Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kurti e Vitia takojnë kryetarin e Athinës

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili e përgëzoi për zgjedhjen kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje. Kryeministri Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim. Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. U bisedua për gjendjen në ...
Komentet te Kurti e Vitia takojnë kryetarin e Athinës Janë të Mbyllura

​Therje me thikë në Suharekë

Lajme
Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e godit me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.  /KP ...
Komentet te ​Therje me thikë në Suharekë Janë të Mbyllura

​Haxhiu: Do të ndërmarrin masa për adresimin e dhunës në familje

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje, me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit, me ç’rast tha se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, për që do të ndërmarrin masa për adresimin e këtyre rasteve. Pas takimit me mbrojtësit e viktimave, Haxhiu tha se Qeveria Kurti e ka prioritet adresimin e dhunës në familje. “Do të angazhohemi për ndërmarrjen e masave për adresimin e dhunës në familje, në mënyrë që të ndëshkohen e jo të neglizhohen siç ka ndodhur në të kaluarën. Për neve mbetet shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje. Ne sot planifikojmë të ...
Komentet te ​Haxhiu: Do të ndërmarrin masa për adresimin e dhunës në familje Janë të Mbyllura

​FOL: Këshilli Prokurorial dhe Prokuroria realizuan planin e punës

Lajme
Lëvizja FOL ka publikuar raportin i cili tregon sa është realizuar plani i punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të Prokurorit të Shtetit, për vitin 2020. Të gjeturat tregojnë se këto dy institucione kanë arritur në mënyrë te konsiderueshme të realizojnë objektivat e caktuara. Albana Hasani, hulumtuese në Lëvizjen FOL, në një tryeze të organizuar për publikimin e këtij raporti, tha se të dhënat tregojnë se nga 177 aktivitete sa ishin paraparë të realizohen në planin e punës së KPK-së të vitit 2020, ky institucion ka arritur të përmbushë 143 prej tyre. Ndërsa 34 aktivitete të tjera nuk kishin arritur të finalizoheshin brenda kohës se paraparë në këtë plan. ...
Komentet te ​FOL: Këshilli Prokurorial dhe Prokuroria realizuan planin e punës Janë të Mbyllura

Njësia Speciale e EULEX-it dhe KFOR-i në stërvitje të përbashkëta për kontrollimin e turmave dhe trazirave

Lajme
Me 6 maj 2021, në Kampin Novosellë, Njësia e Policisë Speciale (NjPS) e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) mbajti stërvitje të përbashkëta me Batalionin rezervë taktik hungarez të KFOR-it (KTRBN) për kontrollimin e turmave dhe trazirave (KTT). 43 pjesëtarë të NjPS të EULEX-it dhe rreth 120 ushtarë të kontingjentit hungarez të KFOR-it morën pjesë në këto stërvitje, çka dëshmon bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it në ofrimin e sigurisë për Kosovën. Stërvitjet për KTT u përqendruar në veçanti në fuqizimin e komunikimit dhe bashkërendimit mes EULEX-it si reagues i dytë i sigurisë dhe KFOR-it si reagues i tretë i sigurisë në sistemin treshtresor ku ...
Komentet te Njësia Speciale e EULEX-it dhe KFOR-i në stërvitje të përbashkëta për kontrollimin e turmave dhe trazirave Janë të Mbyllura

​Vjedhin para dhe pako me cigare në një lokal

Lajme
Dy të dyshuar të panjohur me maska, nën kërcënim, duke dëmtuar xhamin e lokalit kanë grabitur para të gatshme, tre pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj. Nuk raportohet për të lënduar./KP ...
Komentet te ​Vjedhin para dhe pako me cigare në një lokal Janë të Mbyllura

Doli nga shtëpia personi me Covid-19

Lajme
Një person i dyshuar nuk i është përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-se për vetë izolim pasi ishte pozitiv me Covid 19 që nga data 30.04 të këtij viti, mirëpo i njëjti kishte dal nga shtëpia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te Doli nga shtëpia personi me Covid-19 Janë të Mbyllura

Rrahje në mes të miturave në Obiliq

Lajme
Një e mitur femër ka sulmuar viktimën femër kosovare në Obiliq. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje në mëngjes, ku viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa e dyshuara e mitur në prezencë të prindit është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime. /KP ...
Komentet te Rrahje në mes të miturave në Obiliq Janë të Mbyllura

​815 gjoba për mosrespektim të masave

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 815 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar 1227 tiketa trafiku. Ndërkohë, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te ​815 gjoba për mosrespektim të masave Janë të Mbyllura

Mblidhet sot Qeveria Kurti

Lajme
Sot do të mblidhet Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin. Mbledhja e Qeverisë Kurti do të mbahet në ora 15:00. Në këtë mbledhje pritet që Qeveria e Kosovës të votojë programin qeverisës për katërt vitet e ardhshme, zbatimi i të cilit mund të nisë pasi të miratohet. Ndërkohë që nga formimi i qeverisë, ekzekutivi është kritikuar për vonesë të prezantimit të programit qeverisës. Në fundjavën e dytë të muajit prill, kryeministri Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programimin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme./KP ...
Komentet te Mblidhet sot Qeveria Kurti Janë të Mbyllura