital

Sport
Ish-portieri spanjoll Iker Casillas përfundoi përsëri në spital për shkak të problemeve me zemrën. Ish-portieri i Real Madrid dhe Porto u pranua në një klinikë në Madrid pasi ishte në pushim me miqtë. Ai bëri testet dhe u vërtetua se nuk pësoi një sulm të ri në zemër, siç ishte rasti në vitin 2019 gjatë stërvitjeve me Porto. Sidoqoftë, ai u mbajt në spital dhe gjendja e tij do të monitorohet nga afër. Ai e përfundoi karrierën e tij për arsye shëndetësore kur tha se kishte frikë për jetën e tij. “Pas një sulmi në zemër për një muaj kisha frikë të ecja, të flija ose të bëja ndonjë ushtrim ...
Komentet te ​Iker Casillas shtrihet serish në spital Janë të Mbyllura

Gjoshi: Kurti, Osmani dhe Gërvalla, treshja anti-Kosovë dhe anti-UÇK

Lajme
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, po i quan si anti-Kosovë dhe anti-UÇK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën, Përmes një statusi në Facebook, Gjoshi që njëherësh është edhe sekretar organizativ në PDK, ka thënë se Osmani, Kurti dhe Gërvalla janë duke shfrytëzuar kapacitetet shtetërore për të dëmtuar procesin e drejtësisë dhe luftës së drejtë për liri e shtet të Kosovës. Ky është statusi i tij i plotë: Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla Schwarz – treshja anti-Kosovë dhe anti-UÇK Në Qeverinë e Kosovës dhe në Presidencë ekziston kjo treshe e organizuar kundër shtetit të Kosovës dhe kundër UÇK-së. Kjo strukturë mendon njëjtë, ka qëllime të njëjta ...
Komentet te Gjoshi: Kurti, Osmani dhe Gërvalla, treshja anti-Kosovë dhe anti-UÇK Janë të Mbyllura

​Dhomat e Specializuara konfirmojnë: Kadri Veseli kthehet në Hagë

Lajme
Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Hagë, ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep për KlanKosova. “Sot, Kadri Veseli është transferuar pas në Hagë dhe ka arritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur ajo. Veseli ka qëndruar disa ditë në Kosovë, ku është liruar për vizitë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij./KP ...
Komentet te ​Dhomat e Specializuara konfirmojnë: Kadri Veseli kthehet në Hagë Janë të Mbyllura

​Ismajli inspekton punimet në fshatin Zborc

Lajme
Komuna e Shtimes po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj në fshatin Zborc është duke u punuar në rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimi i rrugëve në brendësi të fshatit. Për t’i përcjellë nga afër punimet, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, e ka vizituar fshatin Zborc dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve në asfaltimin e rrugëve. Me këtë rast, kryetari Ismajli ka shprehur edhe një herë përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit të Komunës për angazhim në kompletimin e infrastrukturës rrugore në tërë territorin e komunës së Shtimes./KP ...
Komentet te ​Ismajli inspekton punimet në fshatin Zborc Janë të Mbyllura

Meghan fiton procesin gjyqësor kundër tabloidit britanik

ShowBiz
Dukesha e Sussex fitoi një proces gjyqësor kundër tabloidit britanik Mail On Sunday për shkelje të së drejtës autoriale të një letre që ajo i shkroi babait të saj, pasi që gjykata vendosi se askush tjetër nuk ka të drejta mbi të. Meghan, 39, gruaja e Princit Harry, mori shumicën e proceseve gjyqësore në shkurt, por gjykatësi Mark Warby tha se çështja e autorësisë së letrës ende nuk ishte vendosur për shkak të përfshirjes së mundshme të sekretarit të saj të komunikimit, Jason Knauf, raporton Reuters. Gazeta pohoi se dukesha synonte ta bënte publike përmbajtjen e letrës dhe se ajo ishte pjesë e strategjisë së medias, pasi ajo punoi në ...
Komentet te Meghan fiton procesin gjyqësor kundër tabloidit britanik Janë të Mbyllura

​Gjermania mbështet konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Lajme
Ministrja, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendësshefin e misionit Joan-Axel Voss, me ç’rast u diskutua rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë. Në komunikatën ministrore thuhet se fillimisht, ministrja Haxhiu shprehu falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset përgjatë ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës. Ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Gjithashtu Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës ...
Komentet te ​Gjermania mbështet konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme Janë të Mbyllura

Michel uron Osmanin, premton mbështetje për Kosovën

Uncategorized
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga ana e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, me të cilën ai e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme. Në letrën e tij, presidenti Michel ka theksuar se është në interes të KE-së që ta shohë Kosovën duke përparuar në rrugën e saj evropiane. Ai ka premtuar mbështetje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Në këtë kontekst, Michel ka përmendur se BE-ja ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë COVID-19 nëpërmjet planit ekonomik dhe investues për këtë rajon të miratuar në tetorin e 2020-s./KP ...
Komentet te Michel uron Osmanin, premton mbështetje për Kosovën Janë të Mbyllura

​Turkish Airlines me fitim në tremujorin e parë pavarësisht COVID-19

Ekonomi
Turkish Airlines u bë një nga linjat e para ajrore të mëdha për të bërë një fitim këtë vit, pasi të ardhurat e ngarkesave e ndihmuan atë të kapërcejë një rënie të mprehtë të numrit të pasagjerëve të shkaktuar nga pandemia e virusit korona. Linja dhe linja ajrore turke kishte një fitim neto prej 61 milionë dollarësh në tremujorin e parë 2021, në kundërshtim me vlerësimet e analistëve që prisnin një humbje prej rreth 42 milionë dollarë, shkruan Daily Sabah. Në të njëjtën periudhë në vitin 2020, kjo kompani regjistroi një humbje prej rreth 240.3 milionë dollarë. Turkish Airlines gjeneroi të ardhura totale prej 1.8 miliardë dollarë nga janari deri ...
Komentet te ​Turkish Airlines me fitim në tremujorin e parë pavarësisht COVID-19 Janë të Mbyllura

​Kurti pas takimit me Várhelyi: Procesi i vaksinimit të intensifikohet para fillimit të verës

Lajme
Kurti pas takimit me Várhelyi: Procesi i vaksinimit të intensifikohet para fillimit të verës Pas ceremonisë së rifillimit të procesit të vaksinimit me Pfizer, donacion ky i Bashkimit Evropian, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë zhvilluar edhe një takim bilateral me Olivér Várhelyi, Komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim. Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i Zyrës së BE në Kosovë dhe Përfaqësues special i BE-së, ambasadori i BE-së Tomas Szunyog dhe Lazlo Andrejko, anëtar i kabinetit të Komisionerit. Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti e njoftoi komisionerin Várhelyi, për masat që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin e përhapjes së pandemisë ...
Komentet te ​Kurti pas takimit me Várhelyi: Procesi i vaksinimit të intensifikohet para fillimit të verës Janë të Mbyllura

​Pajtohen dy familje të hasmuara, Haradinaj: Të falësh është burrëri, nder e trimëri

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka njoftuar se familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi. Ai tha se falësh është burrëri, nder e trimëri! “Të falësh është burrëri, nder e trimëri! Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi. Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi. Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./KP ...
Komentet te ​Pajtohen dy familje të hasmuara, Haradinaj: Të falësh është burrëri, nder e trimëri Janë të Mbyllura