Është lansuar përditësimi i platformës “EDI” të Administratës Tatimore të Kosovës(ATK) për deklarimin dhe pranimin elektronik të pasqyrave financiare nga ana e bizneseve. Me këtë rast ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori gjerman, Joern Rohde vlerësuan se kjo platformë për veç lehtësimit të krijimit të kushteve për biznese rritë edhe transparencën për palët e treta. Ministri Murati theksoi se digjitalizimi përveç që zvogëlon barrën administrative po ashtu kursen kohë dhe para për biznese, si dhe shton integritetin e deklarimit. Ambasadori Rohde theksoi se kjo platformë e mbështetur nga GIZ gjerman mundëson transparencën e plotë të pasqyrave financiare nga ana e bizneseve. U.D i drejtorit të ATK-së ...
Komentet te Lansohet platforma elektronike EDI për deklarimin e pasqyrave financiare Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputeti nga radhët e PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar ndaj akuzave Mimoza Kusarin-Lila, se ai e kishte ofenduar sot në seancën e Kuvendit, duke thënë se “zëdhënësja e përjetshme e pushtetit” e ka bërë këtë për ta hequr vëmendjen nga tentimi i Vetëvendosjes që ta heshtë dhunshëm opozitën në Kuvendin e Kosovës. “Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur ...
Komentet te Memli Krasniqi: Deklaratat e Kusari-Lilës, përpjekje për ta dëshmuar veten para Kurtit Janë të Mbyllura
Nisma Socialdemokrate ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla kundër UÇK-së, duke kërkuar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga ky post. Në një reagim për media, Nisma thotë se nëse Qeveria Kurti nuk e shkarkon Donika Gërvallën, atëherë sipas saj, bëhet e qartë se politika antiUÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie. Reagimi i plotë: Opinioni publik e njeh shumë mirë qëndrimin kundër UÇK-së që ka shprehur vazhdimisht Donika Gërvalla Schwartz. Qëndrimet personale të çdo individi hyjnë në kuadër të të drejtave të njeriut për të shprehur lirshëm mendimin e vet. Mirëpo, kur një person që vazhdimisht ka vjellë vrerë kundër luftës çlirimtare dhe ...
Komentet te Nisma kërkon shkarkimin e ministres Gërvalla Janë të Mbyllura
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, e në të cilën nuk po marrin pjesë deputetët e partive opozitare pas tensioneve që u zhvilluan në pjesën e parë të kësaj seance. Për shkak të mungesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), debati i thirrur nga ta për gjendjen në arsim është shtyrë për një seancë tjetër. Bogujevci: Në mungesë të iniciuesit të këtij debati, kjo pikë e rendit të ditës shtyhet Video “Në mungesë të iniciuesit të këtij debati, kjo pikë e rendit të ditës shtyhet dhe shqyrtohet brenda Kryesisë së Kuvendit”, tha ajo./KP ...
Komentet te Fillon seanca, mungon opozita(Video) Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i ...
Komentet te 346 TË SHËRUAR DHE 158 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Prizrenit, ku komplet rrjeti elektrik po vendoset nën tokë. Kjo do të mundësojë që qytetit të vjetër të Prizrenit t’i kthehet pamja e merituar, pasi me dhjetëra shtylla do të largohen përfundimisht nga atje, së bashku me të gjitha kabllot, përfshirë të operatorëve kabllor. Krahas qendrës, plani investiv parasheh që edhe rrugët përreth zonës turistike e deri tek Kalaja të bëhen me infrastrukturë të re energjetike nëntokësore. Vlera e këtij investimi që kap shifrën e rreth 600 mijë eurove, krahas futjes së kabllove nëntokë, përfshinë edhe vendosjen e komplet stabilimenteve të reja në dy nënstacione që do ...
Komentet te Qyteti historik i Prizrenit me rrjet elektrik nëntokësor Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi i ka quajtur të tepruara dhe të panevojshme deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Ai në një konferencë për media tha se nuk do të marrin pjesë në vazhdim të seancës së sotme. “Sot pamë veprime të dhunshme në Kuvend dhe dhunë në pamundësi të marrjes së fjalës në Kuvend. Kryesuesja e seancës po përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje për viktimizimin e saj. Nëse kjo sjellje vazhdon kështu Kuvendi po shkon drejt një tensionimi”, tha ai. Gashi nuk bëri të ditur nëse do të kërkojnë shkarkimin e ministres ...
Komentet te Arben Gashi i quan të panevojshme deklarimet e ministres Gërvalla në Kuvend Janë të Mbyllura
Në fshatin Belle të Deçanit është përuruar “Lapidari i Dëshmorëve”, për çka u tha se secili nga emrat e skalitur në këtë pllakë është shembull i jashtëzakonshëm i sakrificës. Në Ditën e Dëshmorëve, kryetari i AAK-së dhe i Deçanit, kanë kujtuar të rënët e këtij fshati, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kthehen në rrënjët e tyre. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kthimi te rrënjët për shqiptarët është identifikim. Secila nga trevat ku kanë jetuar shqiptarët, siç tha ai, ka histori. Haradinaj: Kthehuni në rrënjët tuaja “Ju ftoj që t’i kthehi rrënjëve tuaja edhe të ktheheni adresave tuaja të para të paraardhësve tuaj, ...
Komentet te Në Belle të Deçanit përurohet lapidari i dëshmorëve dhe martirëve Janë të Mbyllura
Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 ...
Komentet te Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura
Presidenti Joe Biden shprehu mbështetjen për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga ligjvënës demokratë dhe më shumë se 100 vendeve të tjera, por duke zemëruar kompanitë farmaceutike. Biden mbështeti një pezullim të përkohshëm – një përmbysje e dukshme e qëndrimit të mëparshëm amerikan- pas një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, pasuar menjëherë nga një deklaratë zyrtare nga negociatorja e tij kryesore e tregtisë, Katherine Tai. “Kemi të bëjmë me një krizë globale shëndetësore dhe rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 kërkojnë masa të jashtëzakonshme”, tha Tai në një deklaratë, disa orë pasi tha në një aktivitet të organizuar nga gazeta Financial Times: ...
Komentet te Biden rrëzon vendimin e Trump, mbështet pezullimin e patentës për vaksinat Janë të Mbyllura