Një person është gjetur i vdekur në fshatin Muqiverc të Kamenicës. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rastin e ka paraqitur bashkëshorti i viktimës, i cili e ka gjetur pa shenja jete në një objekt afër shtëpisë. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion’, thuhet në raportin e Policisë së ...
Komentet te Gjendet e vdekur një grua në Kamenicë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Balincë të Malishevës. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, me ç’rast ka dhënë detaje shtesë rreth këtij aksidenti me fatalitet. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje të Policisë së Kosovës: Me date 07.05.2021 rreth orës 18;10, ne rrugën magjistrale Prishtine –Peje, pikërisht ne fshatin Balincë te Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qene duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtine-Peje, mirëpo me te arritur ne fshatin Balinc, pikërisht përballë market “Aldi”,derisa vetura ne fjalë kishte qene ne ...
Komentet te Vetura godet për vdekje një këmbësor në Balincë të Malishevës Janë të Mbyllura
Qeveria britanike ka njoftuar lehtësimin e kufizimeve për udhëtimet jashtë shtetit, nga 17 maji, duke përjashtuar nga karantina personat që mbërrijnë në Angli nga 12 vende, përfshirë Izraelin dhe Portugalinë, por jo nga destinacionet e njohura, si Franca. Gjatë një konference shtypi, ministri i Transportit, Grant Shapps njoftoi heqjen e ndalimit të udhëtimit për jashtë shtetit, të rezervuara që nga janari për udhëtimet thelbësore dhe krijimin e një sistemi kufizimesh që klasifikojnë vendet në tri kategori, sipas situatës së tyre shëndetësore. Ministri shpjegoi se heqja e kufizimeve ishte “domosdoshmërisht e matur”, sepse qeveria “duhet të sigurojë absolutisht që vendet me të cilat ne rilidhemi të jenë të sigurta, nivelet e ...
Komentet te Anglia lehtëson kufizimet për udhëtimet jashtë shtetit Janë të Mbyllura
Në konferencën e djeshme për shtyp, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë prezantimit të plan-programit qeverisës, njoftoi edhe për fillimin e punës në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me seli në Gjenevë përshëndet këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Arritja e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë do t’i kontribuojë ...
Komentet te Mbështetet ideja e Kurtit për padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s./KP ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura
Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 2 mijë e 202. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë ka kaluar mbi 106 mijë. Mbi 97 mijë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 6 mijë e 933. “Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë vaksinuar ...
Komentet te Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 2 mijë e 202 viktima dhe mbi 106 mijë të infektuar Janë të Mbyllura
Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, lëvizja më e madhe vullnetare në botë, me 189 shoqata e mbi 17 milionë vullnetarë. Ideja për një “aksion të përvitshëm që mund të mbahej në të gjithë botën … që do të ishte një kontribut i madh për paqen” u prezantua menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Kjo iniciativë, e njohur si “Armëpushimi i Kryqit të Kuq”, u studiua nga një Komision Ndërkombëtar i krijuar në Konferencën e 14-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq. Raporti i tij, i paraqitur në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Tokio në vitin 1934, edhe u miratua nga ...
Komentet te Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Janë të Mbyllura
Sot bëhen 76 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, e cila startoi si revansh i forcave fashiste dhe arriti përfundoi si triumf i forcave përparimtare. U zhvillua në 2077 ditë (1 shtator 1939-8 maj 1945 SR), si një përleshje e përgjithshme midis 61 shteteve, që përbënin 80 % të popullsisë të globit. Veprimet luftarake u kryen në territoret e 40 shteteve në Euroje, Azi dhe Afrikë. Më 8 maj 1945 njerëzimi mbylli siparin e tragjedisë më të përgjakshme në historinë e tij: 32 milionë jetë njerëzore të humbura në fushëbetejat, nga të cilët 27 milionë ishin ruse; mëse 20 milionë u vrarë nga goditjet e avionëve, artilerisë dhe ...
Komentet te 76 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme të njerizimit Janë të Mbyllura
Gjatë shtatzënisë çdo grua është “viktimë” e dëshirave dhe e tekave. Por që sot çdo grua shtatëzënë duhet të heqë dorë nga kafeja gjatë kësaj periudhe. Konsumimi i saj rrit rrezikun e mbipeshës tek fëmija. Nga një studim që është kryer nga qendra kërkimore franceze në Suedi u gjet lidhja mes kafesë dhe mbipeshës tek foshnjat. Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 51,000 grave dhe fëmijëve të tyre. Ato raportuan në lidhje me konsumin e kafesë në muajt e shtatzënisë. Më pak se 50 miligramë në ditë u konsiderua si konsumim i ulët, nga 50 deri në 199 miligram u konsiderua mesatar, nga 200 deri 299 miligram u konsiderua ...
Komentet te KAFEJA NË SHTATZËNI RRIT RREZIKUN E MBIPESHËS TEK FËMIJËT Janë të Mbyllura
Udhëtarët nga shtatë vende të tjera, përfshirë Turqinë, do të duhet të bëjnë një karantinë të detyrueshme dhjetëditore me të mbërritur në Francë, për shkak të qarkullimit të epidemisë së COVID-19 në këto vende, njoftoi sot një burim qeveritar. Ky kufizim do të zbatohet gjithashtu për Bangladeshin, Sri Lanka-n, Pakistanin, Nepalin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, raporton ATSh. “Masa do të hyjë në fuqi të shtunën në mesnatë, pas botimit të shtunën në mëngjes të dekretit në lidhje me të”, tha i njëjti burim. Tani për tani, pesë vende i janë nënshtruar karantinës që nga 24 prilli: Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina. Udhëtarët nga këto territore ...
Komentet te Franca vë karantinë të detyrueshme për shtatë vende të tjera Janë të Mbyllura