Blerta Deliu, deputete e PDK thotë se qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla janë të papranueshme dhe ndaj kërkon shkarkimin e saj. Debatet kanë nisur për shkak të disa qëndrimet kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit por edhe ndaj Rexhep Selimit që Gërvalla ka mbajtur kohë më parë. Gjatë intervistës për Euronews Albania, Deliu tha se ministrja e Jashtme do të duhet të luftojë për njohje të reja për Kosovën dhe jo të sulmojë themelet e shtetit të Kosovës. Qeveria Kurti ka fituar shumicë por kjo arrogancë që shfaqi sot është e pa kompromis. Ministrja e Jashtëm po sillet si një përfaqësuese jo e shtetit të Kosovës, ...
Komentet te DELIU: KURTI DUHET TA SHKARKOJË DONIKA GËRVALLËN, MBAJTI LINJËN E SERBISË Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Disa posterë me mbishkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në rrugë të Prishtinës. Nuk dihet se kush i ka vendosur këta posterë. Ndryshe, opozita ka reaguar ndaj ministres Gërvalla, për deklarata të mëhershme, kur pati thënë se disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë. Për këtë çështje u debatua sot në seancën e Kuvendit të Kosovës me Gërvallën që u kritikua nga partitë opozitare, e që më pas situata u tensionua duke iu afruar përleshjeve./RTK ...
Komentet te POSTERË KUNDËR DONIKA GËRVALLËS: “MINISTRE E KURTIT, DËSHMITARE E VUKÇIT!” Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është zhdukur nga skena publike, duke u fshehur mbrapa skandaleve të ministrave të tij. Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti herën e fundit në aktivitete politike është parë gjatë ndërhyrjes në zgjedhjet në Shqipëri.“Mungesa e vaksinave, mungesa e programit qeverisës, e transparencës për dialogun, ndarja e 11 milionë eurove për pagesën rrymës së serbëve dhe bizneseve të tyre në veri janë disa nga dështimet e para të plotësuara këto ditë edhe me skandalet e ministrave të tij”, ka thënë Hoxhaj. Deklarata e plotë e Enver Hoxhajt: Albin Kurti është ...
Komentet te Hoxhaj Kurtit: Kryeministër hije, je mbuluar nga skandalet e ministrave tu Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grliq-Radman, me të cilin pati një diskutim të hapur rreth vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira me shtetin kroat dhe bashkëpunimin më të ngushtë me përfaqësimin e tyre në Kosovë. Ministri Radman shprehu gatishmërinë e Kroacisë në vazhdimin e përkrahjes së saj për Kosovën në sfera të ndryshme, ndër të cilat u veçua integrimi evropian, duke pasur parasysh procesin dhe periudhën e anëtarësimit të Kroacisë në BE. Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi qeverinë kroate për donacionin prej 10 mijë vaksinash kundër COVID-19, duke theksuar se çdo sasi vaksinash e sjellë në këtë periudhë, ka vlerë ...
Komentet te Bislimi takohet me Radman, diskutojnë për raportet Kosovë-Kroaci Janë të Mbyllura
Dukesha 39-vjeçare Meghan Markle dhe burri i saj prej tre vjetësh, Princi Harry, së shpejti do të festojnë datëlindjen e dytë të djalit të tyre Archie, dhe si dhuratën më të bukur ai do të merr një motër të vogël e cila duhet të lindë së shpejti. Por sipas revistës New Idea, vajza, emri i së cilës është spekuluar për muaj, thuhet se tashmë ka lindur. Sipas tabloidit në numrin e tij të fundit, ish-aktorja filloi thashethemet për një lindje të parakohshme pasi ajo dyshohet se ishte parë duke u dërguar në spital me nxitim. Një burim për New Idea tha se menjëherë pas kthimit të Harry nga Britania, ku ...
Komentet te Meghan lind fshehurazi vajzën e saj? Janë të Mbyllura
Ministrja Gërvalla priti në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Alshamsi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi. Sipas komunikatës ministrore, Gërvalla falënderoi ambasadoren Alshamsi për kontributin dhe ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë në faza të ndryshme të shtetndërtimit, duke qenë shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës. Ministrja e vlerësoi në veçanti mbështetjen e dhënë në sektorët si ekonomia e shëndetësia. Me këtë rast, u theksua nevoja që të forcohet dhe thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik. ...
Komentet te EBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare Janë të Mbyllura
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar Qeverinë Kurti se po shantazhohet nga serbët në veri të vendit. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pas vendimit të Kuvendit për autorizimin e KOSTT-it që të paguajë 11 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore, tha se me këtë mënyrë ekzekutivi po shkel barazinë ndërmjet qytetarëve. Lekaj: Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët “Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga Serbët, përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet falë djersës së qytetarëve të Kosovës, nga ky veprim po krijohen një sërë dëmesh zingjirore. Me këtë vendim, Qeveria Kurti po pajtohet se nuk ka potencial të ...
Komentet te Lekaj pyet Qeverinë Kurti: Ku i morët 11 milionë euro, pensionistëve ia ndalët shtesat Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe të varri i vëllait të tij Luanit me rastin e24-vjetorit nga rënia heroike. Ai tha se nga Luani u ndan njëzetekatër vjet më parë pikërisht në datëlindjen e Nënës Rukë. “Nga Luani u ndamë njëzetekatër vjet më parë. Pikërisht në datëlindjen e Nënës Rukë’, ka shkruar Haradinaj. Po ashtu, ai tha heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen. ‘Kështu e ka jeta e shqiptarit. Gëzime e dhembje bashkë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen’, tha Haradinaj./KP ...
Komentet te Ramush Haradinaj përkujton 24-vjetorin e rënies së vëllait, Luanit Janë të Mbyllura
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar Qeverinë Kurti se po shantazhohet nga serbët në Kosovë. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet i aprovoi në Kuvend, 11 milionë eurove KOSTT-it për pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit. “Është e habitshme që Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët. Me këtë vendim qeveria po pajtohet të mos ndëshkojë shkelësit e ligjit të cilët keqpërdorin rrymën. Kjo rritë edhe koston e rrymës sepse obligohemi të blejmë energji”, tha ai./KP ...
Komentet te Lekaj: Qeveri Kurti po shantazhohet nga serbët (Video) Janë të Mbyllura
Policia rajonale e Pejës ka arrestuar sot një të dyshuar me inicialet L.L. (19) nën dyshimet për vrasje në tentativë. Rasti i tentim-vrasjes ka ndodhur më 24 mars 2021, rreth orës 22:20, në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, pas një zënke të çastit, ku personi tashmë i arrestuar kishte shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ai ishte dërguar më pas në QKUK-Prishtinë. L.L. deri më sot ka qenë në arrati dhe pas arrestimit, policia ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për ...
Komentet te Arrestohet një person për vrasje në tentativë Janë të Mbyllura