Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Manchester United është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Sport
Gjiganti anglez ka eliminuar skuadrën e Romës me rezultat të përgjithshëm 8:5. Skuadra angleze Manchester United është finalisti i parë i Ligës së Evropës, pasi në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Romës, ku brenda 180’ minutave rezultati i përgjithshëm ishte 8:5, përcjell KosovaPress. “Djajtë e Kuq” pësuan humbje 3:2 sot si mysafirë në stadiumin “Olimpico” kundër Romës, por kjo fitore nuk i mjaftoi “Giallorossëve” që të siguronin biletën për në finalen e këtij kompeticioni. Në finale, Manchester United do të pres fituesin e ndeshjes Arsenal kundër Villarreal, ku me rezultatin momental 0:0, skuadra spanjolle është shumë pranë kualifikimit./KP ...
Komentet te ​Manchester United është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve Janë të Mbyllura

​Villarreal kualifikohet në finale, eliminon Arsenalin

Sport
Ka përfunduar ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Villarrealit me rezultat të barabartë 0:0, ku skuadra spanjolle ka arritur të kualifikohet për në finale. Rezultati i sotëm nuk i ka konvenuar Arsenalit, pasi që në ndeshjen e parë, “Topçinjtë” pësuan humbje 2:1 në Spanjë, dhe kështu u eliminua nga Villarreali, përcjell KosovaPress. Në finale, skuadra e Unai Emery do të përballet me gjigantin anglez Manchester United, ku ky i fundit e eliminoi Romën me rezultat të përgjithshëm 8:5. Finalja e Ligës së Evropës do të mbahet në Gdansk të Polonisë, më datën 26 maj./KP ...
Komentet te ​Villarreal kualifikohet në finale, eliminon Arsenalin Janë të Mbyllura

Dyshohet për një mjet shpërthyes në një objekt në Prishtinë

Lajme
Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin’, ka thënë Ahmeti./KP ...
Komentet te Dyshohet për një mjet shpërthyes në një objekt në Prishtinë Janë të Mbyllura

Prof. Ass. Dr. Artan Haziri priti në takim z.Berat Mustafa nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës

Ekonomi Lajme
Rektori i Kolegjit “Pjeter Budi”, Prof. Ass. Dr. Artan Haziri, priti në debat kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, z.Berat Mustafa me studentët me temen “Prodhimet Vendore dhe rëndesia e saj për ekoniminë e Kosovës. U diskutua ndikimi i prodhimit vendor në ekonominë e Kosovës. Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të bizneseve tregtare në zhvillimin ekonomik të Kosovës, Z. Berat Mustafa, kërkoi që të ketë një zhvillim edhe më të madh të prodhimeve vendore në kompanitë prodhuese. Z. Berat Mustafa inkurajoj në veçanti studentët e ekonomisë që të kontribuojnë dhe zhvillojnë prodhimin dhe zhvilimin e ekonomisë së vendit. Kolegji “Pjetër Budi” nënudhëheqjen e Rektorit Prof. Ass. Dr. Artan Haziri, çdo ...
Komentet te Prof. Ass. Dr. Artan Haziri priti në takim z.Berat Mustafa nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës Janë të Mbyllura

​Cavani shuan shpresat e Romës (Video)

Sport
Veterani uruguaian është duke kaluar në një super formë, ku ka shënuar dy gola sot kundër Romakëve. Manchester United ka barazuar shifrat në 2:2 kundër Romës, kështu duke e thelluar rezultatin e përgjithshëm brenda dy ndeshjeve në 8:4, përcjell KosovaPress. Përsëri ishte sulmuesi Edinson Cavani, i cili nga një asistim i Bruno Fernandes në minutën e 68’ barazon rezultatin në stadiumin “Olimpico”. Golin e Cavanit e gjeni më poshtë./KP ...
Komentet te ​Cavani shuan shpresat e Romës (Video) Janë të Mbyllura

​Dy gola të shpejtë të Romës kundër Unitedit (Video)

Sport
Dzeko dhe Cristante kanë shënuar për ta kaluar në epërsi skuadrën romake. Skuadra italiane AS Roma ka kaluar në epërsi kundër Manchester United, ku për tre minuta ka arritur të shënoj dy gola të shpejtë, përcjell KosovaPress. Fillimisht ishte sulmuesi Edin Dzeko ai i cili në minutën e 57’ barazoi shifrat në 1:1, kurse në minutën e 60’ Cristante shënon për 2:1, për t’i kaluar romakët në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje. Rezultati momental brenda dy ndeshjeve është 7:4 në të mirë të “Djajve të Kuq”/KP Golat i gjeni më poshtë. Goli i Dzekos https://twitter.com/vinijohny/status/1390401139800166403 Goli i Cristantes ...
Komentet te ​Dy gola të shpejtë të Romës kundër Unitedit (Video) Janë të Mbyllura

​Arsenal – Villarreal, ky është rezultati i pjesës së parë

Sport
Asnjëra skuadër nuk e ka gjetur golin deri tani. Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Emirates” mes Arsenalit e Villarrealit, ku rezultati momental është i barabartë 0:0, përcjell KosovaPress. Arsenali kishte mundësinë që të kalonte në epërsi përmes sulmuesit Aubameyang, por gjuajtja e tij preku vetëm shtyllën, kështu duke lënë çdo gjë të hapur në këtë ndeshje. Me këtë rezultat momental, skuadra e Villarrealit do të kualifikohet në finale, ku me shumë gjasa do t’i pres gjiganti anglez Manchester United./KP ...
Komentet te ​Arsenal – Villarreal, ky është rezultati i pjesës së parë Janë të Mbyllura

​Cavani kalon United në epërsi

Sport
Djajtë e Kuq” me hapa të sigurt drejt finales së Ligës së Evropës. Skuadra e Manchester United ka kaluar në epërsi prej 1:0 kundër AS Romës, ku përmes një asistimi të mesfushorit Fred, Edinson Cavani shënon në minutën e 39’, përcjell KosovaPress. Rezultati momental brenda dy ndeshjeve është 7:2, ku siç shihet Manchester United e ka siguruar biletën drejt finales që mbahet në Gdansk të Polonisë. Golin e gjeni më poshtë./KP ...
Komentet te ​Cavani kalon United në epërsi Janë të Mbyllura

​Kurti kujton Luanin: Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona

Lajme
Kryeministri Albin Kurti në 24 vjetorin e rënies ka kujtuar Luan Haradinajn. Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas. Ky është statusi i tij i plotë: Në 24 vjetorin e Luanit Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për ...
Komentet te ​Kurti kujton Luanin: Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona Janë të Mbyllura

Kurti pranon letër urimi nga Michel: Pres përparimin e marrëdhënieve BE-Kosovë

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, ka marrë urime nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë. Ruajtja e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është prioritet dhe ne kemi interes të përbashkët të shohim Kosovën të përparojë më shpejtë në rrugën e saj evropiane, thuhet në letër urimin e Michel. Bashkimi Evropian ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbje ekonomike dhe integrim të rajonit, veçanërisht në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe nëpërmjet Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të miratuar në tetor të vitit 2020, vazhdon letër urimi. Presidenti Michel shkruan se me solidaritet dhe bashkëpunim, ekonomitë dhe shoqëritë tona do të rimarrin veten ...
Komentet te Kurti pranon letër urimi nga Michel: Pres përparimin e marrëdhënieve BE-Kosovë Janë të Mbyllura