Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar që pati rënie 1.2 miliard euro për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Për periudhën janar-prill të këtij viti, ATK ka inkasuar 201.3 milionë euro taksa, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 37.2% apo 54.6 milionë euro më shumë. Drejtues të ATK-së konsiderojnë se në bazë të këtij trendi ka një stabilitet në mbledhjen e taksave. Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyqi-Sefa, thekson se krahasuar me planifikimin e ...
Komentet te Rritet qarkullimi i bizneseve, ka trend pozitiv në mbledhjen e tatimeve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kujton Ekrem Rexhën, me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së tij. Haradinaj tha se Komandant Drini u bë pjesë e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën e dëshmoi veten si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar. “Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën! Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar”. Ai tha se Rexha ishte njeri i afërt dhe i respektuar nga të gjithë dhe se vrasja e tij ishte humbje e madhe për gjithë vendin. “Njeri i afërt e i respektuar nga të ...
Komentet te Haradinaj kujton Komandant Drinin: Udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar Janë të Mbyllura
KEDS shënon sot 8 vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka investuar fuqishëm në rrjet gjithandej vendit. Mbi 170 milion euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit. Siç thuhet në komunikatën për media, për këto 8 vite, KEDS ka realizuar mbi 200 mijë kyçje të reja, ka shtruar mijëra kilometra kabllo tokësore dhe ajrore dhe ka vendosur mbi 100 mijë shtylla të reja. Krahas këtyre investimeve, KEDS përgjatë 8 viteve ka zhvilluar dhe implementuar me dhjetëra projekte inovative, moderne e bashkohore të cilat kanë rritur efikasitetin dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në raport ...
Komentet te Për 8 vjet operime KEDS investoi mbi 170 milionë euro Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook një lajm të mirë për sa i përket luftës kundër pandemisë, që javët e fundit po njeh një ulje të statistikave. Sipas postimit të kryeministrit, gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient i infektuar është paraqitur në spitalin Infektiv të kryeqytetit. “Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, shkruan kryeministri në Facebook. Ditën e djeshme vendi regjistroi 2 viktima dhe 67 të infektuar, ndërkohë që në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët ...
Komentet te Rama: Sot nuk erdhi asnjë pacient me COVID në Infektiv, hera e parë nga marsi 2020 Janë të Mbyllura
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. “Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të ...
Komentet te Arrestohen dy persona në Prishtinë për falsifikim dokumentesh Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë në krye me Armend Zemaj në korrik të vitit 2020 kishte hapur konkursin për specializantë, pas katër viteve pa një të tillë, ku do të pranoheshin 1,034 specializante. Por ky konkurs pastaj u plotësua për specializantë nga Lugina e Preshevës, Malit të Zi, dhe Maqedonisë, me ç’rast numri i specializantëve të pranuar shkoi rreth 2000. Për këtë konkurs Oda e Mjekeve po kërkon auditim nga ministri i tanishëm Arben Vitia. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurant Sejdiu thotë për KosovaPress se në këtë konkurs u pranuan rreth 2000 specializantë, ku për shkak të numrit të tejkaluar tani këta specializantë vetëm po enden korridoreve të klinikave specialistike pa ...
Komentet te Specializimet lënë pa mjekë QKMF-të, kërkohet auditimi i konkursit Janë të Mbyllura
Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00. Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 97 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e Alket Hysenit dhe nënkryetarit Myslim Murrizi, raporton TCh Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Anëtarët e Komisionit Hetimor janë Alket Hyseni, Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak ...
Komentet te Shkarkimi i presidentit Meta, Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 873 gjoba për shkelje të ligjit antiCovid-19. Javët e fundit Policia në bashkëpunim me inspektoratin e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë ka shtuar kontrollet në nivel vendi për respektim të Ligjit për Parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 1300 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacionin rrugor. Në këtë 24 orësh kanë ndodhur 47 aksidente me dëme materiale dhe 27 me të lënduar. Kurse një aksident ka ndodhur me fatalitet. 25 persona janë arrestuar ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te Brenda ditës 873 gjoba për shkelje të ligjit antiCovid-19 Janë të Mbyllura
Në lumin e fshatit Mosnice të Leposaviçit është gjetur trupi i një personi pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. “Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar thuhet në raportin e Policisë./KP ...
Komentet te Gjendet në lum një trup pa shenja jete Janë të Mbyllura
Një 60-vjeçar është vrarë dje në Vitomiricë të Pejës. Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen e 60-vjeçarit nga Vitomirica i cili është therur me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me dy të dyshuarit. “Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar të njëjtin e kishin goditur me mjet të mprehtë, thikë. Si pasojë e goditjeve me thikë, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për ...
Komentet te Policia jep detaje rreth vrasjes së djeshme në Vitomiricë Janë të Mbyllura