Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Këshilli diskuton për problemin e kurdisjeve të mundshme në ndeshjet e futbollit

Sport
Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive dje ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku është adresuar ngjarja e fundit në ndeshjen e basketbollit, mes klubeve ‘KB Ponte’ nga Prizreni dhe ‘KB Peja’, por gjithashtu u shqyrtuar edhe kurdisja e mundshme në ndeshjet e futbollit. Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS –së, Daulina Osmani dhe në bazë të çështjes për diskutim, ka marrë pjesë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu. Sipas një komunikate të MKRS-së, rastet e dhunës në sport janë çështje që Këshilli i trajton me seriozitetin ...
Komentet te ​Këshilli diskuton për problemin e kurdisjeve të mundshme në ndeshjet e futbollit Janë të Mbyllura

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve letër Vitisë, shprehin shqetësimin për procesin e vaksinimit të qytetarëve

Shëndetësi
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovë i kanë dërguar letër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Përmes kësaj letre ata i kanë shprehur shqetësimin lidhur me procesin e vaksinimit. Tutje thuhet se derisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë thuhet se është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane. Nëpërmjet kësaj letre i është bërë thirrje MSh-së që punëtorët që kanë refuzuar të vaksinohet kur e kanë patur radhën, të vendosen në fund të procesit. Letra e plotë: Shoqata e të Drejtave ...
Komentet te Shoqata e të Drejtave të Pacientëve letër Vitisë, shprehin shqetësimin për procesin e vaksinimit të qytetarëve Janë të Mbyllura

Vazhdon ‘lufta’ Twitter-Trump, media sociale mbyll një llogari që shpërndate postimet e ish-presidentit

Auto Tech Rajoni dhe Bota
Twitter ka pezulluar një llogari që shpërndante poste nga platforma e re e komunikimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Një zëdhënës i kompanisë tha se llogaria @DJTDesk ka shkelur politikat e sigurisë nga shpërndarja e përmbajtjeve në “bashkëpunim me një llogari të pezulluar” , siç është adresa zyrtare e Trump. Trump u përjashtua nga platforma Twitter në Janar pasi ai shprehu mbështetje për ata që sulmuan Capitolin. Ai nisi platformën e tij të komunikimit të titulluar ‘From the Desk of Donald J Trump’ të martën., shkruan topchannel. Më poshtë gjeni edhe platformën e komunikimit të Trump. https://www.donaldjtrump.com/desk /KP ...
Komentet te Vazhdon ‘lufta’ Twitter-Trump, media sociale mbyll një llogari që shpërndate postimet e ish-presidentit Janë të Mbyllura

​7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19

Shëndetësi
2 mijë e 198 qytetarë në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Shifra këto që janë regjistruar që nga 22 marsi i 2020-tës kur edhe u raportua për vdekjen e parë si pasojë e infektimit me SARS CoV2. Në të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), deri më tash pra nga 12 marsi i 2020, në vend janë 106 mijë persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Aktualisht në vend janë 7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19. Ndërsa, vetëm në 24 orëshin e fundit në vend është raportuar për 3 vdekje dhe 158 raste pozitive. “Gjatë 24 orëve të ...
Komentet te ​7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Edhe sot mot me diell

Lajme
Të premten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parasheh që të shtunën të ketë rënie të temperaturave maksimale, kjo përshkak të rezistencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizini ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet ë lëvizin ndërmjet 16-26 gradë Celsius. “Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ...
Komentet te ​Edhe sot mot me diell Janë të Mbyllura

Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare.

ShowBiz
Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare.   Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera. Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora ...
Komentet te Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Janë të Mbyllura

​23 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Lajme
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi bie heroikisht Bahri Fazliu. Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja. Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Për nder të 23 vjetorit të rënies te varrezat e Dëshmorëve në Velani-Prishtinë, ora 12:00, do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tij./KP ...
Komentet te ​23 vjet nga rënia e Bahri Fazliut Janë të Mbyllura

​22 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Lajme
Sot mbushen 22 vjet nga “Epopeja e Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit. Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës. Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagje. Për nder të rënies heroike ...
Komentet te ​22 vjet nga “Epopeja e Çabratit” Janë të Mbyllura

Shtatë vjet nga vetë-rrëzimi i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës

Lajme
Sot mbushen shtatë vjet nga vetë-rrëzimi i qeverisjes PDK-AKR, si dhe vetë-shpërndarja e Kuvendit të Kosovës. Koalicioni PDK-AKR ishte prishur me iniciativën e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, por jo edhe me pëlqimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Këta të dy, bashkë me liderin e LDK-së opozitare Isa Mustafa vendosën të shpërndahet edhe Kuvendi, pas takimeve me presidenten e atëhershme Atifete Jahjaga. Me 90 vota për 4 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës mori vendim më 7 maj 2014 që të shpërndajë vetveten. Me këtë vendim, Kuvendi vendosi që të çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 8 qershor 2014. Mocioni ishte ngritur ...
Komentet te Shtatë vjet nga vetë-rrëzimi i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës Janë të Mbyllura

ZBULONI SA MIRË I BËNI TRUPIT TUAJ, NËSE PINI UJË TË NGROHTË

Lifestyle
Konsumimi i ujit të ngrohtë nuk tingëllon aspak këndshëm, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat rriten, por nëse lexoni si ndikon në organizmin tuaj, do ta mendoni sërish…   Ekspertët thonë se uji është më i dobishmi kur e pini të ngrohtë. Duke marrë parasysh sa para shpenzojmë për trajtime të shtrenjta bukurie, ne nuk i japim rëndësinë e duhur diçkaje kaq të thjeshtë sa pirja e ujit në mënyrën e duhur. Pastron lëkurën! Uji i ngrohtë mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit tuaj. Për shkak se pirja e ujit të ngrohtë rrit temperaturën e trupit, kjo ju bën të djersiteni. Nga ana tjetër, ju ndihmon të hiqni qafe ...
Komentet te ZBULONI SA MIRË I BËNI TRUPIT TUAJ, NËSE PINI UJË TË NGROHTË Janë të Mbyllura