Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë

Lajme
Hetuesit policor të stacionit me rroba civile, janë të përfshirë në planin operetiv për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve, ku kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë sot në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Ndaj personit të dyshuar : A.H . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku A.H. dyshohet të jetë i përfshirë./KP ...
Komentet te ​Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Policia rajonale e Prishtinës shqipton 11.184 gjoba dhe konfiskon 77 skuterë

Lajme
Policia e Rajonit të Prishtinës, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, nga data 26 prill 2021, ka filluar me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave. Vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11.184 gjoba. Për sa i përket planit që ka filluar nga data 26 prill e deri më sot janë shqiptuar këto masa: 77 skuterë të konfiskuar, masë administrative ndaj 44 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer, masë administrative ndaj 32 ...
Komentet te ​Policia rajonale e Prishtinës shqipton 11.184 gjoba dhe konfiskon 77 skuterë Janë të Mbyllura

Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID në vlerë 1.6 milionë dollarë

Lajme
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Philip S. Kosnett kanë nënshkruar sot amendamentin e marrëveshjes së grantit me USAID në vlerë prej 1.6 milionë dollarësh. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se kjo ndihmë ndërlidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vjetët e ardhshëm përmes të cilave synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive. Osmani: Ky amendament i Marrëveshjes së Grantit i sjell Kosovës 1.6 milionë euro “Kemi nënshkruar amendamentin e marrëveshjes mbi Grantin për Objektivat Zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Marrëveshja fillestare e grantit ...
Komentet te Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID në vlerë 1.6 milionë dollarë Janë të Mbyllura

​Caktohet Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, gati për fillimin e procesit gjyqësor

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë caktuar Trupin Gjykues në çështjen e Salih Mustafës. Ky lajm është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Dhomat e Specializuara, ku thuhet se Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit. Kjo është komunikatë e plotë: Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I. Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes ...
Komentet te ​Caktohet Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, gati për fillimin e procesit gjyqësor Janë të Mbyllura

​Kurti uron përfaqësuesit e komunitetit goran

Lajme
Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, priti në takime të ndara përfaqësuesit politikë, kulturorë e shoqërorë të komunitetit goran në Kosovë, me rastin e 6 Majit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit goran në Kosovë – Ditën e goranëve. Në një fjalë rasti, kryeministri Kurti ua uroi të gjithë pjesëtarëve të komunitetit goran në Kosovë këtë ditë. Kurti e vlerësoi të rëndësishëm rolin e komunitetit goran në forcimin e tolerancës dhe diversitetit në shoqërinë kosovare. Ai theksoi se e çmon lartë angazhimin e tyre në mbrojtjen e identitetit dhe ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve. Përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan kryeministrin Kurti për detyrën dhe ritheksuan ...
Komentet te ​Kurti uron përfaqësuesit e komunitetit goran Janë të Mbyllura

​PDK: Ndarja e mjeteve për rrymën në veri e kundërligjshme

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza po e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit për aprovimin e rekomandimeve lidhur me kërkesën e KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Përmes një konference për medie, Hamza tha se Qeveria Kurti po fshehët nga vendimmarrja. “Sot Kuvendi aprovoi për ndarjen e mjeteve shtesë për KOStT-in që ta paguajë energjinë elektrike në veri. Kjo është e kundërligjshme, Kuvendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrje”, tha ai./KP ...
Komentet te ​PDK: Ndarja e mjeteve për rrymën në veri e kundërligjshme Janë të Mbyllura

​Kurti kërkon ndihmën e Finlandës për vaksina

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Ambasadorja e uroi kryeministrin për formimin e qeverisë duke i dëshiruar sukses në qeverisje. Sipas komunikatës qeveritare kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kosovës e Finlandës. Ai e njoftoi ambasadoren lidhur me procesin e vaksinimit në Kosovë dhe përpjekjet e qeverisë për të siguruar vaksina, dhe u interesua për mundësitë e mbështetjes me vaksina nga Finlanda. “Në takim u bisedua për format dhe rrugët e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe zhvillimit ekonomik – me fokus në industrinë e përpunimit të drurit. ...
Komentet te ​Kurti kërkon ndihmën e Finlandës për vaksina Janë të Mbyllura

Kuvendi miraton kërkesën e KOSTT-it për rrymën në veri të Mitrovicës

Lajme
Me 61 vota “për”, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për të siguruar mjetet financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Në këtë seancë kanë munguar deputetët e partive opozitare, të cilët nuk janë rikthyer në seancë pas përplasjeve që kanë ndodhur në pjesën e parë të kësaj seance. Nënkryetarja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Jeta Statovci, tregoi se cilat janë rekomandimet të cilat si komision i kanë votuar me shumicë votash. Statovci: Autorizohet NP KOSTT të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat e vendit “NP KOSTT duhet ...
Komentet te Kuvendi miraton kërkesën e KOSTT-it për rrymën në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura

Nënshkruhet kontrata në mes komunës së Mitrovicës dhe FSK-së për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës

Lajme
Pas miratimit të propozim-vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore, sot në ambientet e kuvendit komunal, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan kontratën për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim nga FSK. Kjo pronë përfshin 191 hektarë dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore. Hapësira në fjalë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në./KP ...
Komentet te Nënshkruhet kontrata në mes komunës së Mitrovicës dhe FSK-së për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës Janë të Mbyllura

​Policia gjobit 12 motoçiklistë në Pejë

Lajme
Në kuadër të kontrollit të shtuar në komunikacion që nga fillimi i prillit, Policia e Kosovës sot në një operacion taktik në Pejë ka lëshuar fletë gjoba dhe larguar nga komunikacioni mbi dymbëdhjetë motoçikleta për mos regjistrim dhe për mos mbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë. Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë së implementuari planin operativ edhe në qytetet tjera të rajonit të Pejës, si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik gjatë tërë sezonit veror. Duke marrë parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, Policia ...
Komentet te ​Policia gjobit 12 motoçiklistë në Pejë Janë të Mbyllura