Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik, pas përmirësimit të situata epidemiologjike, sipas një raporti të institutit ”Robert Koch” Në njoftimin e këtij instituti thuhet se Shqipëria nuk konsiderohet më si zonë me rrezik, raporton ATSh. ”Rajonet që nuk konsiderohen më si zona me rrezik janë Shqipëria, Finlanda, Malta dhe rajoni norvegjez i Rogalandit’, thuhet në raport. ”Rajoni portugez i Algarve, Britania e Madhe, Irlanda e Veriut dhe ishujt Falkland po ashtu nuk konsiderohen më si zona rreziku”, shton raporti i institutit gjerman ”Robert Koch”./KP ...
Komentet te Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vazhduar patrullimet për zbatim të masave antiCovid-19. Me këtë rast Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që t’u shmangen ndëshkimeve. Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës: Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie. Qytetarë të nderuar, duke respektuar dispozitat ligjore, duke iu përmbajtur udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, ndikojmë në sigurinë e përgjithshme dhe shëndetin publik. Policia në bashkëpunim me inspektorët e AUV, do të ...
Komentet te Policia dhe AUV-i vazhdojnë inspektimet e përbashkëta Janë të Mbyllura
Me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi. “Qeveria e re i trajton me prioritet të veçantë institucionet kombëtare të kulturës. Vendimi i sotëm është i hapi i parë për ndërtimin e një vizioni të ri për Teatrin e Kosovës. Ditëve në vijim, Ministria do të ndërmarrë veprime tjera për institucionet kombëtare të kulturës që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale, pavarësinë programore dhe artistike, zhvillimin e audiencave, ...
Komentet te Emërohet Këshilli i ri Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës Janë të Mbyllura
Persona të panjohur kanë njollosur lapidarin e dëshmorit të parë të UÇPMB-së Fatmir Ibishi dhe nga aty kanë larguar flamurin shqiptar, për të vendosur një flamur serb. Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar. “Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu. Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e ...
Komentet te Serbia heq flamurin shqiptar nga lapidari i dëshmorit (Video) Janë të Mbyllura
Ka vdekur përfaqësuesi i FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, i cili ka thënë se ai ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, njeri me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në çdo sferë, por veçmas në futboll dhe në ndërtimin e Kombëtares së Kosovës. Ky është njoftimi i plotë i FFK-së: Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe përfaqësuesit të FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini. Ai ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, njeri me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në çdo sferë, por veçmas në futboll dhe në ndërtimin e Kombëtares së ...
Komentet te Vdes Zekirja Shahini, përfaqësues i FFK-së në Zvicër Janë të Mbyllura
Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar. Pavarësisht kësaj, trupat e tyre kanë nevojë për sa më shumë ushqyes , pra vitamina, minerale, antioksidantë, fibër e proteina, për të siguruar një shëndet optimal dhe mbi të gjitha energji. Ushqimet e duhura energjike për moshën e tretë Ushqyesit e lartpërmendur gjenden me bollëk nëse secili prej nesh zbaton një regjim ushqimor siç është ai i Mesdheut. Frutat dhe perimet Frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme në çdo moshë, por për të moshuarit ato janë të domosdoshme sepse ofrojnë fibër, proteinë, antioksidantë, vitamina ...
Komentet te USHQIMET E DUHURA ENERGJIKE PËR MOSHËN E TRETË Janë të Mbyllura
Nora Istrefi ka kohë që i ka dhënë fund martesës disavjeçare me Robert Berishën. Që prej asaj kohe, këngëtarja nuk është deklaruar për ndonjë lidhje të re dashurie, ndërsa ka ruajtur raportet e mira me Robertin. Përmes llogarisë së saj në Instagram, Nora erdhi atraktive e veshur me një palë pantallona dhe këmishë të bardhë. Por, ishte mbishkrimi i fotos ai që mori vëmendjen e ndjekësve, ku shkruan “Më e fortë vetëm”. Sa i përket projekteve muzikore, Nora Istrefi kohën e fundit nuk ka qenë aktive me këngë të reja. “Dy zemra”, mbetet kënga e fundit e Norës, që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin, vitin e kaluar./RTK ...
Komentet te “MË E FORTË VETËM”, DEKLARATA BEFASUESE E NORA ISTREFIT Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin e Qeverisë për plotësimin dhe ndryshimin e masave për parandalimin e pandemisë Covid-19.. Në vendimin e publikuar nga MSh-ja në llogarinë e tyre në Facebook, thuhet se të gjithë shtetasit kosovarë që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut detyrohen të karantinohen në shtëpitë e tyre. Ky është vendimi i plotë: Vendimi i Qeverisë për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në Vendimin Nr. 01/07, të datës 18.04.2021, shtohen pikat si në vijim: A. Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut. A.1 Shtetasit e Republikës ...
Komentet te Masat e reja të Qeverisë kundër Covid-19 Janë të Mbyllura
Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, njofton se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit, i njëjti është lokalizuar. Sipas komunikatës së lëshuar nga SHSKUK impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbullara afër tij deri në servisim të pajisjes. Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale./KP ...
Komentet te Zjarr në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës, ka marr vendim me të cilin shtetasit e Shqipërisë lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili ka thënë se ky Vendim është në frymën e programeve dhe aspiratave të shprehura të subjekteve politike që fituan zgjedhjet dhe krijuan qeverinë legjitime me mbështetjen e shumicës absolute në 14 shkurt. Ndërsa ka kritikuar qeveritë e kaluara për mosmiratimin e këtij vendimi. Ky është statusi i tij i plotë: Sot Qeveria e Kosovës, me propozimin tim mori vendimin me të cilin shtetasit e Shqipërisë lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune ...
Komentet te Kosova liron shtetasit e Shqipërisë nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër Janë të Mbyllura