Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Komunat më pak transparente gjatë vitit të kaluar

Lajme
Komunat e Kosovës kanë pasur rënie prej 1 përqind të transparencës për vitin 2020. Njëra prej arsyeve për një gjë të tillë po konsiderohet funksionimi i administratës publike me kapacitete të kufizuara përshkak të pandemisë Covid 19. Megjithëkëtë, ndër komunat më transparente gjatë vitit të kaluar janë Prishtina dhe Lipjani. Ndërkohë si element pozitivë, gjatë prezantimit të hulumtimit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) u tha se është lehtësia më e madhe në qasjen në dokumentet publike të komunave. Përmes një konference për medie, Diana Metushi-Krasniqi nga KDI tha se rënia e transparencës gjatë vitit të kaluar paraqiti një frenim të trendit të vazhdueshëm pozitiv ndër vite. Metushi-Krasniqi: Transparenca e ...
Komentet te Komunat më pak transparente gjatë vitit të kaluar Janë të Mbyllura

​Hyseni: Asnjë person nuk mund të ketë ndikim te Prokurori i Shtetit

Lajme
Lëvizja FOL ka publikuar raportin për shkallën e realizimit të planit të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, për vitin 2020-të, ku të dhënat tregojnë se ky i fundit ka realizuar 97% të planit ndërsa KPK 81% të planit vjetor të punës për vitin e kaluar. Në tryezën e Lëvizjes FOL, nga institucioni i Prokurorit të Shtetit kanë thënë se askush nuk mund të ketë ndikim mbi këtë institucion të drejtësisë. Prokurori, Bahri Hyseni tha se institucionet e drejtësisë janë duke e kryer punën e tyre dhe asnjë person nuk mund të ketë ndikim mbi të njëjtat. Hyseni: Askush nuk mund të ndikojë në Prokurorin e ...
Komentet te ​Hyseni: Asnjë person nuk mund të ketë ndikim te Prokurori i Shtetit Janë të Mbyllura

​Kurti: Luftimin e dhunës ndaj grave e kemi prioritet qeveritar

Lajme
Parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore e kemi përcaktuar si prioritet qeveritar, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në tryezën e organizuar në shënim të 10-vjetorit të Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria do të angazhohet maksimalisht për të zbatuar në përpikëri hapat e masat që kërkohen prej saj dhe se do të marrë përsipër obligimet që parasheh Konventa. “Gama e shtypjes që bie mbi gratë peshon shumë, e merr ngjyrime të ndryshme në varësi edhe të ...
Komentet te ​Kurti: Luftimin e dhunës ndaj grave e kemi prioritet qeveritar Janë të Mbyllura

Komuna e Prishtinës do t’i subvencionojë me 400 mijë euro kompanitë private të autobusëve

Lajme
Kompanitë private të autobusëve në Prishtinë do të subvencionohen nga Komuna. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Komuna e Prishtinës do t’i subvencionojë me 400 mijë euro kompanitë private të autobusëve. Këtë e ka bërë të ditur edhe asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi. Azemi e ka quajtur lajm të mirë një vendim si ky duke thënë se do të ndihmoj sado pak në rikuperimin e humbjeve që këto kompani kanë pësuar gjatë pandemisë. “Lajm i mirë 😊Propozimi i asamblistëve për subvencionimin e operatorëve të transportit publiko-privat arriti të futet në rendin e ditës. 400.000 euro subvencion janë ndarë për këta ...
Komentet te Komuna e Prishtinës do t’i subvencionojë me 400 mijë euro kompanitë private të autobusëve Janë të Mbyllura

​Komuna e Drenasit ia kthen kompanisë makinat mjelëse për fermerë, nuk i solli sipas kontratës

Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka obliguar operatorin ekonomik të sjell makinat mjelëse për fermerë, ashtu siç e ka nënshkruar kontratën. Ky veprim ka ardhur pas rekomandimit të komisionit për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse dhe vërejtjes nga drejtoresha e DBPZHR, Anita Avdullahi se makinat nuk ishin sjellë siç janë në kontratë. Sipas një njoftimit, për shkak që operatori ekonomik nuk i ka sjellë makinat sipas kontratës së nënshkruar mes Komunës së Drenasit dhe operatorit ekonomik, Komisioni për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse ka rekomanduar që makinat të kthehen dhe të sjellën ashtu siç janë të precizuara në kontratë e paramasë, pra të 40 ...
Komentet te ​Komuna e Drenasit ia kthen kompanisë makinat mjelëse për fermerë, nuk i solli sipas kontratës Janë të Mbyllura

​Policët e vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të banorëve nga zjarri

Lajme
Zyrtarët policor në Vushtrri mbrëmë kanë ndërhyrë në një kafiteri duke rrezikuar jetën e tyre. Sipas policisë, gjatë orëve të natës së datës 6 maj, Policia në Vushtrri ka pranuar një thirrje emergjente, për një zjarr që kishte kapluar një lokal (kafiteri) në Vushtrri. “Me të pranuar informacionin drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, njëkohësisht janë njoftuar zjarrfikësit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë vërejtur se tymi që po dilte nga lokali ishte rrezik potencial për banorët që banonin sipër në atë ndërtesë. Me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut në shkallë të gjerë zyrtarët policorë në rrethana të tilla duke ...
Komentet te ​Policët e vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të banorëve nga zjarri Janë të Mbyllura

​𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 pjesë e edicionit të arkitekturës në Bienalen e Venedikut

Kult
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 do të marrë pjesë në edicionin e 17-të të ngjarjes më të rëndësishme dhe prestigjioze të arkitekturës La Biennale di Venezia. Kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Itali, ku theksohet se përfaqësues i pavijonit të Kosovës do të jetë akitekti i njohur, 𝐌𝐚𝐤𝐬𝐮𝐭𝐕𝐞𝐳𝐠𝐢𝐬𝐡𝐢. “Bienalja e Venedikut këtë vit ka përcaktuar temën “𝐇𝐨𝐰𝐰𝐞𝐜𝐚𝐧𝐥𝐢𝐯𝐞𝐭𝐨𝐠𝐞𝐭𝐡𝐞𝐫”, të cilën do ta trajtojnë të gjitha shtetet pjesëmarrëse me projektet e tyre arkitektonike. Ekspozita do të jetë e hapur nga 𝟐𝟐 m𝐚𝐣𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦ë 𝟐𝟏 në𝐧𝐭𝐨𝐫 në Arsenale di Venezia”, thuhet në njofitm./KP ...
Komentet te ​𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 pjesë e edicionit të arkitekturës në Bienalen e Venedikut Janë të Mbyllura

​Profesori jep lajmin e rëndësishëm për “La Casa de Papel”

Kult
Alvaro Morte, i njohur si profesori i “La Casa de Papel” ka deklaruar se po realizon xhirimet e fundit në setin e serialit që theu rekorde. Përmes një postimi emocionues në Instagram, Alvaro ka falënderuar fansat dhe skuadrën e Vancouver dhe Netflix. “Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor.”, shkruan Alvaro. Pas këtij postimi, të gjithë pyesin nëse ky do të jetë sezoni i fundit për serialin apo për Profesorin. Megjithatë, Netflix ka bërë me dije se “La Casa ...
Komentet te ​Profesori jep lajmin e rëndësishëm për “La Casa de Papel” Janë të Mbyllura

​KDI: Prishtina dhe Lipjani komunat më transaprente

Lajme
Komunat e Kosovës kanë pasur rënie të transparencës në prokurim publik për vitin 2020. Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të hulumtimit të KDI-së për transparencën e nivelit lokal. Përmes një konference për medie, Diana Betushi-Krasniqi tha se rënia prej 1 përqind ka ndodhur për shkak edhe të kufizimit të punës së administratës publike. Derisa tha se ndër komunat më transaprente është Prishtina dhe Lipjani. “Njëri nga shkaqet kryesore të kësaj rënie ishte kufizimi i punës së administratës publike për shkak të Covid-19”, tha ajo./KP ...
Komentet te ​KDI: Prishtina dhe Lipjani komunat më transaprente Janë të Mbyllura

​Lëshonte diploma shkollore të falsifikuara, arrestohet

Lajme
Pas një pune hetimore dje në Prizren është identifikuar dhe arrestuar një person i cili dyshohet që në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar diploma shkollore të falsifikuara. Rastet e falsifikimit dyshohet se kanë ndodhur nga muaji janar deri në muajin mars të këtij viti. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa kopje të diplomave me të cilat ka operuar i dyshuari. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KP ...
Komentet te ​Lëshonte diploma shkollore të falsifikuara, arrestohet Janë të Mbyllura