Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka pranuar çmimin “Evropiani i vitit”, çmim ky që ndahet nga Bashkimi Evropian(BE) në Kosovë, çdo vit në shënim të Ditës së Evropës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimit u tha se të rinjtë e Kosovës kanë potencial për të qenë konkurrent në botën e shkencës. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha aftësitë e të rinjve të Kosovës dallohen mjaftë mirë në shkencë e teknologji informative. Szunyog: Të rinjtë e Kosovës janë të aftë, mund të bëhen konkurrentë në botën e shkencës “Matematika ishte prej temave të mija të preferuara, prandaj jam shumë i kënaqur që publiku i Kosovës e ka pranuar këtë ...
Komentet te Shoqata e Matematikanëve të Kosovës pranon çmimin “Evropiani i Vitit” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një 60-vjeçar është vrarë sot në Vitomiricë të Pejës. 60-vjeçari është therur me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarit. KosovaPress mëson se lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona të cilët janë duke u intervistuar. Lajmi në përditësim…/KP ...
Komentet te Vritet një 60-vjeçar në Pejë, arrestohen dy persona Janë të Mbyllura
Katër aktivistë të Partisë Socialiste janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një përleshje që kanë pasur me zyrtarët policorë. Policët kanë përdorur edhe sprej lotësjellës ndaj aktivistëve të PSD të cilët në ndërtesën e qeverisë kanë shkruar “Gjakderdhje financiare” dhe të njëjtën e kanë goditur me ngjyrë të kuqe. Në këtë përleshje ishte edhe kryetari i PSD-së, Darda Molliqaj. Në mesin e të arrestuarve janë Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi..KP ...
Komentet te Aksioni te qeveria, arrestohen 4 aktivistë të PSD-së Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të ...
Komentet te 389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Në 10 vjetorin e miratimit të Konventës së Stambollit kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, zëvendësministrja e Drejtësisë Nita Shala, ka vizituar sot Policinë e Kosovës dhe Njësitin Kundër Dhunës në Familje. Pas takimit zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, tha se kanë pasur një takim shumë frytdhënës ku kanë diskutuar për të bashkërenduar aktivitetet në parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Shala: Si mund të bashkërendojmë aktivitetet në parandalimin si dhe përgjigjen ndaj rasteve të tilla “Ndamë fillimisht shqetësimin për fenomenin e dhunës në familje, si dhe diskutuam hapat konkret që mund të ndërmarrim dhe si mund të bashkërendojmë aktivitetet qoftë në parandalimin si dhe ...
Komentet te Shala dhe Mehmeti diskutojnë për bashkërendim të aktiviteteve për parandalimin e dhunës në familje Janë të Mbyllura
Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heroit, Bahri Fazliu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministri Albin Kurti sot kanë homazhe të varri i tij në varrezat e dëshmorëve në “Velani”. Kryeparlamentari Gluk Konjufca tha se Bahriu kur ka qenë e nevojshme, shkroi më pendë e kur u deshtë, ra dëshmorë me pushkë në dorë për lirinë e kombit tonë. Konjufca: Bahri Fazliu ra dëshmorë për lirinë e kombit tonë “Së bashku me kryeministrin jemi për ta nderuar heroin e kombit Bahri Fazliun, i cili kur ka qenë nevoja shkruante me pendë, e kur erdhi koha edhe luftoj me pushkë, edhe ra dëshmorë më pushkë ...
Komentet te Konjufca e Kurti nderojnë heroin Bahri Fazliu Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po e sheh shqetësues rritjen e rasteve të dhunës në familje, për çka ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa për adresimin e dhunës. Kështu ka deklaruar Haxhiu pas takimit me mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje, me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit. Në një prononcim për media, Haxhiu, tha se duhet bashkëpunim institucional për adresimin e rasteve të dhunës në familje, teksa shtoi se Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje. Ajo bëri të ditur se dhuna në familje adresohet në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që numri i këtyre rasteve të jetë sa më ...
Komentet te Haxhiu: Shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, do të ndërmarrin masa Janë të Mbyllura
Në mbrëmjen e 30 qershorit të vitit 2020, një aeroplan i kompanisë ruse Severstal ateroi në Simferopol, kryeqyteti i Krimesë i aneksuar nga Rusia në mars të 2014-së. Rreth gjysma e pasagjerëve që udhëtonin në atë rajon me këtë fluturim special nga Moska ishin politikanë evropianë, por kishte politikanë dhe aktivistë nga vende të tjera, si Afganistani, Kili dhe Venezuela. Politikanët u shoqëruan nga përkthyes – kryesisht femra ruse në të 20-tat dhe 30-tat – disa prej tyre me përvojë pune në rrjetin televiziv Russia Today (RT), që kontrollohet nga shteti rus, përkatësisht Ministria e Jashtme e Rusisë. Qëllimi i udhëtimit të këtyre politikanëve në Krime ishte të “vëzhgonte” votimin ...
Komentet te Kremlini po e përdor të djathtën ekstreme për të depërtuar në Parlamentin e Bashkimit Evropian Janë të Mbyllura
Gjatë muajit prill është rritur numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë strehim. E rritja e këtij numri, bënë që të rriten edhe nevojat financiare të strehimoreve, për çka Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve po kërkon ndihmë nga shteti. Është Konventa e Stambollit që obligon shtetin që të financojë këto të fundit. Kështu u tha pas takimit që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministrja, Nita Shala patën me drejtueset e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, të cilën e vizituan në vazhdën e vizitave me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit. Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, e cila mori pjesë në ...
Komentet te Rritet numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë strehim, kërkohet financimi i tyre nga shteti Janë të Mbyllura
Një veturë është vetëaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Lupç. Në këtë vetaksident është lënduar një person. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se personi i lënduar është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. “Sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tregoi Ahmeti./KP ...
Komentet te Vetëksident në Lupç, lëndohet një person Janë të Mbyllura