Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Kontrolli i naftës kthehet në Doganë

Lajme
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se kontrolli i naftës është krhyer në Doganë. Përmes një statusi në Facebook, Hajdari ka thënë se përveç autoritetit ligjor, Dogana ka kapacitetet më të larta për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe derivateve dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorin në Republikën e Kosovës. Ky është njoftimi i plotë i saj: Kontrolli i naftës kthehet në Doganë, vendoset ligjshmëria. Falë punës së mirë ekipore në MINT, sot mora vendim për të anuluar dispozitat kyçe të Udhëzimit administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, i cili jashtëligjshëm ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit ...
Komentet te ​Kontrolli i naftës kthehet në Doganë Janë të Mbyllura

Të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Lajme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 11-të të rregullt, në të cilën ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025 dhe vendime tjera të përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore. Këto janë krejt vendimet e sotme të Qeverisë: Qeveria në mbledhjen e saj të sotme ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025 bashkangjitur me shtojcat: Programi Legjislativ për vitin 2021 dhe Planet Strategjike dhe Operacionale të Ministrive. Programi i Qeverisë pasqyron qasjen dhe parimet që do të ndiqen përgjatë qeverisjes, sikurse dhe prioritetet themelore dhe iniciativat që do të merren për të përmirësuar gjendjen në vend, ...
Komentet te Të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Qeverisë Janë të Mbyllura

Theret me thikë një person në Vushtrri

Lajme
Një person në Vushtrri ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është goditur me thikë. Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, Policia e rajonit të Mitrovicës. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ky është njoftimi i plotë: Në orët e mesditës të së premtes në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale lëndim i rëndë trupor. Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje e ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sipas deklarimit ...
Komentet te Theret me thikë një person në Vushtrri Janë të Mbyllura

​Kurti: Gjykata Speciale nuk ka kërkuar garancion nga Qeveria

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë asnjë letër nga askush, ku është kërkuar garancion në Gjykatën Speciale. Më tutje ka treguar se kur do të vendoset masa e reciprocitet. “Ministria e Industrisë është duke e përgatitur një raport për mua për gjitha shkeljet qe bën Serbia të marrëveshjes së CEFTA-s. Kërkohet një analizë që masa e reciprocitet mos të na dështojë. Por edhe të përgatisim zyrtarët tonë shtetërorë për zbatim të reciprocitetit. Nuk mundemi që të fillojmë me zbatim dhe të mos jetë i plotë”, theksoi ai. Ai ka shtuar se është çështje ditësh se kur do të vijë kontingjenti me vaksina. “Numri i të cilave do ...
Komentet te ​Kurti: Gjykata Speciale nuk ka kërkuar garancion nga Qeveria Janë të Mbyllura

​Kurti thotë se më 18 maj do të takohet me Borrelin në Bruksel

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të ketë një darkë pune me Borrel më 18 maj, duke përsëritur se takimi i 11 majit nuk do të mbahet. “Takimi i tillë e kemi lënë që të mbahet në qershor. Ditë para asaj date do të njoftojmë. Pra nuk do të ketë tema që do të jenë vetëm të njërës palë. Edhe për numrin e marrëveshjeve nuk ka ndonjë dakordim”, tha ai. Ai ka shtuar se takimi që mbahet në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por takim i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Unë në Bruksel e kam thënë që prioritet e kemi çështje e programit qeverisës. Gjatë muajit maj ...
Komentet te ​Kurti thotë se më 18 maj do të takohet me Borrelin në Bruksel Janë të Mbyllura

​Rinia e PDK-së i dorëzon dosje të krimeve serbe ministres Gërvalla

Lajme
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka dorëzuar dosje të krimeve serbe në Kosovë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Përmes një aksioni simbolik ata vendosën grafite të UÇK-së në objektin e MPJ-së, dhe kërkuan edhe shkarkimin e saj. Duke i mbajtur fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të rinjtë e PDK-së thanë se përmes këtyre veprimeve po iu rikujtojnë ministres se kush ka qenë agresori dhe kush viktima. Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi tha se ministrja Gërvalla-Schwartz duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Serbinë. Bislimi: T’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë ...
Komentet te ​Rinia e PDK-së i dorëzon dosje të krimeve serbe ministres Gërvalla Janë të Mbyllura

​Konjufca: Do të mbështesim personat me nevoja të veçanta

Lajme
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me nevoja të veçanta “HANDIKOS”, Shoqatën Kosovare e të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, të cilët e njoftuan për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, të prirë nga Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”-it, nënvizuan sidomos domosdoshmërinë e përkrahjes institucionale për krijimin e kushteve dhe plotësimin infrastrukturës së nevojshme ligjore për qytetarët me nevoja të veçanta. Kryekuvendari Konjufca konfirmoi mbështetjen e tij dhe u zotua se nuk do të mungojnë angazhimet e përbashkëta për adresimin dhe jetësimin e të drejtave të kësaj ...
Komentet te ​Konjufca: Do të mbështesim personat me nevoja të veçanta Janë të Mbyllura

​Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e udhëtarëve nga Indi, Brazil dhe Afrika e Jugut

Lajme
Qeveria e Kosovës për shkak të rrezikut për virusin Covid-19, ka vendosur që të ndalojë hyrjen e personave që vinë nga Indi, Brazil dhe Afrika e Jugut. Ndërkohë, shtetasit e Kosovës që vinë nga këto vende duhet të karantinoren në shtëpi për 14 ditë, duke bërë testim një herë në javë. Qytetarët e Kosovës që kalojnë transit nuk kanë nevojë për karantinë./KP ...
Komentet te ​Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e udhëtarëve nga Indi, Brazil dhe Afrika e Jugut Janë të Mbyllura

​Qeveria miraton programin qeverisës

Lajme
Kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025. Ministri Goran Rakiq ishte i vetmi që ka abstenuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se menjëherë pas diskutimit të programit qeverisës, i njëjti do të lekturohet dhe të plotësohet me disa pjesë në gjuhën serbe. Ai para kabinetit qeveritar ka përmendur dy prioritet e qeverisë së udhëhequr nga ai. “Qeveria thekson të fokusohet në dy prioritete më urgjente. Menaxhimi i pandemisë i shkaktuar nga COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike. Jemi duke punuar dhe tashmë janë konfirmuar një numër solid i vaksinave. Jemi duke punuar që deri në fund të vitit të sigurojmë imunizimin e 60 për qind të ...
Komentet te ​Qeveria miraton programin qeverisës Janë të Mbyllura

​Rinia e PDK-së kërkon shkarkimin e Gërvallës

Lajme
Përmes një aksioni simbolik rinia e PDK-së ka vazhduar kërkesën për shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ata para objektit të MPJD-së lanë disa dosje, siç thanë të krimeve serbe që kanë ndodhur më Kosovë, derisa vendosën grafite të UÇK-së në objektin e së njëjtës./KP ...
Komentet te ​Rinia e PDK-së kërkon shkarkimin e Gërvallës Janë të Mbyllura